Kush është 25-vjeçari i arrestuar, në kamionin e të cilit u gjetën 39 trupa të pajetë

23 Tetor 2019, 21:13Bota TEMA
Kush është 25-vjeçari i arrestuar, në kamionin e të

Mo Robinson është shoferi 25-vjeçar, në brendësi të kamionit të të cilit u gjetën 39 trupa të pajetë. Mediat britanike kanë publikuar foton e të riut, i cili është arrestuar si i dyshuar për vrasje.

Ai është nga Irlanda Veriore, ndërsa postimet e tij në rrjetet sociale tregojnë se i riu bën udhëtime të shpeshta në Suedi dhe Danimarkë.

Robinson nuk ka në pronësi asnjë kamion, por është i regjistruar si punonjës në një kompani irlandeze në qytetin portual të Varna në Bullgari. Kamioni ishte i parkuar pranë një magazine në zonën industriale të Essex në Britani të Madhe.

Dyshohet se 39 viktimat, në mesin e të cilëve edhe një adoleshent, janë emigrantë. Autoritetet britanike janë duke punuar për të identifikuar viktimat dhe origjinën e tyre. Hetuesit besojnë se kamioni ishte nisur nga Bullgaria. Më pas ka shkuar në Belgjikë dhe prej andej ka mbërritur në portin e Purfleet, Essex.

Zbulimi i 39 trupave të pajetë në kamion konsiderohet si një nga ngjarjet më tragjike në Britaninë e Madhe. Autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë dhe janë fokusuar kryesisht në pistën e trafikimit të qenieve njerëzore.

4 komente në “Kush është 25-vjeçari i arrestuar, në kamionin e të cilit u gjetën 39 trupa të pajetë”

  1. Aleksander says:

    Ku ashte lajmi per shoferin?
    Qe eshte trafikant kjo dihet.
    Tjeter?

    1. xx says:

      ESHTE I DYTI ARTIKULL DHE ASGJE NUK SQAROHET

  2. Umor Ishti says:

    @ Aleksander: Tjeter eshte se eshte shqiptar ose me origjine shqiptare!

  3. meço says:

    Me siguri,ato janë të mbytur nga asfiksia,ngaqë kabë qenë të mbyllur hermetikisht.Po të ishin vrarë,do konstatohej menjëherë një gjë e tilë.
    Fatkeqsi e madhe,sido që të jetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje