Agron Tare ka deklaruar dorëheqjen nga posti i tij si drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës.
“Që prej marrjes së detyrës si drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni.
Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese!
Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët!
Ciao a tutti, belli e brutti”, shkruan ai.
Tare u emërua në këtë detyrë në janar të këtij me synimin për ta bërë Durrësin një port konkurrues në rajon.
Ai është diplomuar në Fakultetin e Juridikut në Universitetin e Bolonjës në Itali ndërsa edhe më herët i janë besuar detyra të tjera të rëndësishme.
Tare ka punuar në Konsullatën në Stamboll më vitet 2014-2019, ndërsa më parë ka qenë anëtar i Grupit Negociator mbi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit midis Shqipërisë dhe BE. (TemA)
Tare nxenes medioker me shumemungonte ne shkolle si sportist qe ishte…nga diplomacia ke vincat e portit…kiu fiu….thjesht miku I te madhit