Ky është momenti tragjik ku Anna Kirsopp-Lewis vetëm 34 vjeçe, humbi tragjikisht jetën vetëm dy javë para lindjes të fëmijës së dytë, kur 62-vjeçari Ian Barton humbi kontrollin e makinës së tij Porsche Cayenne 4×4.
62-vjeçari udhëtonte me 200 km/h. Ai e goditi gruan nga pas duke e nxjerrë automjetin e saj jashtë rruge, në një fushë dhe vetë 34-vjeçaren jashtë makinës.
Automjeti i Barton doli në anën tjetër të rrugës dhe nga ngjarja humbi jetën edhe vetë 62-vjeçari.
Anna sapo ishte kthyer nga një pushim i shkurtër me familjen e saj në Cornwall dhe në kohën kur ndodhi ngjarja po shkonte për një vizitë tek mjeku.
Në dëgjesën gjyqësore u shfaqën gjithashtu pamjet që tregonin se 62-vjeçari Barton kishte qenë duke ecur me shpejtësi të frikshme në anën e kundërt të rrugës pranë Warminster, pak momente para aksidentin.
Aksidenti tragjik ndodhi më 18 Dhjetor të vitit të shkuar në Britani. (TemA)