Bëhen gati 170 dosjet “e rënda” që do të marrë në dorë SPAK

24 Tetor 2019, 09:15Kronika TEMA

Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur inventarizimin e dosjeve, të cilat pritet të kalojnë në duart e prokurorëve të SPAK.

Në total organi i akuzës ka 590 dosje nga të cilat rreth 170 pritet t’i kalojnë prokurorëve të SPAK.

Ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, ka bërë që drejtuesja e Komanduar e Prokurorisë për Krime të Rënda Donika Prela të mbledhë prokurorët për të bërë inventarin e dosjeve të cilat do të kalojnë në duart e Prokurorëve të SPAK.

Në total Krimet e Rënda kanë pasur nën hetim 590 dosje prej të cilave rreth 170 do të kalojnë në duart e prokurorëve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Ndërsa pjesa tjetër e çështjeve do të shpërndahen në prokuroritë e tjera të vendit.

Çështjet që do të hetoj SPAK-u kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.

Disa nga dosjet që më të nxehta dhe që priten të hetohen nga SPAK janë: dosja 339 ku u goditën 4 grupe kriminale midis tyre edhe Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për një sërë veprash penale.

Çështje për të cilën pritet që të rimerret në pyetje edhe ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Dosja 184, që aktualisht po hetohet nga Prokuroria e Dibrës e cila i ka ndryshuar numrin në dosjen 385, ku po hetohet shitblerja e votave në zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër.

Më datë 25, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë mbledhjen e radhës ku do të diskutojë për ngritjen e SPAK.

KLP ka 8 prokuror të vetuar ndërkohë pritet që të komandojë edhe dy prokurorë të tjerë që kanë qenë kandidatë për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, por që kanë kaluar vettingun me vendim të formës së prerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje