Në Durrës është rrestuar Fation Xhezairi, 34 vjeç. Ai ishte në kërkim nga autoritet italiane për trafik droge.
Xhezairi rezulton i dënuar me 5.9 vite burg për trafik droge nga Gjykata e Ankonës.
Fation Xhezairi njihet dhe me një ngjarje tjetër në Falconara Marittima pasi në 2011 në gjendje të dehur ka tentuar të sulmojë seksualisht një të moshuar.
Për këtë rast ai u dënua me 6 muaj burg në vitin 2011 po nga Gjykata e Ankonas. Kjo e fundit pas sulmit përfundoi në spital.