FOTOT: Rita Ora nis xhirimet për filmin "Twist"

24 Tetor 2019, 12:56Lifestyle TEMA
FOTOT: Rita Ora nis xhirimet për filmin "Twist"

Rita Ora ka marrë një tjetër rol në ekranin e madh. Këngëtarja me famë shqiptare është fotografuar gjatë xhirimeve të versionit modern të “Oliver”.

28-vjeçarja ishte e veshur me një palë pantallona të shkurtra boksi. Ylli i muzikës u fotografua në rrugët e Londrës përkrah aktorit Rafferty Law.

Rita do luajë rolin e  Artful Dodger në “Twist”.

Ylli me prejardhje shqiptare mbante një kafe në duar, ndërsa përgatitej të fillonte xhirimet.

Rita dhe kolegu i saj, Rafferty kanë qenë të zënë me xhirimet e “Twist” gjatë gjithë javës.

Teksa Rita ka rolin e Artful Dodger, komediani David Walliams, 48 vjeç, do të luajë Losberne dhe Sir Michael Caine, 86 vjeç, ka marrë rolin ikonik të Fagin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje