Përfundimi i fazës së parë në Kategorinë Superiore: Partizani merr fronin, Bylis surpriza e madhe

24 Tetor 2019, 18:44Sport TEMA

Partizani-Skënderbeu mbyllën fazën e parë të Kategorisë Superiore, takim i cili përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të “demave të kuq”.

Një fitore kjo që i ngjit kampionët e Shqipërisë në vendin e parë pas nëntë javëve të para, që synojnë ta mbajnë deri në fund të sezonit për tu rikonfirmuar dhe këtë vit si kampion.

Këtë vit Partizani ka pasur mjaft ndryshime si në organikën e lojtarëve ashtu edhe në stafin drejtues –  ku në këtë edicion drejtuesit e kuq ia kanë besuar drejtimin skuadrës italianit Franko Lerda, që ka zëvendësuar Skënder Gegën.

Në nëntë javë skuadra e Partizanit ka arritur të grumbullojë 17 pikë, duke marrë pesë fitore, dy barazime, dhe dy humbje.

Por, pavarsisht se të kuqtë mbajnë vendin e parë, surpriza më e madhe në këtë fazë të parë është skuadra e Bylisit.

Ballshiotët që drejtohen nga Dovedan mbajnë vendin e dytë ne renditje me 16-pikë, një më pak se kryesuesit, duke bërë deri më tani një sezon fantastik.

Bylisi ka arritur që të marrë katër fitore, katër barazime dhe vetëm një humbje.

Edhe pse vijnë nga Kategoria e Parë Bylisi ka treguar një futboll mjaft të bukur dhe fitorja e fundit me Tiranën e vërteton mëse miri.

Ashtu si ballshiotët, edhe Vllaznia ka bërë një fazë mjaft pozitive deri më tani pas ngjitjes në Superiore.

Shkodranët mbajnë vendin e tretë më 15-pikë të grumbulluara, me katër fitore, tre barazime, dhe dy humbje.

Me të njëjtat statistika e ka mbyllur këtë fazë dhe skuadra e Teutës që drejtohet nga Bledi Shkëmbi që renditet në vendun e katërt pas Vllaznisë po me 15-pikë dhe me katër fitore, tre barazime, dhe dy humbje.

Priteshin që të ishin në vendet e para të renditjes pas një merkatos së madhe që kanë kryer në verë, por Kukësi dhe Tirana deri më tani nuk janë ende në vendet që kanë në objektiv, pavarsisht se diferencat me kundërshtarët janë të ngushta.

Verilindorët që këtë sezon drejtohen nga trajneri i njohur, Shpëtim Duro, renditen në vendin e pestë me 14-pikë, duke marrë katër fitore, dy barazime dhe tre humbje.

E njëjtë është dhe situata tek bardheblutë që renditen në vendin e gjashtë me statisitika të njëjta si kuksianët me 14-pikë, me katër fitore, dy barazime dhe tre humbje.

Ndërkohë më pas vjen vjen Skënderbeu me një pikë më pak, me 13 pikë të mbledhura.

Laçi dhe Luftëtari ndajnë vendin e tetë dhe të nëntë, me 10 dhe 6 pikë, ndërsa në vendin e fundit është skuadra e Flamurtarit me vetëm dy pikë, duke mos e shijuar ende fitoren e parë në këtë sezon.

Më poshtë klasifikimi i plotë i Kategorisë Superiore pas mbarimit të fazës së parë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje