Detaje të reja janë zbardhur lidhur me celulën terroriste iraniane, që do të kryente sulme terroriste në Shqipëri.
Pjesë e celulës me katër anëtarë, që u zbulua nga policia shqiptare, janë edhe dy personat e arrestuar nga uniformat blu për sulmin e dështuar në mars të vitit 2018, në Festën Sulltan Novruzit.
Me justifikimin se ishin dy gazetarë dhe kishin marrë ftesë për të qenë pjesë e festimeve të Sulltan Novruzit, organizuar nga Kryegjyshata në Shqipëri, ata hynë në vendin tonë më 22 mars të vitit 2018, duke kaluar çdo barrierë, për shkak edhe të pasaportave “speciale”.
Fill pas hyrjes së tyre në territotin shqiptare, Antiterrori monitoroi çdo lëvizje të tyre dhe i ndaloi në Kryegjyshatë para festës, për t’i marë në pyetje.
Të dy të ndaluarit thanë përpara agjentëve se ishin gazetarë dhe kishin ardhur me ftesë për Sulltan Nevruzin. Mirëpo, këto deklarata nuk ishin të besueshme dhe agjentët u siguruan që të dy iranianët të dëboheshin nga territori shqiptar.
Nga hetimet ka rezultuar se kjo celulë e rrezikshme edhe në muajt e parë të vitit 2019 ka planifikuar sulme terroriste, teksa mbante nën vëzhgim vendqëndrimet e MEK.
Ndërkohë, e njëjta celulë dyshohet të jetë përpjekur të kryejë sulme terroriste edhe në Francë, por që ka dështuar ashtu si në Shqipëri. (TemA)