Këngëtarja Ermira Babaliu jeton prej vitesh në SHBA. Kjo zhvendosje e ndodhur prej më shumë se 20 vitesh nuk ka qenë aspak e lehë për të.
Në studion e Sara Radio Show, Babaliu rrëfeu përvojën e saj vitet e para pas shpërnguljes në Shtetet e Bashkuara.
Ajo tha se gjithçka ndodhi falë Lotarisë Amerikane, një surprizë që e gjeti atë dhe familjen e saj të papërgatitur. Për të, pesë vitet e para kanë qenë të vështira dhe janë shoqëruar shpesh me dilemën “të rri apo të kthehem”.
“Ka qenë viti ‘96, kur kemi luajtur një lotari amerikane, na doli dhe u zhvendosëm.
Pesë vitet e para ishin të tmerrshme.
Çdo ditë unë thoja do të kthehem. Ishim të papërgatitur”, rrëfeu ajo për mikrofonin e TemA TV.
Babaliu shtoi se gjeti përkrahjen e bashkëshortit dhe kujton edhe sot shprehjen e tij: “Në 8 orë ose në 10 orë udhëtim, kemi shkuar 200 vjet përpara”.
Ke kokloqe keni aty si teknik audio qe s’ja ulte dot zerin muzikes ne sfond? Asgje s’i degjuam dot Ermires.
Po pse keto pese vitet e fundit si i ke pasur mi motra. Aq te kenaqur jeni me ate Amerike sa mezi prisni udhetimin e radhes per ne Shqiperi. Thuaj je me fat qe ke shpetuar nga ndonje barbari aty. Se ka llotari kur shkon aty . Po ka edhe llotari kur te sjellin te tjeret. Mjaft me me komente deningruese. Sa flet per Ameriken ti snobe, na thuaj cfare ke bere ndonje gje te mire per Poradecin.