Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës e Tiranë dhe FNSH, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës kanë realizuar operacionin e koduar “RODONI”, ku ranë në pranga 18 zyrtarë dhe ish-zyrtarë si dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve.
Për të gjithë shtetasit e arrestuar, shpallur ne kërkim apo me mase sigurie detyrim paraqitje, ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.
Ndërkohë përpara disa ditësh Kreu i Kadastrës Artan Lame paralajmëroi këto problematika gjatë një aktiviteti në Elbasan.
Duke dhënë shpjegime rreth situatës në Vlorë, Lame theksoi se problematika si kjo e Vlorës do të dëgjoni edhe në qytete të tjera.
“Do të dëgjoni në Durrës, në Sarandë, në Shkodër, Tiranë, Lezhë, Kavajë etj”- tha Lame.
Mesa duket këtë thënie të drejtorit të përgjithshëm të Kadastrës po vërtetohen dhe vijnë si pasoje e problematikave shumë të renduara në çështjet e pronave te akumuluara gjatë dy dekadave të fundit.
Sipas burimeve 17 punonjësit e arrestuar nuk janë në detyrë, por kanë nga ata që janë larguar nga puna kohë më parë.