KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Artur Malaj: Nuk justifikon pasurinë

24 Tetor 2019, 15:55Kronika TEMA

Komisioni i Posaçëm i Apelimit, ka dhënë vendimin ditën e sotme për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Artur Malaj.

KPA komunikoi shkarkimin nga detyra për gjyqtarin Malaj, duke deklaruar se është në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm të pasurisë së tij dhe të personave të lidhur me të.

Në këtë mënyrë rrëzohet vendimi i dhënë nga shkalla e parë e vettingut.

Ky vendim i cili është përfundimtar u dha pas ankimimit të bërë nga vëzhguesit ndërkombëtar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilët hodhën dyshime lidhur me të ardhurat e tij.

Sa i përket pasurisë, Malaj ka deklaruar tokë bujqësorë në Vlorë një mijë metra katrorë dhe zotëron 50% të saj.

Tokë tjetër bujqësore në Vlorë, përfituar me ligjin 7501, pronë kjo ende e pa regjistruar. Për këto pasuri rezulton së nuk përputhen me deklarimet.

Po ashtu rezulton një apartament i blerë 55 mijë euro në Tiranë. Në vitin 2008, çmimi i shtëpisë është ulur. Një garazh i blerë në vitin 2008 me vlerë 800 mijë lekë, ku burimi është deklaruar nga kursimet e bashkëshortes dhe vetë subjektit.

Nga verifikimi i kredisë konstatohet se vlera e ambientit është 61 mijë euro dhe pagimi do bëhej me katër këste.

Nga hetimet e KPK-së rezulton se bashkëshortja e gjyqtarit ka llogari bankare me mbi 100 mijë euro. Paratë janë depozituar me burim punën si notere.

Për gjyqtarin Artur Malaj ka 5 ankesa, ndërkohë që nga hetimi i KPK-së nuk rezulton të ketë shkelje.

3 komente në “KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Artur Malaj: Nuk justifikon pasurinë”

  1. Vlora says:

    Te fala Pamela Qirkos…..

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Kush e kaloi kete hajdut in the first place..

  3. Love Laberi says:

    Iku edhe “AGAI” Vlores..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje