Gjiri i Lalzit, furtunë në Kadastrën e Durrësit: Funksionet e 18 zyrtarëve të arrestuar, grupi i strukturuar tjetërsoi 68 000 m2 sipërfaqe toke

25 Tetor 2019, 11:39Kronika TEMA

18 zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë vënë në pranga nga policia në kuadër të operacionit “Rodoni”, ndërkohë që tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia e Durrësit në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje lidhur me operacionin “Rodoni”, që ka shkaktuar furtunë në Kadastrën e këtij qyteti.
Janë 18 punonjës që janë lënë në burg mes të cilëve juristë, drejtorë dhe ish-specialistë. Këta punonjës kanë tjetërsuar sipërfaqe tokash dhe ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Ndër të arrestuarit janë edhe ish-kryetari i Komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi, ish-drejtori i Hipotekës së Durrësit, Ardian Iljazaj, ish-drejtoresha e Hipotekës në Durrës, Edlira Nova.
Policia bën me dije se ky aktivitet është realizuar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, si të akteve të marrjes së tokës në pronësi, kartelave të pasurive në Regjistrat e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës.
Shtetasit me masën e sigurisë “arrest me burg” janë:

Sulejman Ibrahimi, 51 vjeç, ish-kryetari i Komunës Ishëm, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Ardjan Iljazaj, 35 vjeç, ish-drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Edlira Nova, 34 vjeçe, ish-drejtoreshë e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, e dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

A. K., 47 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës,i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Gj. B., 56 vjeç, ish-Kryetari i Komisionit të Ndarjes së Tokës në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

B. Z, 37 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë).

M. D., 34 vjeçe, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).

R. P., 31 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).

M. Z., 41 vjeç, jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

R. Z., 34 vjeç, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë).
D. K., 36 vjeç, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

E. SH., 69 vjeç, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

L. M., 68 vjeç, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

L. B., 35 vjeç, përfitues toke, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”.

Gj. P., 59 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.

Gj. B., 57 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.

A. D., 31 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.

L. N,, 68 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.

Shtetasit me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” janë:

A. Ç., 40 vjeçe, banues në Vlorë, përfituese, e dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 i kryer në bashkëpunim, masë sigurimi “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Sh. A., përfitues, 53 vjeç, banues në Maminas, Durrës, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, masë sigurimi “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

S. M., 60 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, masë sigurimi “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. A. Th., 29 vjeç, ish-juriste në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, masë sigurimi “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 të K. Pr. Penale.

L. K., 33 vjeçe, Përgjegjëse e Zyrës Juridike në Agjencia Shtetërore e Kadastrës Durrës, e dyshuar për “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

D. G., 34 vjeç, juriste në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetasit: L. O., administrator i një shoqërie private,

L. B., përfitues toke me banim në Bizë dhe A. R., përfitues, me banim në fshatin Katund i Ri, Sukth.

Siç njofton policia, nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë tjetërsuar sipërfaqe toke prej 68 000 m2, nga tokë shtetërore pa frut në tokë are dhe ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Këtë aktivitet e kanë realizuar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, si të akteve të marrjes së tokës në pronësi, kartelave të pasurive në Regjistrat e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës. Këtë sipërfaqe toke ua kanë shpërndarë personave me banim në Durrës, të cilëve nuk u takonte të merrnin tokë në pronësi sipas ligjit.

Në këtë veprimtari kriminale janë përfshirë ish-punonjës të ish-komunës Ishëm dhe ish-punonjës të Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, në periudha kohore të ndryshme nga vitit 2013 – 2018, si dhe kanë ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dispononin për shkak të detyrës në përpilimin e dokumenteve të falsifikuara.

Gjatë operacionit nga Policia janë gjetur dhe sekuestruar shumë prova materiale që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal.

Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

17 komente në “Gjiri i Lalzit, furtunë në Kadastrën e Durrësit: Funksionet e 18 zyrtarëve të arrestuar, grupi i strukturuar tjetërsoi 68 000 m2 sipërfaqe toke”

  1. Rraca e dhjere says:

    Shqiptaret turq te erdoganit. Te barsur e te lindur ne hajduteri. Rrace e ndyte

    1. El Topo says:

      Erdoganint rruaji karin ti robair neo grek se ka krijuar superfuqi dhe nuk vjedh toka neper kadastra.

      Kot e perdorni emrin e tij per ofendim

    2. Komentuesi says:

      Ne burg maskarenjet.Pa asnje hezitim.

  2. bureto says:

    Nga ata qe kane ndertuar vila ne Gjirin e Lalsit, cilet kane perfituar, i kane blere apo u jane dhuruar, parcela nga keto toka te pervetsuara me mashtrim nga ta akuzuarit?

  3. Loni says:

    Keto grabitqare fuhen varur…

  4. Patrioti says:

    Keto kane abuzuar me toka kryesisht shteterore dhe shteti ben shume mire qe i arreston. Pyetja ime eshte po shtetin qe ka 30 vjet abuzon dhe legalizon zaptimet pa leje, qe quhet gjithashtu krim, kur dhe kush do ti arrestoi?

  5. Ceni says:

    Kadastrat kene bere namin me pronat duke bere pronat hajdutet. Kurse pronaret e vertet zvarriten zyrave dhe gjyqeve. Meruni pronat ketyre maskarenjve dhe rrasi 25 vite burg.

  6. vetingu says:

    Burgu seshte gje por tani verifikoni pasurin e tyre se kane marre leke me shumice duke shperndare tokat sikur ti kishin te cubit Sali. Ti sekuestrohet gjithcka due te vuajne denimin sipas ligjit. Ne te gjithe vendin ky maskarallek eshte bere duke fallsifikuar dokumenta dhe trojet tokat dyqanet ne vend tiktheheshin te zotit i merrnin yzmeqaret apo bujqit dhe maskarenjte kurse nenpunesit mbushnin xhepat dhe Sali gomari si varfanjak qe ishte beshke me Liken ndertuan demokracine tone.

  7. Drejtesi says:

    Rrace e qelbur, hiena ne mazhoritet…

  8. Rromes says:

    O por kur di nzirni ,e morem vesh qe i futet . Nuk u vin turp rrac e keqe .

  9. viktima e ktyre maskarenjve says:

    Neser jane te lire, dhe do kercenojne policet e shkrete qe i arestuan

  10. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:

    Emerat e krrimineleve??? ABCÇDDHHIJKLLLMNNJOPQRRRSSHTTHUVZXHYZZH!
    Emrat e te denuarve!???? Shukriu,Shullazi dhe Sajmir Tahiri me urdher te kinezit LU

  11. Ariani says:

    Pse se beni dhe ne Gjirokaster ku ish drejtoret dhe ish juristat si dh keta qe jane sot kan tjetersuar prona dhe vazhdojme dhe sot te vjedhin dhe su dridhet dora se kan perkrahjen e kadastres qendrore ne Tirane Shkoni ne Gjirokaster dhe do ngeleni pa fjale nga vjedhjet e tyre

  12. greket-race muti says:

    Gerqia eshte qire ne bithe.I dhemb suma ndaj ha mut nga goja…….

  13. Mendimi jo profesionist says:

    Ketyre te ndaluarve,arestim quhet pas mases se sigurise,do tu marrin keta te tjeret ca leke(euro) dhe me siguri te henen do te vazhdojne punen normalisht.

  14. rexha 10 says:

    PO ILIRIT DHE SALIUT KUSHE JA DHUROI TOKAT NE GJIRIN E LALZIT????????
    NUKE JANE FAJTORET AB CD,IF E KU DI UNE CARE KENI ZHGARRAVITUR ,PORE ATA QE E ZAPTUNE ATE TOKE ,DHE ME PRESION KANE FIRMOSUR DOKUMENTAT.DIKU NE NJE VENDE TJETER FLENE LEPURI. PO RAMES,KUSHE JA DHA TOKEN NE SURREL?? MOSE MERRENI NE QAFE PERSONA TE PA FAJSHEM PER TE BERE ZHURME.ATJE FLITEJ SE DO TE NDERTOHESHIN PALLATE REZIDENCIALE ME PLANIMETRI NGA BIZNESET E HUAJA .
    ATJE U VRA EDHE NJE BISNEZMEN NGA KAZAKISTANI ,QE IKU ME BARRELA NE SHTEPI. ISHTE KOHA E LIKES QE HIDHEJ SA MAJTAS E DJATHTAS.
    SI NUKE FOLI ASNJE GAZETAR,PER ATE NGJARJEN.RROFSHIN HAJDUTET ME POLITIKE,SEPSE PLUSE QE VJEDHIN PORE DALIN EDHE NE PENSION DUKE VJEDHUR.

  15. Nusreti says:

    Po me i madhi eshte ky albert doda ,qe beri fiks fare heroin bashke me ministren gjonaj duke shkarkuar 4 vete. E verifikuan keto te fiksit bashke me manikinin e drejtesise se ca toke kerkonte me ngulm ky spiun nga mali i zbritur me parashutë ne bregdet. Apo be show, degjenero njerezit e tu edhe jepi te drejte hajdutit,falsifikator,pentito doda. Te zenshin per dashnore brenda albert.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje