Raporti i Mehmetit për Enverin: Në komitetin e Partisë të Tropojës janë 10 agjentë të UDB-së

27 Tetor 2019, 11:34Politika TEMA
Raporti i Mehmetit për Enverin: Në komitetin e Partisë të

Nga Dashnor Kaloçi

Paranoja, nënshtrimi, vasaliteti, servilizmi dhe përulja deri në neveri ndaj “Baba Stalinit” e Bashkimit të madh Sovjetik, pas prishjes me Jugosllavinë e Titos në vitin 1949, e bënte udhëheqjen e lartë komuniste të Tiranës që jo vetëm ndaj kundërshtarëve të saj politikë, por edhe pas çdo zyrtari të saj apo njeriu të thjeshtë, të shikonte një armik dhe agjent të UDB-së! Kjo gjë duket qartë edhe te ky dokument i sigluar “Tepër sekret, i një rëndësie të veçantë”, (shkruhet në kapakun e dosjes), i vitit 1953, ku ministri i Punëve të Brendshme të asaj kohe, gjeneral-leitnant Mehmet Shehu, i raporton me detaje dhe hollësira eprorit të tij, Enver Hoxhës, në një informacion të titulluar “MBI DISA ANETARE PARTIE TE RRETHIT TE BAJRAM CURRIT QE IMPLIKOHEN ME ARMIKUN”.

Siç do të shikojmë edhe në dokumentin në fjalë, akuzat dhe dyshimet ndaj 10 funksionarëve dhe titullarëve të lartë të Komitetit të Partisë dhe atij Ekzekutiv të Rrethit të Tropojës, mbi të cilat është mbështetur ministri i Brendshëm, Mehmet Shehu, apo edhe shefat e lartë të Sigurimit, vartës të tij, që ia kanë servirur atë raport, jo vetëm që janë marrë nga të arrestuar nën tortura, por janë sa qesharake, aq edhe monstruoze për vetë ligjet e asaj kohe.

Si p.sh. “Familja e….. dhe krushqia e tij…, ka qëndrim jo të mirë politik”. “Ai… duhet të jetë agjent, përderisa është mik i filanit…”, etj., etj., akuza banale, të cilat bënë që të dënoheshin me vite të gjata burgu dhe internimi me dhjetëra e familje mjaft të nderuara të rrethit të Tropojës, (në rastin konkret), ashtu dhe në mbarë vendin. Dokumentin në fjalë po e publikojmë të plotë dhe pas asnjë shkurtim, duke tentuar të hedhim sadopak dritë mbi atë se si ka funksionuar ai sistem paranojak, apo më saktë, vetë maja e kupolës së lartë të atij regjimi, ku Enveri ka shkruar me dorën e tij mbi raportin e ardhur nga Mehmet Shehu.

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE

MINISTRIA E PUNEVE TE BRENDESHME

DREJTORIA E SIGURIMIT TE SHTETIT TIRANE, më 4.IX.1953

KOMITETIT QENDROR TE PPSH TIRANE MBI DISA ANETARE PARTIE TE RRETHIT TE BAJRAM CURRIT QE IMPLIKOHEN ME ARMIKUN

Organet e Sigurimit të rrethit Tropojës disponojnë të dhëna, të cilat tregojnë se disa anëtarë Partie, midis të cilëve dhe mes atyre që kanë përgjegjësira të ndryshme në Parti dhe në pushtet, implikohen me armikun. Këto të dhëna janë marrë nga agjentura ose janë zbuluar në hetuesinë e zhvilluar gjatë këtij vjeti kundër disa agentëve të UDB-së si Coll Sokoli, Xhem Sadrija etj.

Këta anëtarë partie dhe të dhënat që disponojmë ne për ta janë si më poshtë:

Halit Memija – Anëtar i Byrosë së Komitetit të Partisë dhe shef i Organeve të Partisë së Komitetit, nga katundi Mejdan i rrethit B. Curri, shtresë e pasur.

Në proces-verbalin e tij agenti UDB-së, Coll Sokoli deponon se në takimet që ka pasur me kapo bandën Tahir Hoxha, i cili sot është në shërbim të UDB-së, dhe dërgohet në vendin tonë si diversant, ky i fundit i ka thënë se në vjetin 1945 kur ai lëvizte si i arratisur n’kto anë (Tropojë-Kukës), është ndihmuar nga Halit Memija n’atë kohë ka qenë kapter me forcat e Mbrojtjes Popullit, që ishin në ndjekje të Tahir Hoxhës.

Gjithashtu Coll Sokoli deponon se në vjetin 1946 kur Tahir Hoxha e ka ngarkuar me detyrë të shkonte në Kukës për të marrë postën e Muharrem Bajraktarit, i ka thënë gjithashtu që të takonte Halit Meminë e ta porosiste që të bënte një raport mbi forcat e Mbrojtjes së Popullit, që vepronin në Kukës dhe Peshkopi dhe t’ia dërgonte Tahir Hoxhës.

Nga ana tjetër, Coll Sokoli deponon në vjetin 1952 në takimin që ay ka pasur me bandën e Can Malës (të dërguar në vendin tonë nga UDB-ja), ky i fundit është interesuar që të mësojë vendbanimin e Halit Memisë.

Përveç këtyre që deponon agenti i UDB-së Coll Sokoli, është për t’u shënuar fakti se në dhjetorin e vjetit 1946, Tahir Hoxha me bandën e tij janë rrethuar në shtëpinë e Halit Memisë, por kanë shpëtuar.

Ky është një fakt që provon lidhjet e Tahir Hoxhës me familjen e Halitit dhe në të njëjtën kohë dhe të Halitit vetë, sepse nuk mund të kuptohet se familja e tij të jetë e lidhur me diversantët dhe Haliti të mos ketë dijeni, ose të mos ketë gisht në këtë mes.

Idriz Mulosmani – kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit B. Curri, ka rrethin familjar dhe krushqinë, jo të mirë.

Çështja e tij qëndron si më poshtë: Një far Sali Tahiri, (katundar nga katundet e Rrethit B.Curri, aktualisht i arratisur në Jugosllavi), takohet me shokun Bajram Haxhija, nëpunës në Komitetin e Partisë dhe i thotë se në një bisedim që kishte pasur Saliu me një farë Mehmet Rama, teknik bujqësor i Rrethit, ky i fundit i kishte thënë se Idriz Mulosmani duhet të kishte lidhje me UDB-në. Këtë informatë, Bajram Haxhija ia raporton edhe Komitetit të Partisë edhe Sigurimit të Tropojës. Për të sqaruar çështjen, u vendos që të thërritej Mehmet Rama dhe të pyetej nga organet e Sigurimit dhe kështu u veprua. Në fillim Mehmet Rama hezitoi që të tregonte hollësisht, masandaj deponoi si më poshtë: Aty nga fundi i vjetit 1951 ose fillimi i vjetit 1952, ka qenë thërritur nga Mustafa Avdullaj, (ish-shefi i Seksionit të Bujqësisë në Komitetin Ekzekutiv, tash i burgosur si agent i UDB-së) në zyrën e tij dhe tue qenë vetëm, Mustafaj i tregoi një letër që ia dërgonte (Mustafa Avdullajt), Nik Sokoli. Me anë të kësaj letre, Nik Sokoli i kërkonte informata nga “Shoku” i Partisë, nga “Shoku” i Pushtetit” dhe nga “Shoku” i Ushtrisë. Sipas interpretimit të Mehmet Ramës, “Shoku” i Partisë, ishte Zenel Bardhi, i pushtetit, vetë Mustafa Avdullaj dhe i Ushtrisë, Idriz Mulosmani, i cili në atë kohë ishte kryetar i Degës Ushtarake të Rrethit të Tropojës.

Kaq ka sjarue Mehmet Rama, megjithëse ai duhet të dijë shumë më tepër, sepse vetëkuptohet që ai ka qenë bashkëpunëtor i Mustafa Avdullaut, nuk mund të kuptohet ndryshe ky takim. Mustafa Avdullau, sot është në burg si agent i UDB-së asht pyetur rreth këtyre, por nuk ka deponuar asgjë dhe Mehmet Rama asht në përpunim nga Dega e Tropojës.

Një burim tjetër na informon se në një bisedim që kishte me Mustafa Avdullahun, ky i fundit i kishte thënë se UDB-ja e kishte ngarkuar (Mustafën) që t’ia mbushte mendjen Idriz Mulosmanit që të bashkëpunonte me UDB-në.

Siç shifet, këtu jemi përpara dy rrugëve: që Idriz Mulosmani ka lidhje me UDB-në dhe nga ana tjetër UDB-ja po përpiqet që ta bëjë atë për vete. Kjo çështje mbetet për t’u sqaruar: mundet që Idrizi të ketë pasur lidhje dhe të vazhdojë të ketë akoma dhe për të maskuar këto lidhje, UDB-ja udhëzon agentët e saj të hapin fjalë, se gjoja ajo, (UDB-ja), tenton për ta rekrutuar ose mund të jetë e vërtetë kjo e fundit, dmth., që UDB-ja tenton për ta rekrutuar Idriz Mulosmanin ose i bën të gjitha këto për t’a kompromentuar.

Çel Shabani – kryetar i Komitetit të Partisë dhe drejtor i Ndërmarrjes së Ndërtimit, fshatar i mesëm, gjatë luftës ka qenë pak kohë milic, ka për grua të bijën e agentit të UDB-së, Hoxh Dusha,i cili ka vdek në burg.

Në procesverbalin e tij, agenti i UDB-së, Coll Sokoli deponon në vjetin 1945-1946, Çel Shabani asht takuar me diversantin Tahir Hoxha dhe bandën e tij dhe u ka premtuar se do të bashkëpunojë me ta.

Përveç kësaj të dhëne, organet e Sigurimit nuk disponojnë gjë tjetër për Çel Shabanin.

Zef Halili – shef i Seksionit t’Bujqësisë në Komitetin Ekzekutiv, fshatar i mesëm, ka qenë ushtar në Milicinë Fashiste, ka kryer tre vjet kurs në Itali për roje finance, gjatë luftës ka qenë për një kohë sekretar Komune.

I quajtur Mehmet Rama, (teknik bujqësor), i cili zihet në gojë në pjesën e relacionit ku flitet për Idriz Mulosmanin, kur asht pyetur nga Sigurimi për të treguar shkaqet përse ai nuk ka informuar për ato që dinte dhe të raportojë rreth Mustafa Avdullajt dhe Idriz Mulosmanit, ka deponuar se ia kishte raportuar në parë, Zef Halilit po ky i fundit i pat thënë që të mos merrej me gjëra të tilla dhe të mos ia tregonte kujt, se këto i takojnë Sigurimit dhe ky i fundit le t’i zbulojë vetë.

Asgjë tjetër për sa më sipër nuk kemi për Zef Halilin.

Zef Avdija – shef i Seksionit të Shëndetësisë në Komitetin Ekzekutiv, në vjetin 1939 ka mbaruar n’Itali për roje finance dhe ka shërbyer në këtë armë deri në vjetin 1943. Në shtator të vjetit 1943 ka marrë pjesë në një mbledhje të bajraktarëve të rrethit të Tropojës e Dukagjinit, që u bë në Plavë (Jugosllavi) nën kryesinë e Xhafer Devës dhe në fillim të vitit 1944 ka dalë partizan.

Zef Avdija asht në përpunim agjentural. Për këtë kemi të dhëna agjenturale, të cilat reagojnë se në vjetin 1945-1946 kur ishte komandant kompanie me forcat e Mbrojtjes nuk ka treguar interes në ndjekjen e banditit Nik Sokoli, po përkundrazi e ndihmonte Nikën, tue e informuar mbi lëvizjet e forcave ndjekëse.

Në biseda që ka zhvilluar me agjentin tonë rreth pushtetit, u ka thënë se, ky pushtet po i merr gjithçka popullit, e fjalë të tjera të kësaj natyre.

Bajram Vidrica – drejtor i Grumbullimit në Rrethin B.Curri, fshatar i mesëm.

Në qershorin e vjetit të kaluar i kanë shkuar në shtëpinë e tij diversantët Can Mala, Sali Tahiri, etj. Takimi që ai pati me diversantët që i kishin hyrë në shtëpinë e tij e denoncoi me nji herë tue e paraqitur se diversantët i kishin hyrë në shtëpi kundër vullnetit të tij. Përveç kësaj, nëna e Bajram Vidricës ka njoftuar në qershor të këtij vjeti se në livadh afër shtëpisë së saj kish diktuar tre diversantë, të cilët e thërritën të shkonte tek ata, por ajo nuk pranoi.

Megjithëse Bajram Vidrica i ka denoncue vetë këto gjëra, ai është i dyshimtë sepse: Si është e mundur që diversantët t’i shkojnë në shtëpi me zor dhe të mos i bëjnë gjë? Përse këta diversantë vërtiten pa punë rreth shtëpisë së tij?!

Shaban Haxhija – drejtor i Ndërmarrjes Industriale në Rreth.

Në procesverbalin e tij, agjenti i UDB-së, Xhem Sadrija (në burg), midis të tjerave deponon se në Korrikun e vjetit 1951, kur është takuar me diversantin Halil Mehmetin, ky i fundit i ka pas dhënë një letër për Shaban Haxhinë, tue e porositur në të njëjtën kohë që t’i thonte Shabanit të shkonte në vendin e quajtur Boka e T’planit për t’u takuar me Halit Mehmetin.

Këtë letër Xhem Sadrija ia ka dorëzuar Shaban Haxhisë dhe i ka thënë edhe porositë e tjera që kish marrë nga diversanti, por Shabani nuk ka pranuar as të takohet, as të krijojë lidhje me diversantët. Ky është një fakt pozitiv për Shaban Haxhinë, mirëpo ai as letrën nuk e denoncoi dhe as që informoi njeri për këtë ngjarje. Këtu qëndron dyshimi rreth Shaban Haxhisë.

Shaban Rexhepi- n/drejtor i Kooperativës së Konsumit dhe sekretar i Organizatës Bazë në atë objekt.

Dy dajallarët e tij, Sali dhe Nezir Meta janë të arratisur në Jugosllavi dhe dërgohen si diversantë nga UDB-ja. Si nga të dhënat e agjenturës, ashtu edhe nga hetuesia e zhvilluar kundra agjentëve të UDB-së, të arrestuar gjatë këtij viti, rezulton se Shaban Rexhepi ka mbajtur dhe mban lidhje me dy dajot e tij diversantë dhe kryen detyrat që ata i ngarkojnë. Këto të dhëna janë në një përqindje të madhe të vërtetuara dhe nga Dega e Tropojës, që ka propozuar arrestimin e tij. Për të vendosur mbi këtë çështje i është kërkuar kryetarit të Degës një relacion i hollësishëm, ku të analizohet e gjithë veprimtaria e Shaban Rexhepit, në mënyrë që në bazë të tij (raportit), të mund të vendosim drejt mbi masat që do të marrim.

Ndue e Ded Gjeloshi – të dy vëllezër, fshatarë të mesëm merren me bujqësi në katundin Selcë të Rrethit të Tropojës.

Kemi të dhëna nga disa burime agjenturale se në vjetin 1951 janë takuar me diversantët Ndue Noshi, Pal Çeka, etj., të cilët i kanë strehuar dhe i kanë furnizuar. Gjithashtu, të njëjtat burime informojnë se Nduja dhe Deda mbajnë lidhje me elementë armiq në katund dhe hedhin parulla. Këto të dhëna konsiderohen të vërteta.

Për të 10 anëtarët e Partisë që bëhet fjalë më sipër është njoftuar me një herë sekretari i Parë i Komitetit të Partisë së Rrethit B.Curri, ndërsa për Idriz Mulosmanin është vënë në dijeni K.Q. me datë 23/V/1951.

Përveç të dhënave që implikojnë Anëtarët e Partisë të mësipërm, nga hetuesia e zhvilluar kundra agjentëve të UDB-së gjatë këtij vitit në Degën e Tropojës kanë dalë edhe materiale të tjera të kësaj natyre, që bëjnë fjalë mbi bashkëpunimin me armikun të 4 anëtarëve të Partisë, punonjës të organeve të Punëve të Brendshme të Rrethit Tropojë që janë:                                                                                                           1- Marshall, Can Mala – përgjegjësi i Sekretarisë dhe i Kartotekës së Sigurimit.

2-Marshall, Jonuz Hetemi-referent i Ushqimit (Prapavijës).

3- Kapter, Ram Dega – referent i zbatimit të dënimeve (Polici).

4- Kapter, Zenel Xheli- Punëtor politik i Postës së Nikajt (Polici).

Materialet në drejtim të këtyre të fundit janë të pavërtetuara, por megjithatë kemi marrë këto masa:

1- Marshall Can Mala është transferuar dhe është vënë në dispozicion të Degës së Beratit.

2- Kapter Zenel Xheli është vënë në dispozicion të degës së qytetit B. Curri dhe dy të tjerët me rastin e organizimit do të transferohen nga ai rreth dhe njëri mbas tjetrit do të nxirren në lirim.

KONKLUZION

Nga të dhënat e mësipërme del qartë se:

UDB-ja zhvillon nji veprimtari të gjerë spiunazhi në Rrethin e Tropojës dhe pikësynimet e saj janë Komiteti i Partisë, Komiteti Ekzekutiv dhe Dega e Brendshme.

Se UDB-ja mundohet të kompromentojë dhe të rekrutojë më vonë anëtarë Partie me përgjegjësi në atë rreth.

Tue qenë se anëtarët e Partisë për të cilët bëhet fjalë janë në përgjithësi kuadro me përgjegjësi në Parti dhe pushtet, të dhënat që kanë dalë për secilin nga agjentura ose nga hetuesia duhen analizuar mirë dhe duhen vërtetuar. Por, tue qenë se pjesa më e madhe e këtyre materialeve bëjnë fjalë për veprimtari të vjetër dhe është e nevojshme të drejtohet agjentura në drejtim të anëtarëve të Partisë për të cilët bëhet fjalë, propozojmë vënien e tyre në përpunim agjentural.

MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME

GJENERAL-LEITNANT

(MEHMET SHEHU)

22 komente në “Raporti i Mehmetit për Enverin: Në komitetin e Partisë të Tropojës janë 10 agjentë të UDB-së”

  1. Olimpia says:

    Te gjithe keto informacione cdo shtet serioz i mban sekret.Dihet qe lidhjet agjenturore si rregull transferohen familjarisht,sidomos ne zonat patriarkale.Nderkohe keto informazione Jane absolutisht normale per cdo sherbim sekret.Eshte e parte qe UDB ne marreveshje me sherbime te tjera,luante rolin kryesor per shkaterrimin e Shqiperine.

    1. Raimond vlonjati says:

      Shif sa i eger eshte Mehmeti me te tjetet ne kete rapprt

      Nderkaq vere Mehmeti e lejoi te birin te fejohej me mbesen dhe cupen e nje te deklasuari.

      Dhe atehere , Enveri i tha mire Mehmetit , “ ti dhe Fiqreti qe hiqeshit kaq parimor me te tjetet ,duke ju permendir edhe kusherinjte e shtate ,
      per djalin tend u tregove tolerant, duke e fejuar me bijen e nje te deklasuari “

      Keta , Mehmeti me Co. ishin te gjithe fanatikw ndaj te tjereve , i akuzonin si armiq edhe per gjene me te vogel ,
      ndersa per vete ju lejohej te benin cdo gje

      Ndaj dhe Enveri ua futi Mehmetit me shoke , se e shikonte ligesine e tyre

      Aty ne ca dokumente , tregonin nje rast ku i thane Enverit per nje drejtues qe te shkarkohej , meqe koshte pasur gjyshin ballist

      Dhe Enveri tha , jo more mos e shkarkoni se gjyshi ishte ballist ,por nuk ja ndonje gje
      aq me tepet qe ky djale eshte njeri i mire dhe punetor

      Pra me shume luften e klasave e benin te eger keta sherbetoret e Enverit , jo Enveri

    2. Mark says:

      Agjent i UDB nga Tropoja? Nuk ka mundesi

  2. Arber says:

    Shqiperia pas Luft,Dyt.Boterore menjehere shpalli armiq dhe agjent gjithe aleancen europiano perendimore dhe SHBA. 3 vite pas L.D.Boterore shpalli armik Jugosllavine. 15 vite pas L.D.Boterore shpalli armik BS dhe 30 vjet pas L.D.Boterore shpalli armik gjithe boten perveç Republikes Domenikane,Korene e Veriut dhe Vientamin. Spastrimet me te rendomta ishin per agjentura te UDB,KGB dhe CIA. Ne fund Memheti me Kadriun qe zbuluan gjithe agjenturat shqiptare, u shpallen Kryeagjente te UDB,KGB dhe CIA, osi siç thoshte veri,polliagjent. Nuk e di por enveri ju mveshi edhe agjent MI5, SIS, etj. Eshte e habitshme qe gjithe keto fonde kane shkuar per zbulimin e agjenteve dhe armiqve, nderkohe popullsia fshatare nuk kishte mundesi te realizonte plane per miser e grure.

  3. Buda says:

    Materiali i botuar eshte deklasifikuar dhe del ne publik me nje rregull shkencor qe te jete i plote.
    Rendesia e botimit te ketyre materialeve ish=sekrete qendron ne faktin se agjentura rekruton anetare te rinj nga kontigjenti i tij i vjeter.
    Per kete arsye, duhet te jemi ne dijeni te gjithe, per t’ia djegur letrat ne dore sigurimit te sotem armik serb.

  4. MAJAKOVSKI says:

    Perderisa kane ndihmuar njerzit e lidhur me UDBne keto jo vetem spiune por armiq ne gjak kunder atdheut. Edhe sot I denoja per sherbimet antishqiptare ne ate kohe. Nqs ato ose familjaret e tyre kane marre shperblime si te persekutuar politike duhet tiu merret mbrapsht.

  5. fteri says:

    Raporti i M.Shehut është absolutisht real sepse armiqët kan mobilizuar tërsisht baltën e kombit brenda dhe jasht shqipërisë për të rrëzuar pushtetin popullor me rekrutime .armë ,para flori ,me të gjitha agjenturat e bajrektarve e zagarve të rrezikshme të veriut ,të jugut ,të lindjes e perëndimit që ishin lidhur me armiqët amerikan.anglez ,gjerman ,jugosllav e grek e italian ,përfshi dhe aktivitetin e mbretit tradhëtar , IBRET Zogut hajdut. Sepse bandat e Llesh Marshit dhe Preng Calit kishin hyrë me 22 janar 1945 për disa orë në Koplikme me zjarr e hekur ,dhe donin të sulmonin shkodrën ,por u dëbuan me armë dhe mundën nga forcat e mbrojtjes popullit menjëher ,disa ikën jashtë teritorit të RPSSH,për tu vënë në shërbim të agjenturave të huaja dhe për tu përdorur përsëri si mish për top në atdheun e tyre të paguar me stërlina dhe dollar të turpit me faqe të zezë si mercenar të imperjalizimit .

    Po në atë kohë në malet e Mirditës FORMOHEJ komiteti i Maleve me kryetar dy xhelatë Mark GJONmarkaj dhe Muharrem Bajrekari që vrisnin komunistët prapa shpine duke pritur zbarkimin e anglezve si çeshtje ditësh.Më 7 gusht Ndue Pjetër Gjonmarkaj ,personi që ka pranuar se ka urdhëruar vrasjen e Bardhok Bibës tha e vrava se ai kishte autoritet e besim absolut në Mirditë pasi ai dinte të bënte popullin për vete.Prandaj e vranë se Gjonmarkajt jo vetëm se ishin lidhur me agjenturat e huaja ,por nuk mund të pranonin një “kapidan” që do të mbronte interesat e njerzve të thjeshtë ,jashtë interesave e ndikimit dhe autoritetit tradicional bashibozuk të derës kapidanit mirditës.E vranë Bardhok Bibën kur ai kishte në dorë projekta e strategji të reja zhvillim të mirditës ,ishte tribun i Mirditës do ta zhvillonte mirditën sa qindra vjet regjimi kriminal i bajrektarve të mirditës ,shkodrës ,pukës tropojës ,kukësit dibrës e me radhë kriminel të agjenturave të huaja .

    Zona e Tropojës,SHkodrës Dibës ,kukësit ,kurbinit ,lezhës,burrelit etj ,u ndodhën mbas çlirimit vendit në një situatë të vështirë subversive ,ata u8 gjendën midis dy zjarreve .Nga njëra anë bandat e armatosure e agjentuarat e jashtmme të egërsuara nga humbja e pushtetit .Nga ana tjetër përpjekja e pushtetit të ri për të vendosur shtetin dhe ligjin .Mos të harrojmë se kuadrot kryesor drejtues të rretheve edhe të tropojës u vunë në shinjestër të bandave raksionare ,ose të prnonin bashkëpunimin me ta si sabotator e agjent për përmbysje të pushtetit ,ose do të goditeshin.Periudha e mbas çlirimit i kushtoi shumë komunist të vrarë nga bandat e armatosura dhe agjentët e huaj.në Rrethet e veriut.
    Agjenturat e huaja për përmbysje të pushtetit komunist ishin më këmbë.Grupe agjentësh të ardhur gjoja si vizitor .duke rekrutuar me hirë e pa hirë ,diku në emër të besës ,miqësisë e traditës ,diku mes shpërblimit me dollar e stërlina e lek u8 implikuan me bandat e disa familjeve që vërtet spiunonin e sabotonin pushtetin e popullit sidomos ato zona kufitare që natën iknin jashtë kufirit në kosovë apo në maqedoni ,apo në janinë e rreth kufirit takonin agjent të hauj dhe merrnin detyra për sabotime ,luftë politike , ,nga brenda e jashtë ,me presione të ndryshme ,pa harruar edhe dobësimin e sabotazhin ekonomik,pasi vetëm në këtë mënyrë qeveria e re do të kërkoi ndihma nga amerka e cila do tu jepej me kushte të rënda.Ki parasyshë sabotatorët e kuçovës ,Fulci u trgua dorë lëshuar duk paguar 20 mijë franga gjithashtu u lidhi rroga të majme sabotatorve për tu dhanë zemër :Fonde kemi sa të duash ,veçse sabotoni e vrisni agjitatorët e komunistët .dhe mos u çuditni se të gjtha ato të dënuar në tropojë nuk bëheshin pa baza,se grupet e të arratisurve të monarkistve,të rezistencës ,të social demokratve ,lidhjet me të arratisurve Llesh Marshi ,Gjon MARKAGJONI,Muharrem Bajrektari ,(koiteti maleve)paria kriminale e Dibrës ,Fiqiri Dibrës (ish kryeministri kuisling në kohën e nazistve).Hysni Dema ish komandant i xhandarmarisë në[ kohën e Nazistëve )dhe Alush Leshanaku (ish oficeri i fashistve )Puna agjenturore zhvillohej me përpikëmëri për ta bërë më të sigurtë rrëzimin e pushtetit popullor bëhej sabotim ,rekrutim kuadrosh .Mos harrojmë se 18 qërshor 1946 u kap i gjallë edhe Llesh Marashi ,së bashku me Zenel Shehun itani quhej Oskar Frederik ,kurse Halil Branica JU VU EMRI mister Uiliams të dy kapitenët besnik të të gardës mretrore në pallatin e v. 1937 të Ahmet ZOGUT ,u kapën si mi nga organet e ministrisë brendëshme shqiptare të legjendarit Enver Hoxha. Kësajë pune i thonë të gjithë agjentët e tradhëtarët ,shkuan për lesh dhe u kthyen të qethur .

  6. Vizitori ne Peshkopi says:

    @@@Dashnor Kokeloqi….Ku e gjen dhe “Shikon” Familjet e “Nderuara” ne Shkrimin e Mesiperm?????????????
    1-Kemi te bejme me nje “Shkrim-Informacjon”…qe sjellin Fakte,Udhezime ,Dyshime per Persona te Caktuar..qe Ministri i Brendshem i Kohes M.Shehu..ja Drejton…Udheheqjes se Shtetit,pra ne funde te fundit Bene DETYREN e tije..
    2-Nuk kemi Nevoj te na “Tregoni Ju Familjet” e “Ndershme”…qe na kane pasur Lidhje te Drejteperdrejta me Agjente apo Bashkepunetore Vullnetare-te Blere nga UDB-ja..KUNDER SHTETIT TE KOHES, qe ishte Shtet i KlASES-Punetore dhe Fshatarsise Punojnese(Per Kohen)…
    3-Nuk kemi asnje Agjente apo Bashkepunetor te AGJENTURAVE TE HUAJA , ne Shqiperi..as se si dhe KURRE SE SI, kemi vetem “Heronje ” qe kane Bashkepunuar me Serbet..per te na “Sjelle Demokracine”….”Demokraci te Djegjes dhe Shkaterrimit total te Vlerave shoqerore, dhe Kombit Shqipetare ne Pergjithesi…
    Nje pyetje Dashnor Koleloqi:Sali Berisha mos bente Pjese ne Grupin e Familjeve te “Ndershme”…qe Luftonin per “Demokraci”????????????Sali Berisha…dhe Lidhja Martesore me Sllobodanken..te Bijen e Milices Togere e UZNOS-paraardhese e UDB-se mos valle jane Rastesi?????????Ik dhe Pirdhu..o Dashnor..qe duket se je “Prostitute Serbe”..
    kame degjuar se je nga Kala e Dodes Peshkopi???Vertet???Duket se te shkojne pershtat Shkrime te tilla….
    e kame vizituar Peshkopine ne vitet 1988-te 1990-te para se te Hapeshin Kufijet…SHUMICA I KISHIN SYTE NGA “sheri-Maqedonas” ju e kuptoni me mire se une….se c´fare dua te them :ME QE JENI DHE Nga Kala e dodes…lol

  7. Roberto says:

    O PLEHU Dashnor Kaloci nuk eshte paranoje jo por kane qene te verteta me fakte te pakundershtueshme qe TI dhe ata qe te cileve i djeg e cilesojne si paranoje te rregjimit. Kjo nuk ju pelqen prandaj vazhdoni duke hedhur balte per te gjitha ngjarjet e verteta.Keni dashur te shtremberoni historine e Luftes per liri vetem e vetem se Ballistet apo bashkepunetoret e fashizmit duan te rregullojne biografine dhe te dalin si clirimtare neper librat e historise se Shqiperise. Eshte nje popull i tere qe c’fardo te thoni ju nuk e zhbeni dot te verteten me gjithe gabimet,krimet dhe abuzimet ne kohen e komunizmit.Pse nuk flet per krimet e demokracise ti Dashnor????Fol pse nuk flet?? Ka krime nga me monstruozet dhe i ke te fresketa nga Izet Haxhia qe shume nuk e besojne dhe kujton se kerkon te shpetoje lekuren????? JO Dashnur Kaloci.Askush nuk mund te beje deklarime te rreme sepse nese kerkon te lehtesosh poziten tende e rrendon me keq pastaj keto ngjare i dime dhe nuk eshte hera e pare qe i degjuam nga goja e Izetit por Izeti i di me detaje.Une shpresoj qe shteti te garantoje maksimalisht jeten e Izet Haxhise,Idajet Beqirit qe eshte avokati i tij dhe ka dokumentat e ngjarjeve si dhe te pjesetareve dhe familjareve te tyre sepse Berisha vepron edhe ne heshtje njesoj si dikur per te shpetuar vehten e tij,familjen dhe nderin e qelbur qe ka.

