Festimi ushtarak i kombëtares turke, Nedved i del në mbrojtje futbollistit të Juventusit

24 Tetor 2019, 13:59Sport TEMA

Pak ditë më parë, u zhvilluan të tjera ndeshje kualifikuese për Europianin e vitit të ardhshëm, aty ku u krijuan polemika të shumta në lidhje me festimin ushtarak që futbollistët e Turqisë bënë në çdo ndeshje.

Një ndër to, ishte edhe mbrojtësi i Juventusit, Mehri Demiral.

Për këtë të fundit, kishte polemika edhe në Itali pasi bëhet fjalë për një futbollist që luan në një nga skuadrat më të mëdha në botë, teksa në shtëpinë bardhezi duket se nuk e kanë aspak problem.

Diçka të tillë e ka pranuar vetë zv. presidenti i Juventusit, Pavel Nedved i cili i ka dalë në mbrojtje futbollistit.

“Unë jam ai që po merrem me çështjen e Demiral. Në klub mendojmë se gjesti i futbollistit tonë ishte me dëshirë të plotë nga skuadra e Turqisë kështu që do të presim vetëm vendimin e UEFA-s.

Ai gjest që Demiral ka bërë, nuk e thyen rregullin etnik që ne kemi në klub”, u shpreh Nedved.

3 komente në “Festimi ushtarak i kombëtares turke, Nedved i del në mbrojtje futbollistit të Juventusit”

  1. Peço says:

    Kur futbollistët tanë bëjnë shqiponjën, neve na vjen mirë! Por kur futbollistët turq, kanë atdheun e tyre në një aksion ushtarak dhe shfaqin gatishmërinë për të treguar, se para se të jenë futbollistë, janë në radhë të parë bijë të atdheut, të gatshëm ti shërbejnë atij në çdo moment, ne bashkohemi me korin e atyre që nuk kanë atdhe dhe i kritikojmë. Kur Xhaka dhe Shaqiri bëjnë shqiponjën, atëhere edhe Meta president i mbështet duke bërë shqiponjën! Po kësaj çfarë ti thuash? Nuk lam gur e kusur për të mbrojtur Ballist Morinën për aktin e tij, që na çoi në europian, tani kërkojmë që të dënohen turqit për t’na lindur ndonjë shkëndijë shprese për të shkuar përsëri në europian me rrugë josportive. Më hipokrit, interesaxhi dhe të pocaqisur popull se ne nuk paska patur!!

  2. .... says:

    Po mirë, or të uruar, pse nuk e shfaqni komentin këtu.

  3. V.F.L.P says:

    Dakort me Peco.Thone se bota s’po nxjerr me “lider”.E kane gabim.Mund te mos ju vij mire,por bota i ka dy “lider”, Putin dhe Erdogan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje