Ish- prokurori Shkëlqim Hajdari ka deklaruar se në fillim të dhjetorit do të ngrihet SPAK dhe do të kemi rezultatet e para.
Duke folur në emisionin “45 Minuta” në Report TV, ai ka deklaruar ndër të tjera se prokurorët e SPAK do të jenë tepër të mbrojtur dhe se nuk do të kenë ndikim nga asnjë i korruptuar.
Si një njohës i mirë i ligjit, Hajdari tha se SPAK do të hetojnë edhe vrasje të bujshme në vend që kanë patur indicie politike.
Ndërsa për sa u përket pasurisë së personave që do të dënohen nga SPAK, Hajdari ka deklaruar se kjo pasuri do të sekuestrohet e gjitha.
“Në themel SPAK do të merret me akuzat. Kur bëhet fjalë për korrupsion.
SPAK mund të shkojë edhe tek disa vrasje të bujshme që mund të kenë lidhje me politikën.
Nuk kemi nevojë ti diskutojmë. Por ka indicie që këto vrasje kanë ardhur si pasojë e përplasjeve politike.
Fajtorëve do tu merret edhe pasuria që është vjedhur.
SPAK është ngritur për dy qëllime. Strukturë për goditjen e kirmit të organizuar dhe korrupsionit, e dyta sekuestrimi i pasurisë që i takon popullit shqiptar.
Do bëhet mësim. Arresti është në dorë të Parlamentit. SPAK i ka kushtet të jetë i pavarur nga goditjet. Do të jenë Prokurorë patriotë”, u shpreh Shkëlqim Hajdari.
PUSHKA TOP
Jo ne Qershor shtyhet per shtator pastaj shtyhet per ne tetor. Tani ky thote SPAK do ngrihet ne dhjetor. Kjo histori shtyrjesh do behet tekuze deri ne fundin e vitit qe vjen.
FUTE NE BURGE ADRIATIKE LLALLEN ME GJITHE LLALLAT E TJERE.KESHTU E KA KJO BOTE NJE HERE TA HIPIN ,DHE NJE HERE U HIPEN.KOHA SHERON TE GJITHA S”MUNDJET THONE ITALIANET.
PO ti je Insapektor per ushqimin, karburantet,,,et, dhe del e na flet per SPAk…per cfar te paguajme ne ty o Hajdar?
Meqe ke qene dhe Drejtuesi i Apelit ne pokurorine e Tiranes a mund te na thuash se si i bere nje vile 4 kateshe te dogana, dy shtepi tek Kompleksi “Halili” nje shtepi ne fshat me ferme dhe nje tjeter ne bregdet, kur ne familjen tende prej 6 vetesh vetem ti punon?
Fytyre e korruptua dhe gjobist qe te njeh gjithe Shqiperia, si ish hetues, ben diversion si proamerikan qe ti shpetosh drejtesise dhe sekuestros.. Amerika nuk eshte fytyra dhe ngjyra jote Hajdut i zi ordiner,