Skandali / Gjyqtari mbron interesin e shoqatës së transportit në dëm të qytetarëve, reagon Veliaj: S’ka hipur ndonjëherë në autobus. Do e denoncoj te vettingu

25 Tetor 2019, 13:13Sociale TEMA

Këshilli Bashkiak i Tiranës mori sot vendim për të rishikuar stacionet e linjës Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e cilësoi të papranueshëm vendimin e gjykatës e cila dha vendim në favor të privatit dhe në dëm të qytetarëve, me pretendimin se linjat dublikohen, sikurse pretendonte edhe shoqata e autobusëve.

“Kjo bashki kaloi një vendim fillestar për atë që quhet linja e gjelbër. Në atë moment Shoqata e Transportit publik shkoi edhe e çoi në gjykatë. Gjykata për keqardhje shumë të madhe nuk përqafoi idenë e bashkisë, por përqafoi idenë e shoqatës së transportit publik dhe ka kërkuar që ne të marrim një vendim të ri ku të ndërrojmë disa nga linjat duke qenë se kishte përplasje. Unë s’di si t’ia them gjyqtarit që në kohën e pikut , një nga stacionet e Tiranës së Re ose të rrugës së Elbasanit, ka nevojë jo për një, por edhe për 3-4-5 autobusë njëherë. Por qartazi që gjyqtari s’ka hipur ndonjëherë në autobus dhe qartazi që s’ka kaluar akoma vettingun. Këto çështje do merrem dhe do i adresojmë më vonë. Por sot për ta zhbllokuar këtë situatë kemi reflektuar vendimin e gjykatës për të mënjanuar disa stacione të cilat shoqata mendonte se I dublikonin. Unë mendova se me skandalin e biletave false, shoqata kishte të tjera çështje për të adresuar. Tani që nuk adresoi asnjë nga këto tema, por merret me bashkinë”, tha Veliaj ndërsa u shpreh se do denoncojë gjyqtarët tek komisionet e vettingut .

“ Më le një shije shumë të hidhur dhe ju garantoj se pas këtij vendimi do merrem pastaj me gjyqtarët, që do ti adresojnë prapë vendimet e bashkisë. Nëse gjyqtarët e duan këtë qytet më shumë, bujrum të vijnë të garojnë të zgjidhen kryetarë bashkie dhe ti bëjnë  këto punë. Por ligji ia ka dhënë tagrin këshillit bashkiak dhe kryetarit të bashkisë si për taksat si për transporti publik si dhe në mbledhjen e mbeturinave. Pas këtij vendimi sot, unë do merrem personalisht duke i çuar denoncimet e mia dhe në emër të Bashkisë së Tiranës te komisioni I vettingut për këdo gjyqtar që vazhdon të fusë hundët në favor të privatit dhe në humbje të interesit të publikut”, tha Veliaj.

3 komente në “Skandali / Gjyqtari mbron interesin e shoqatës së transportit në dëm të qytetarëve, reagon Veliaj: S’ka hipur ndonjëherë në autobus. Do e denoncoj te vettingu”

  1. Korabi says:

    PO gjyqtari nuk do te kete hipur ndonjehere ne autobus,madje ka mundesi qe te mos dije se c’eshte autobusi urban. Le ta lexoi kete ngjarje ne nje autobus urban.
    Eshtë këputur rripi .
    Datë 10.10.2019.
    Ora 11: 30. Mesazhi në telefon më njofton se duhej të nisesha urgjentisht për në spitalin “Nënë Tereza”
    Nisem.
    Për shpejtësi mar autobusin e unazës. Autobusi nuk merte frymë nga numuri i shumtë i udhëtrëve. Hapur ishin dy-tri dritare. Po na merej fryma. Një grua shtatëzanë jepte e merte me veten e saj, po dukej që s’mbushej dotë me frymë. Në këtë kohë dëgjoj dialogun.
    Qytetari. ( i drejtohet faturinos) A ka mundësi t’iu bëj një pyetje?
    Faturinua: Urdhëro! Bëj pyetje sa të duash !
    Qytetari: Pse nuk i vini në përdorim kondicionerët ?
    Faturinua: Atë nuk e di unë! Pyet shoferin! Unë di vetëm të mar paratë,paratë e të jap letrat.
    Pak heshtje.
    Qytetarja 1. Ju lutem, hapeni atë kondicionerin se plasëm ! Po na meret fryma.
    Shoferi: Eshtë këputur rripi.
    Qytetari. Çoje autobusin në park dhe rregulloje rripin. Nuk duam t’ja dimë se si është rripi, i këputur apo i ngjitur. Lekët i mërni tamam. U catë së thirruri për të ngritur çmimin e biletës.
    Ndërhynë faturinua,i cili me gjidhë kuptimin e fjalës ishte një arrogant në komunikim. Midis debatit dëgjoj shprehjen e tij drejtuar një zonje .
    – Aty të vdesësh! Kondicionerin nuk e hapim!
    Qytetarja i ktheu një përgjigje që e meritonte.
    “C’do të mbjellësh,do të korrësh”-thot populli.
    – Kot bëjnë debate -më thotë gruaja. Këta fallcifikuan me mijëra bileta e nuk u hyri gjë në këmbë. Kanë të drejtë të tallen me popullin.
    Qytetarja 2. Hapeni, more, atë kondicioner, se po vdesin njerëzit! Nuk po mbushemi dot me frymë.
    Faturinua: Ja hapur i ke dritaret.
    Qytetarja protestoi duke mos i paguar lekët e biletës.
    Zoti Kryetar i Bashkisë !
    Ku qendron faji i mos zbatimit të rregullave kontraktore ?
    Kush i kontrollon këto linja autobusësh?
    Besoj se nuk është rasti i parë,ku qytetarët shprehin mos shërbimin e mirë të linjave urbane. Disa raste i kemi parë me zë dhe figurë.
    Me sa dimë, kur u ngrit çmimi i biletave, u kërkua zbatimi i një udhëtimi komod deri në funksionim të kondicionerëve,si në behar edhe në dimër. Por ja që u këputkërka rripi !!??
    Ndaj unë mbështes plotësisht veprimin e qytetares, që nuk pagoi lekët edhe pse jashtë rregullave dhe etikës qytetare.
    Ky debat ndodhi në autobusin e linjës së unazës me targë AA 423 DD.
    Ndaj:
    1. Kur linjat e autobusëve nuk vënë në funksionim kondicionerët, populli të mos vëri në funksionim lekët.
    2.Po edhe ne populli kemi faj. Të protestojmë. E një formë proteste është që disa të diela, asnjë qytetarë të mos mari autobus. Pa sakrifica nuk ka fitore. Të shohim se, cila do të jetë humbja më e madhe në lekë ; vënia në funksionim e kondicionerëve, apo mos funksionimi i linjave të autobusëve disa të diela.
    “Plumbi del me plumb”-thot populli.
    Korabi

  2. Fiku says:

    Lal bytheci po kercenon me diplomaci, sic bythecat bejne. Eshte koha e Laleve dhe mediave qe Lalet ushqejne me tagji speciale.

  3. is says:

    IS
    Po pse për Lalin nuk do bëhet ndonjëherë veting! Po bën namin Bashkia Tiranë me investime leshi. Nuk guxon dot të dalësh në rrugë me makinë, është katandisur Tirana vetëm me një rrugë……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje