24 vjeçari shqiptar arrestohet si autor i vrasjes së 91- vjeçares italiane

26 Tetor 2019, 22:15Kronika TEMA

Shqiptari Sergio Malaj 24 vjeç është arrestuar nga autoritetet italiane si autor i vrasjes së 91 vjeçares italiane Diva Compagnucci ish mësuese në pension.

Ngjarja ka ndodhur në komunën Tolfa në provincën e Civitavecchias në provincën e Romës. Viktima u gjet në gjendje agonie nga vajzat e saj, dhe ndërroi jetë në spital për shkak të dhunës fizike që kishte marrë mbi trup.

Brenda pak orëve forcat e rendit kanë identifikuar se 24 vjeçari Sergo Malaj, djali i shqiptares që prej disa vitesh punonte në shtëpinë e të moshuarës italiane, është autori i vrasjes.

Motivi që ka shtyrë shqiptarin në këtë vrasje ka qenë grabitje për më pak se 100 euro, që 91 vjeçarja italiane mbante në portofolin e saj. Autori e ka dhunuar rëndë me grushta e shkelma, derisa t’i dorëzonte paratë.

24 vjeçari shqiptar është arrestuar në banesën e tij ku u gjetën dhe veshje të ndotura me gjakun e viktimës. 91 vjeçarja Diva Compagnucci jetonte e vetme në banesë e porta e shtëpisë nuk ishte dhunuar shenjë e qartë se e njihte autorin e vrasjes, e fakt ky që ndihmoj autoritetet italiane të hetojnë tek personat që hynin e dilnin në shtëpinë e viktimës.

Në profilin Facebook të Sergio Malaj janë gjetur fotografi të tij me pistoletë.

7 komente në “24 vjeçari shqiptar arrestohet si autor i vrasjes së 91- vjeçares italiane”

  1. Vaso Pasko says:

    ATE POSHTERSI TE PA SHEMBULLT, AI ZVARRANIK DO E PAGUAJ NE BURG ME TEPER SE NJEMIJ HER. AI ME TE DREJT CDO DIT DO SHKELMOHET E GRUSHTOHET NGA TE BURGOSURIT. AI KUR TE DALI NGA BURGU (PO DOLI) DO JET NJE KERM E LEVIZESHME NE FORMEN E NJERIUT. KETO MONSTRA E SHEMTOJN IMAZHIN E SHQIPERIS NE BOTE.

    1. Fati says:

      Keta lloj shqiptaresh jane produkt i politikaneve tane te ketyre 30 viteve te fundit. Berisha i pari, Nano, Meta dhe Rama me politikat e tyre te hajdutllekut, te budallallekut me egon e tyre per te mbajtur pushtetin me cdo cmim dhe kusht i kane prodhuar keta lloj shqiptaresh.

  2. ana says:

    ptu race e poshter!

  3. Cudia says:

    Plehre!! Nena jote te ka ushqyer ty me buke me paret e te moshuares. Pthuu!!!

  4. Lani says:

    Mund te kete qene njeri i droguar.Familja shkolla dhe rrethi shoqeror ndikojne shume ne formimin e njeriut.

  5. jeta e shqiptarit keerceohet prej 30-vjetesh ,
    nga Treshja Mallkimit Shqiptar [ saleh brrrishi ilir muta lylzim bashah ]
    etj shkerdhata politikan
    qe po terrorizojne Shqiperine dhe shqiptaret .
    qeroni kta kriminele te shitur ke te Huajt dhe Jeta e Shqiptarit
    do ndryshonte si me magji .
    Shqipria do shdrohet ne Amerike …

  6. Anton says:

    Keta lloj shqitaresh, per fat te keq jan produkt sa vij e shtohet. Dhe vij si rrjedhoj e shoqris shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje