Zbulimi, Paolo Dybala u shit nga Juventus në shtator

24 Tetor 2019, 22:30Sport TEMA

Paulo Dybala ka qenë heroi i Juventus-it në ndeshjen e Champions League kundër Lokomotiv Moscow. Bardhezinjtë përmbysën 2-1 rusët falë dy golave të argjentinasit.

“Joya”, pas një fillimi të vështirë të sezonit, ka arritur të bindë trajnerin Sarri dhe drejtuesit që t’i besojnë atij.

Gjithsesi, Sky Sport ka zbuluar se Dybala ka qenë një lojtar i PSG-së 1 shtatorin e kaluar.

Juventus kishte pranuar ta huazonte te kampionët e Francës, të cilët kanë ndryshuar mendim në momentin e fundit dhe kanë zgjedhur të marrin Mauro Icardi-n.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje