Fushata kundër kancerit të gjirit është shtrirë në të gjithë vendin duke sensibilizuar një masë të madhe grash për t’ju nënshtruar kontrollit të nevojshëm shëndetësor.
Dë fundmi, deputetja socialiste Edlira Bode, ka iniciuar një fushatë ndërgjegjësuese edhe në qytetin e Bilishtit ku ka bërë bashkë titullaret gra të institucioneve për të adresuar një mesazh mbi luftën kundër kancerit të gjirit.
Në cilësinë e përfaqësueses politike të zonës, Bode ka apeluar që çdo grua të shpenzojë disa minuta për të kryer mamografinë e cila mund të parashikojë në kohë çdo rrezik që mund të vijë nga kjo sëmundje.
Edhe në cilësinë e mjekes, ajo ka mbajtur një sesion të veçantë informimi ku ka përcjellë disa nga detajet kyçe të sëmundjes, formën e parandalimit dhe trajtimin e nevojshëm.
Bode ka apeluar për më shumë kujdes dhe vëmendje ndaj shëndetit në mënyrë që e ardhmja të jetë më e paqtë.
Ndërkohë, më herët ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Ogerta Manastirliu ka bërë me dije një Program Kombëtar për depistimin e kancerit të gjirit, me vendosjen e mamografisë së detyrueshme për gratë mbi 50 vjeç.