Kërkesa e rajonit të Lombardisë: Alvini të bëhet italian, kështu mund t’a shpëtojmë

23 Tetor 2019, 20:02Kronika TEMA

Në Itali, po bëhen përpjekje për rikthimin e Alvinit. Këshilli rajonal i Lombardisë i ka kërkuar së fundi në mënyrë të njëzëshme ekzekutivit italiane për ta tërhequr në Itali 11 vjecarin të cilin e ëma e mori me vete në Siri në 2014-tën.

Alvin, familja e të cilit është me origjinë nga Shqipëria, lindi e u rrit në Barzago, në provincën e Lecco-s.

Falë “ Le Iene”, u mësua që ai ishte gjallë dhe i ati arriti ta përfaqësojë, por nga kampi ku mbahet, nuk e nxjerr dot.

Në këshill, temën e ka shtruar për diskutim Paola Romeo e Forza Italia-s.

“Alvini e gjen veten të vetëm në një luftë tjetër, e cila mund të lerë tek ai plagë të thella. Institucionet kanë për detyrë të veprojnë, duke lejuar që fëmija të kthehet në Itali “, u shpreh ajo.

Mocioni i kërkon këshillit rajonal të nxisë qeverinë në mënyrë që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kryesia e Këshillit të Ministrave të kontaktojnë me qeverinë shqiptare, duke favorizuar një dialog diplomatik mës ambasadës italiane dhe asaj shqiptare në Turqi, më e afërta me Sirinë ku mbahet fëmija.

“Ne gjithashtu kërkojmë nga qeveria të vlerësojë nëse ekzistojnë kushtet për dhënien e nënshtetësisë italiane për Alvinin e vogël, familja e të cilit është e integruar në mënyrë të përkryer në strukturën sociale të Lombardisë.

Prioriteti i rajonit tonë është ta sjellim Alvin në shtëpi, ku e oresin kaq shumë njerëz që I duan të mirën “, ka thënë Romeo.

1 komente në “Kërkesa e rajonit të Lombardisë: Alvini të bëhet italian, kështu mund t’a shpëtojmë”

  1. Raimond vlonjati says:

    Shume nisme e bukur–Do Zoti realizohet qe Alvini t ekthehet tek i jati ne Itali, nepermjet shtetesise Italiane,
    sepse me shtetesine tone qe ai ka, Rama nuk e ndihmon dot, se Rama ka pune me ndoje koncesion te majme
    Nuk ka nge te merret me shqiptaret neper bote,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje