Ngatërroi himnin shqiptar para ndeshjes, UEFA ndëshkon Francën

24 Tetor 2019, 10:47Sport TEMA

UEFA ka marrë masat përkatëse disiplinore ndaj Federatës Franceze të Futbollit për incidentin e rëndë që ndodhi para ndeshjes eliminatore të 7 shtatorit me Shqipërinë.

Gjatë intonimit të himneve, kur erdhi radha për atë shqiptar, organizatorët e ndeshjes bënë gafën e pafalshme, duke vendosur himnin e Andorrës.

Një veprim që i irritoi pa masë kuqezinjtë, ndërsa e vonoi me 7 minuta fillimin e ndeshjes kualifikuese të “Euro 2020”, që përfundoi 4-1 për kampionët e botës.

Menjëherë, UEFA hapi procedim disiplinor kundër FFF. Sipas informacioneve të “L’Equipe”, Komisioni Disiplinor i UEFA-së e ka gjobitur Federatën Franceze të Futbollit me 20.000 euro për “organizim të pamjaftueshëm”.

Ky sanksion i referohet gabimit në himnin e Shqipërisë dhe vonesës së fillimit të ndeshjes.

Nowl Le Grawt, presidenti i FFF, i kërkoi falje presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ambasadorit shqiptar në Francë, të cilët ishin në stadium.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje