Azilkërkuesi nga Shkodra vritet në Suedi nga 2 rusë

24 Tetor 2019, 11:38Kronika TEMA
Azilkërkuesi nga Shkodra vritet në Suedi nga 2 rusë

Natën e 21 shtatorit 2019 është vrarë një azilkërkues nga Shkodra me emrin Sokol Sulaj, në qytetin e Sundsvall në veri të Suedisë.

Ngjarja ndodhi pas një sherri banal ku një grup azilkërkuesish janë përleshur me njëri-tjetrin dhe më pas gjatë natës dy azilkërkuesit nga Rusia me të cilët është konfliktuar me herët viktima, kanë hyrë në dhomën e shkodranit dhe e kanë masakruar me thika teksa flinte.

Identifikimi i trupit është bërë vetëm një javë më parë në morg nga të njohurit e tij. Ndërsa tani familjarët po përpiqen që ta tërheqin të ndjerin.

E motra e tij Anila Sulaj që banon në Elbasan ka kërkuar ndihmë. Ajo është lajmëruar më 19 tetor për ngjarjen dhe është munduar të kontaktojë me shqiptarët që jetojnë në Suedi për të mësuar më shumë, por edhe me Ambasadën shqiptare, Ministrinë e Brendshme.

2 komente në “Azilkërkuesi nga Shkodra vritet në Suedi nga 2 rusë”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    Besoj Jane nga republikat kaukaze te Rusise. Ata Jane si me derrasa manget dhe shume gjakesore.

  2. Albatros says:

    Ata jane Cecene te poshter dhe ti merret haku qelbesirave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje