Oraret e ndeshjeve, tifozët dalin kundër: Futbolli nuk luhet për tribunën VIP dhe për kompanitë e transmetimit televiziv me pagesë

23 Tetor 2019, 20:26Sport TEMA

Ultrasit e Partizanit, “Ultras Guerrils”, kanë reaguar pas vendosjes së orarit për sfidën mes Partizanit dhe Skënderbeut.

Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, tifo-grupi i kuq i ka bërë thirrje të gjithë tifozëve të mbështetin skuadrën e tyre në stadium, si dhe ka ironizuar me FSHF-në për vendosjen e këtij orari.

Gjithashtu, “Guerrils” kanë thumbuar edhe drejtuesit e klubit, duke iu kërkuar atyre që të mos bëhen palë me ata që bëjnë këto “padrejtësi” ndaj tifozëve. Në njoftimin e tyre, shkruhej:

Njoftimi i “Ultras Guerrils”:

Nesër, e enjte ora 15:00, në orarin më të çuditshëm, i vendosur për arsyet më të çuditshme luhet ndeshja e radhës ndaj Skënderbeut.

Dikush duhet të sakrifikojë punën, dikush shkollën, dikush angazhimet e detyrueshme familjare për të qenë prezent.

Futbolli nuk luhet për tribunën VIP dhe për kompanitë e transmetimit televiziv me pagesë, luhet për tifozët.

Ketë duhet ta kuptojnë drejtuesit e klubit të cilët bëhen palë direkt ose indirekt me këtë padrejtësi që vazhdon prej kohësh ndaj tifozerisë sonë.

Ndeshja e radhës mendohet të luhet të hënën?

2 komente në “Oraret e ndeshjeve, tifozët dalin kundër: Futbolli nuk luhet për tribunën VIP dhe për kompanitë e transmetimit televiziv me pagesë”

  1. Henri says:

    Nese nuk luan Partizani ne oren 15:00 atehere si do ta shikoje gjysma e rilindjes qe del nga zyrat e kryeministrise ne bulevard me be krye Braçen, Finon, Bazen e tere maskarenjte e Shqiperise se kuqe.

  2. rexha 10 says:

    FITON ORA 15. PRA FITON PARTIZANI .FITON OLSI ME RAMA DANIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje