Mediat serbe: Macron “partneritet të privilegjuar” në këmbim të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

24 Tetor 2019, 20:00Bota TEMA

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, njeriu që me veton e tij bllokoi çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, duket se ka në plan një tjetër skenar për rajonin.

Mediat serbe pretendojnë se shefi i Elizesë ka nisur konsultime të gjera diplomatike jozyrtare me qëllimin t’i ofrohet partneritet i veçantë i privilegjuar disa vendeve Ballkanit Perëndimor, veprim ky që shihet si strategji për të zëvendësuar në këtë mënyrë anëtarësimin me të drejta të plota.

Sipas propozimit, shteteve në fjalë do t`iu ofrohet mbështetje financiare, mundësi të vecanta për qasje në tregjet europiane dhe përfitime të tjera në këmbim të një “tërheqjeje të heshtur” nga anëtarësimi i plotë.

Gazeta “Nezavisne” shkruan se mbi Francën po ushtrohet presion nga partnerët e saj europianë që te heqë dorë nga qëndrimi i vet kokëfortë në samitin europian të marsit e të lejojë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë bisedimet, dhe pastaj, çdo problem i mbetur të zgjidhet në periudhën e para- negociatave të pranimit.

Për këtë arsye, vazhdon e njëjta gazetë, zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut u caktuan në muajin prill, që të shihet ndërkohë nëse bashkimi europian do të aprovojë vazhdimin e procesit në muajin mars.

“Nezavisne” pretendon se një propozim të ngjashëm i ka bërë Gjermania Ankarasë 10 vjet më parë, duke i premtuar “partneritet të privilegjuar“ në këmbim të anëtarësimit, gjë që dhe atëherë, sic thotë shtypi serb, kjo u pa si një mënyrë elegante për të hequr dorë nga anëtarësimi i Turqisë.

2 komente në “Mediat serbe: Macron “partneritet të privilegjuar” në këmbim të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”

  1. Lani says:

    Do talle perseri bythen. Jane berr totalisht te pabesueshem!

  2. Jimi says:

    Ky vend nuk ka nevoje per kete lemoshen frenge! Ky vend e ka vendin ne Europe jo se do apo nuk do Makaronia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje