Vdekja e të resë pas lindjes, prokuroria merr të pandehur mjekun

24 Tetor 2019, 08:25Kronika TEMA

6 muaj pas vdekjes së Rexhina Debrovës, pak pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë në maternitetin e Elbasanit, Prokuroria merr të pandehur mjekun gjinekolog Ardian Kadaifçiu, i cili kishte ndjekur shtatzëninë e saj.

Lajmi behet i ditur nga burime në organin e akuzës në Elbasan, që thanë se për mjekun Kadaifçiu ka nisur hetimi në gjendje të lire.

Bashkëshorti i 25-vjeçares, përmes një statusi në rrjetet sociale shprehte indinjatën që mjeket, sipas tij përgjegjës për vdekjen e Rexhinës, janë ende të lirë.

E reja, sipas mjekeve, kishte ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak, pasi lindi foshnjen e saj. Por familjarët e viktimës akuzuan mjekët për neglizhencë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje