Mourinho e ka vendosur të ardhmen, ka nisur të mësojë gjermanisht

23 Tetor 2019, 19:45Sport TEMA

Jose Mourinho është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Borussia Dortmund. Sipas “Bild”, klubi gjerman ka kontakte të shpeshta me trajnerin portugez, i cili ka nisur të mësojë gjermanisht.

Mourinho nuk po drejton asnjë ekip që kur u shkarkua nga Manchester United vitin e kaluar.

Gjithashtu, mundësia për të rrëzuar nga froni Bayern Munchen mund të jetë një bonus për verdhezinjtë, të cilët luajnë rregullisht në Champions League dhe kanë talente si Jadon Sanchez në përbërje.

Mourinho është zgjedhja e parë e Dortmundit për të zëvendësuar Lucien Favre, i cili e ka nisur me ulje-ngritje këtë sezon.

Por, portugezi duhet të ulë pretendimet për pagën, pasi 24 milionë stërlina që merrte te United, Borussia Dortmund nuk ia garanton dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje