10 mijë roje kufiri, FRONTEX: Do të merren me menaxhimin e emigracionit

24 Tetor 2019, 16:13Rajoni TEMA

Agjencinë Europiane të Kufijve dhe Rojës Bregdetare,Frontex, ka nisur ditën e sotme, rekrutimin e rojeve kufitare.

Në prill, Bashkimi Europian ra dakord që në qendër të Agjencisë së përforcuar të jenë dhe 10 mijë roje kufitare dhe oficerë kombëtarë nga vendet anëtare të BE-së dhe vendet e lidhura me Shengenin.

Ata do të kryejnë detyra të kontrollit kufitar dhe menaxhimit të migracionit për të ndihmuar shtetet e BE-së që përballen me presionin migrator, duke ndihmuar në kontrollet e dokumenteve, mbikëqyrjen e kufijve dhe kthimin e njerëzve që nuk kanë më të drejtë të qëndrojnë në BE.

“Sot është një ditë e veçantë për Frontex, e cila do të çojë në një transformim të vërtetë të agjencisë sonë. Për herë të parë Frontex do të ketë shërbimin e tij të uniformuar, duke punuar nën flamurin e Bashkimit Europian ”, tha drejtori ekzekutiv i Frontex, Fabrice Leggeri.

Rojet e para kufitare do të jenë gati për të marrë përsipër detyrat e tyre të reja në janar 2021.

2 komente në “10 mijë roje kufiri, FRONTEX: Do të merren me menaxhimin e emigracionit”

  1. Alban Hamzai says:

    Edhe 10000 vete te tjere do ti shtohen rrotes gjigante burokratike te BE qe do te marrin rroga te majme e qe nuk do te bejne asgje ,sic nuk po bejne asgje edhe ata qe jane tani si p.sh. anijet europiane qe patrullojne ne Mesdhe etj.,qe ne vend te ndihmojne BE ,po ja bejne gropen .

  2. taras bulba says:

    Rojet e para do jene gati te marin detyren ne 2021 ??????? Deri atehere do jene futur mijra e mijra refugjate ,anetare te isis dhe emigrante te ndryshem ne Europe , pastaj jo 10000 roje , por 10 milion vendosni , sdo kene asnje vlere …………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje