Zbulohet identiteti i biznesmenit që u gjet pa jetë në Shkodër

24 Tetor 2019, 12:11Kronika TEMA

Një person i vdekur është gjetur në aksin e Shkodër-Bushat. Policia e ka identifikuar viktimën si Arben Shijaku, i cili kishte biznes në vendin ku u gjet i vdekur.

Pranë trupit të viktimës është gjetur një armë gjahu si edhe një shishe me fostoksinë, duke bërë të dyshojnë paraprakisht se bëhet fjalë për një vetëvrasje.

Tre ditë më parë në Shkodër u gjet një tjetër trup i pajetë në anë të rrugës. Më pas policia zbuloi se bëhej fjalë për Lazër Arrajn, ndërsa për këtë ngjarje ka shoqëruar disa të afërm të tij si të dyshuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje