Mediat britanike nxjerrin emrat: Mafia shqiptare po përmbyt Birminghamin me “të bardhë”

26 Tetor 2019, 20:45Kronika TEMA

Beteja e Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani kundër mafies shqiptare që përpiqet “të përmbysë” Birmingham-in me kokainë është e vazhdueshme.

Bandat nga vendi ballkanik janë përpjekur të kontrollojnë tregun fitimprurës të kokainës në qytet gjatë viteve të fundit. Heroina është lënda narkotike e kontrabanduar tradicionalisht nga kriminelët në Ballkan për shkak se vendndodhja e tyre është në “shtegun e opiumit” nga Afganistani drejt Evropës.

Por, shqiptarët kanë zbuluar se fitime shumë më të mëdha mund të bëhen edhe përmes trafikut të kokainës. Mbretëria e Bashkuar ka një treg të bollshëm të kësaj lënde narkotike dhe për këtë arsye, ata janë tërhequr për të realizuar operacione në këtë vend. Londra është qendra kryesore e veprimtarisë së tyre kriminale, por të tilla janë krijuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Birmingham-in.

Kjo është një betejë që Agjencia Kombëtare e Krimit thotë se po e fitom, pasi ka burgosur disa prej “bosave” shqiptarë të drogës. Vitin e kaluar, krimineli shqiptar Erald Mema, i cili kryesonte një rrjet kokaine shumë milionëdollarësh në Mbretërinë e Bashkuar, u dënia me 25 vjet burg. Mema është koka e një bande shumë të sofistikuar dhe të organizuar që furnizote tregun me sasi të mëdha kokaine të pastër.

33-vjeçari drejtoi një rrjet i cili tregtonte drogë nga Birmingham-i në Oksford, Londër dhe Bristol. Ai u dënua për dy komplote lidhur me furnizimin me kokainë midis 1 qershorit 2016 dhe 2 dhjetorit 2016.

Madje, gjykata muajin e kaluar mbajti një seancë gjyqësore ku urdhëroi Memën të nxirrte në ankand orën e tij “Rolex”, me vlerë 14.380 paund si pjesë e të ardhurave të krijuara nga aktiviteti i paligjshëm.

Në vitin 2016, Bekim Domi dhe Shkëlqim Dardha u burgosën pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme kokaine me vlerë 120 mijë paund në Birmingham. Kur Policia i mori në pyetje, ata u përpoqën t’ia kalonin fajin njëri-tjetrit për drogën, por më vonë u dënuan me 4 vjet e tetë muaj burg pasi pranuan se kishin si qëllim të furnizonin me drogë Leamington-in.

“Kriminelët nga Shqipëria kanë krijuar një profil të lartë dhe një shkallë ndikimi brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe po zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimit, me qasje të konsiderueshme në tregun e trafikut të drogës, veçanërisht të kokainës.

Agjencia Kombëtare e Krimeve kombinon inteligjencën me aktivitetin operacionial duke synuar grupet e organizuara të krimit, për të cilat droga është vetëm një burim të ardhurash dhe po i përdorin fitimet për të mbështetur forma të tjera të krimit. Kjo përfshin trafikimin e njerëzve, të armëve, korrupsionin dhe pastrimin e parave, të gjitha këto që shkaktojnë dëme, dhunë dhe shfrytëzim”, është shprehur për birminghammail.co.uk një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Krimit. (Birminghammail.co.uk)

4 komente në “Mediat britanike nxjerrin emrat: Mafia shqiptare po përmbyt Birminghamin me “të bardhë””

  1. lisi says:

    Keta monstrat e Europes sikur po zbulojne Ameriken me shqiptaret.Duan t’i hedhin hi syve botes per te fshehur faktin qe drogen ata e zbuluan dhe e tregetojne hapur neper vendet e ture.Shko ne Hollande e ble lirshem neper dyqane.Kjo eshte si puna e pickes se dhise me delen………………..

  2. El Topo says:

    Kane 4 vite qe keta derrat angleze qarkullojne te njejtat emra.

    Shqiptaret jane thjesht pjese e zinxhirit atje.

    Kryesorja jane derrat angleze qe pallohen ne droge dhe jand konsumuesit me te medhenj te droges ne Europe.

  3. Agnlezet jane krimielet e ksaj Bote .
    Krimet e tyre e kolonite e mbare botes shkojne ne Miljona .
    Shqiptaret i jane bashkuar Treny-t te Kohes .
    Sot gjithcka eshte Kokurenc .
    Sepse shqiptaret perbejne nji konkurenc – fillojn e sulmohen nga Shteti i Droguar preej Shekujsh
    Maskarenjt Angleze i kan shume Borxhe Shtetit Shqiptare ,
    si ari e vjedhur etj poshtersira .
    Shqiptaret beje ate qe sot ne Bote e beje te gjithe asgje me shume .
    Tregeti e Drogen uk e shpike Shqiptaret ,
    por Perendoret ja sollen si lexione te Demokracise .
    Tash ,po shtremberojne turinjt Aglezet se shqiptart jae te paret !!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    HAHAHAHAH SA LEGEA JANE ! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje