Kanceri i gjirit, Lame thirrje ministrave, drejtorëve dhe drejtoreshave: Dërgojini vajzat e gratë të bëjnë kontrollin

23 Tetor 2019, 14:16Sociale TEMA
Kanceri i gjirit, Lame thirrje ministrave, drejtorëve dhe drejtoreshave:

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, i ka dërguar që të gjitha punonjëset femra të agjensisë që ai drejton që të bëjnë kontrollin e gjirit.

Në një shënim në rrjetet sociale në faqen e “Kadastrës Shqiptare”, Lame i ka bërë thirrje që të gjithë ministrave, ministreve, drejtorëve dhe drejtoreshave, që të dërgojnë vajzat e gratë e institucioneve që ata drejtojnë, të bëjnë kontrollin e gjirit.

“Ej, ministra dhe ministresha, drejtorë dhe drejtoresha, ku jeni e ku s’jeni, vërini në rresht vajzat e gratë që keni ndën hyqëm dhe çojini të bëjnë kontrollin e gjirit.

Është puna për të parandaluar dhe për t’i ruajtur nga një prej më të zezave sëmundje të njerëzisë, por jo vetëm kaq.

Është edhe çështje e dinjitetit njerëzor, edhe e bukurisë trupore edhe e sharmit femëror.

Falenderoj me gjithshka Drejtorin e Spitalit të Traumës, apo siç i themi rëndom, Spitalit Ushtarak, doktor Arben Zenelajn, dr. Vidi Demkon, dr. Najada Jahiqin dhe dr. Xhesika Xhetanin, për impenjimin, gadishmërinë dhe mosmërzinë të kontrollojnë njëra pas tjetrës plot 120 gra, nëna e vajza të Kadastrës Shqiptare.”- shkruan Artan Lame.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje