Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, thotë se Maqedonia e Veriut nuk është penalizuar nga Shqipëria për JO-në e negociatave.
Ai tha se të dy vendet kanë përparuar njësoj dhe meritonin të merrnin dritën jeshile për këtë hap.
“Procesi i ndarjes së dy shteteve, asnjëherë nuk ka qenë pjesë e fjalotir tim politik, sepse mendoj se dy shtetet duhet t’i fillonin negociatat.
Ne harxhuam shumë kohë tek miqtë tanë t’i bindim se nuk bëhet fjalë për anëtarësim të plotë, por vetëm fillim të një procesi që do të vijojë me vite të tëra.
Serbia është në vitin e pestë të negociatave, Mali i Zi është në negociata shtatë vite e gjysëm, e nga ky vit nuk i ka hapur ato kapituj jo më t’i mbyllë.
Kjo është mënyra më e mirë për bërjen e reformave. Një Gjermani dhe Francë që ka arritur për 200-300 vite, ne duam ta bëjmë për shumë më shpejt. Këtë radhë nuk na u mundësua.
Ky është një ndëshkim i pamerituar për të gjithë Rajonin. Rajoni nuk duhet të jetë i harruar. BE duhet të gjejë forma dhe mënyra të afrojë edhe Bosnje-Hercegovinën me Evropën”, tha Pendarovski.
Ndërsa Meta iu përgjigj kështu pyetjes, “Maqedonia e Veriut u penalizua në rrugën evropiane nga Shqipëria?”:
“Ju i mbani mend muajt e ndezura politike, kur kam bërë të gjitha përpjekjet që të ishim më reflektues ndaj disa standardeve.
Kam theksuar vazhdimisht se është shumë e rëndësishme që të përfitojmë nga situata më e avantazhuar në të cilën ndodhet m e Veriut, në mënyrë që të dy vendet tona të përfitojnë çeljen e negociatave dhe të japim disa zgjidhje të brendshme, që ishin të domosdoshme, për të lehtësuar vendimmarrjen, dhe jo të ndodhë e kundërta, që të vështirësohet vendimi dhe për Maqedoninë.
Unë i shpreh mirënjohjen Bundestagut, i cili pavarësisht nga mosdëgjimi nga ana jonë i këshillave të vazhdueshme të tyre për të lehtësuar vendimmarrjen e tyre dhe të udhëheqësve të BE, përsëri arritën të bëjnë një invencion me qëndrimin zyrtar që mbajtën në Bundestag për të hapu rrugën për të dy vendet për çeljen e negociatave, natyrisht duke bërë dhe një dallim të progresit të Maqedonisë dhe progresit që do duhet të bëjë Shqipëria.
Kam theksuar pas kësaj, se dhe vendet e tjera që kanë skepticizëm për ne, dhe që nuk kanë qenë të panjohura për ne, qoftë pretendimet e Holandës, apo të Francës për azilkërkuesit, t’i bashkohen qasjes së Bundestagut, dhe le të jenë të qarta dhe detyrimet që ne duhet të përmbushim.
Tani jemi në këto kushte, që askush s’do dëshironte një situatë të tillë, por mesazhi ynë është dhe do jetë shumë i qartë: ne kemi vetëm një alternativë dhe punojmë vetëm për këtë, që është anëtarësimi i vendeve tona në BE. Kjo është e vetmja e ardhme e sigurt jo vetëm për rajonin tonë, por edhe për vetë BE dhe gjithë kontinentin. Në këtë drejtim është e rëndësishme që të gjithë të reflektojnë”- tha Meta.(TemA)
Iliri kerkon te mobilizoje edhe president in maqedonas te flase kunder Rames. Mbase I ka premtuar leke nga thesi I vjedhur