Shtimi në peshë, rrezik i shtuar për t’u prekur nga kanceri

13 Tetor 2019, 21:45Shëndeti TEMA

Të rriturit që gradualisht shtojnë në peshë kanë një rrezik të shtuar të prekjes nga kanceri. Ata janë 50% më të rrezikuar sesa ata që kanë mbajtur një peshë konstante gjatë moshës madhore. 

Ky është rezultati i një studimi të Këshillit të Kancerit të Victoria-s, i cili ka analizuar pasoi 30 500 të rritur për një  periudhë rreth 30-vjeçare, duke studiuar lidhjen midis matjes së indeksit të masës trupore në moshë madhore dhe incidencës së kancerit të lidhur me obezitetin.

Sipas studimit, ata që kanë marrë peshë me kalimin e moshës janë 30 % më të rrezikuar të preken nga një ose më shumë se 13 llojeve të kancerit, ndërsa për ata që bëhen obezë, rreziku rritet deri në 50%.

Të rriturit me një indeks të masës trupore mbi 25 klasifikohen si mbipeshë, dhe obezë nëse indeksi është më shumë se 30. Llojet e kancerit që lidhen më shumë me shtimin e peshës janë ato që prekin ezofagun, gjoksin, etj. mëlçinë, fshikëzën e tëmthit dhe tiroiden, krahas atij të pankreasit, vezoreve, mielomës së shumëfishtë, kancerit të stomakut, etj.

Rezultatet e studimit i shtohen një seri dëshmish në rritje mbi lidhjet midis dimensioneve trupore dhe dhe kancerit. “Pas pirjes së duhanit dhe ekspozimit në diell, faktorët më të rëndësishëm të rrezikut të kancerit janë dieta e pashëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik dhe dimensioned trupore, thonë studiuesit. Të dhënat janë një apel i fortë për rëndësinë e ruajtjes së një peshe konstante në moshë madhore.

Një nga format më të rrezikshme të shtimit të peshës ka të bëjë me dhjamin që formohet rreth organeve të trupit. Kjo sepse nuk mjafton humbja e peshës për ta reduktuar, por duhet edhe aktivitet fizik. Gjithashtu, ekspertët këshillojnë eliminimin e pijeve me sheqer si edhe matjet e herëpashershme, për të mbajtur në nivel të qëndrueshëm raportin mes gjatësisë dhe peshës trupore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje