Kush është “koka” e grupit dhe si u kap banda e gjobvënësve në Tiranë

24 Tetor 2019, 09:42Kronika TEMA

Në 2 gusht të këtij viti policia arrestoi dy persona me akuzën e gjobvënies.

Njëri prej të arrestuarëve, i njohur edhe si koka e grupit, është Edmond Gecaj.

Grupi i tyre vendoste gjoba në Tiranë dhe zona të tjera, duke përfituar nga ky aktivitet shuma të konsiderueshme.

Ndëerkohë, gjatë ditës së sotme është arrestuar edhe një tjetër anëtar i kësaj bande.

35 vjeçaru V.U, i lindur në Tropojë, u arrestua në kryeqytet me të njëjtën akuzë.

Aksioni i policise ku ra ne pranga 35-vjecari eshte ne vijim te operacionit “Përsëritësit“ për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e gjobëvënies.

Koka e grupit të gjobëvënësve është identifikuar shtetasi Edmond Gecaj, rreth 30 vjeç.

Ky person nuk është emër i panjohur për Policinë e Shtetit, pasi në marsin e vitit 2016, ai së bashku me personin me iniciale S.M, tentuan të vrasin me thikë presidentin e klubit të Korabit, Fehmi Mëziu, por ndërhyrja në kohë e Policisë shmangi ngjarjen e rëndë.

Policia bën me dije se nga hetimet e deritanishme, dyshohet se pjesëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, janë autorë të disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie në qytetin e Tiranës.

“Këta shtetas dyshohet se i kanë vendosur gjobë 12.000 euro një shtetasi, të cilit i kanë marrë 7.500 euro”, tha Policia.

2 komente në “Kush është “koka” e grupit dhe si u kap banda e gjobvënësve në Tiranë”

  1. Dauti says:

    Maloket e birishes, jane ata te protestave me molotov

  2. true says:

    Bravo policia, Europa kete pret nga ne.
    bjeruni ne koke ketyre hajdutave, beheni vendin te sigurte per qytetaret dhe te vizitoret.
    Zbulimi dhe goditja ne kohe shmang tragjedi.
    Nqs do te ishte zbuluar hajduti i pulave ( nje gje shume e thjeshte) ne Selenice te Vlores do te ishin shpetuar gjithe ato jet e ngerzish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje