Gazetari rus, Oleg Blokhin ka hyrë brenda një kampi të Shteteve të Bashkuara në Siri, të braktisur nga trupat amerikane, pas urdhrit për largim nga Doland Trump.
Brenda tendave me pamje të vrazhdë, dukej se bëhej jetë komode, me televizion të sheshtë krahas video-lojërave, librave si dhe disa disqe DVD.
Mbi tavolinë, janë parë ushqime të ndryshme dhe pije, si dhe një listë të lokaleve të ushqimeve të shpejta, ku ofrohej pica, mish pule dhe pasta, që kushtonin nga gjashtë dollarë.
Krahas gjërave tjera, ka pasur edhe shishe të zbrazëta me birrë pa alkool. (TemA)