  8. Alban Dega says:

    CILI ISHTE “AGJENTI”RAM DEGA

    MIRUPAFSHIM BABAI YNE I MIRE RAM DEGA …

    – Elegji per nje baba shembullor

    – Nga Agim e Alban Dega, Nju Jork

    Sot zemra jote me tre te rrahurat e fundit te shkeputi nga gjiri yne. Te ndau nga ne.
    Sot zemra jote me tre te rrahurat e fundit na lendoi zemrat si asnjehere sa ishe midis nesh, sa ishe me ne, sa ishe per ne, sa ishe ne ballin tone… E i tille do te mbetesh pergjithmone perderisa zemrat tona moren ne gjirin e vet edhe te rrahurat e fundit te zemres tende deri ne pafundesi!
    Na lendove zemrat e na permbyte syte kater brezave qe mbajne ADN-ne tende sepse zemra jote rrahu e do te rrahe gjithnje edhe per ne e bashke me ne sa te kete jete mbi dhe!
    Sot e tutje nuk do te presim deri ne enderr dritat e autobuzit qe shfaqeshin ne kodrat e Cerrnices apo Qafen e Luzhes kur ishim femije e vije nga larg qe ne te shkonim sa me lart ne rrugen e jetes!
    Jeta qenka shume e shkurter baba e mire- shok i pashoq!
    Aq e shkurter sa edhe 92 vjet te jetes tende na duken sonte si nje fektime drite ne universin pafund vite drite… Sa cil e mshel syte tu qe u shuan sot duke na dhene me shume drite e jete syve e mendjes sone!
    Sot e mbrapa nuk do te presim me me ankthin e femijes protektorin tone te bere qulle nga maja e kokes e deri tek sholla e kepuces nga shiu e nga debora, ne mes stuhive alpine e as meqavave vrastare, mes lukunive te ujqerve e dalldive te motit… Here me nje liber te ri e here me nje hardhi… Kurre duarbosh!
    Qysh sot i dashur mbrojtesi yne kreshnik si Mujo e Halili na le pa mburojen e fjales e keshilles tende prej largpamesi te pagabueshem sepse ate na e shartove ne shpirt e zemer , ne tru e ne cdo hap sic vec ti dije.
    Faleminderit babai yne i dashur per jeten qe na dhe e mesimet qe na mekove qe kur filluam te shohim e kuptojme se cfare eshte bota e jeta e deri ne tri te rrahurat e fundit te zemres tende te madhe sot.
    Faleminderit babai yne i dashur per keshillat e cmuara qe na u bene drite ne rrugen e jetes per ta jetuar ate me nder e dinjitet e jo duke u zvarritur e qyrravitur pas cilitdo qe hidhte nje krodhe apo kacidhe skllaverie me shume…
    Faleminderit shume i shtrenjti e mencuri baba qe i paraprive me dekada koheve qe kaluam e jetuam ne pese kontinente prane teje apo nga fundi i Botes!
    “ Mesoni anglishten….” na thoshje kur rusishtja ishte e detyruar dhe ne mode.
    “ Mesoni makinen” na keshilloje kur makinat ishin “molle ndalueme” e privilegj i nje pakice.
    “Mbroni tituj shkencore se shkenca eshte motorri i perparimit te Botes“ na keshilloje.
    “ Mos premtoni qiellin perderisa jemi me kembe ne Toke”… e shume e shume mesime si keto do te mbeten nje trashegimi e arte nje thesar i cmuar ne rrugen tone te jetes.
    I rrepte por i dhimbsur si ti . Largpames si ti… I kujdesshem si ti … I disiplinuar si ti . I rregullt si ti… Kerkues si ti. I ndershem si ti… I drejte si ti… Skofnar si ti ne cdo veprim e ne cdo hap . Krenar si ti….
    Ti mbetesh krenaria jone. Ti mbetesh burim drite ne pafundesi ne rrugen tone te jetes sepse shembulli, trimeria , drejtesia … krejt jeta jote eshte drita e jetes sone. Ti je vete krenaria jone!
    Jo vetem e jona, por edhe e vendlindjes sone Malesise se Gjakoves- perle natyrore e njerezore.
    “ Ti nuk me dhimbsesh as sa nje gisht i Sali Berishes qe e kam beshkevendas e me ka shpetuar dy here jeten” , i the Fatos Nanos kur i dhe bese e jatak ne vatren tone ne Bajram Curri ne dimrin e serte politik e klimatik te 1992. “ Por sot qe je ne shtepine time ti vlen me shume se krejt familja ime e mos ta beje tert syri se pa shkele mbi kufomat tone nuk te preket asnje qime floku o Fatos Nana…. !”
    Dhe e mbajte besen. Na e zbardhe faqen jo vetem ne e fisit tone, por krejt Malesise se Gjakoves…
    U bere legjende e gjalle e beses, bujarise, trimeriese dhe mikpritjes malesore e shqiptare. Ishin keto vlera madhore shqiptare qe shpetuan vendlindjen tone jo vetem nga turpi i pabesise, por edhe nga cdo gjakderdhje qe ishte ne zgrip . Gjithcka kaloi pa u thyer nje xham e pa u prekur nje qime floku askujt! Faleminderit baba i dashur … Pse!?
    “Nuk kam pushke per asnje shqiptar” ishte shprehja jote qe e perserisje shpesh. “ Jemi shume pak per tu kacafytur me njeri tjetrin“.
    Drite te paste shpirti e mendja e ndritur babai yne shembullor Ram Dega. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe me ty i shtrenjti baba….
    Kishje dy plage te pambyllura ne trup. Te dyja nga armiqte e Shqiperise e mbare njerezimit : njera nga nazistet germane dhe tjetra nga terroristet e UDB-es gjakatare te Beogradit.
    Jane tri prova gjaku e atdhetarie qe te stolisin jeten tende shembullore qe e deshe aq shume e luftove deri ne frymen e fundit te saj tamam si nje luftetar trim e i paepur i jetes kunder vdekjes.
    Faleminderit babai yne i dashur… Secila prej tyre do te mjaftonte per te te dhene pavdekesine!
    Faleminderit babai yne shembullor, krenaria jone dhe e krejt Malesise se Gjakoves!
    Lamtumire shoku yne e shtrenjte Ram Dega !
    Lamtumire vellai yne i shtrenjte Ram Dega !
    Lamtumire mesuesi yne i pagabueshem Ram Dega !
    Lamtumire keshilltari yne i kudondodhur ne castet me te veshtira e ne ditet me te mira, RamDega
    Lamtumire Babai yne i mire Ram Dega…!?
    Jo lamtumire ! Per ty kurre nuk do te kete lamtumire…
    Per ty ka vetem: Mirupafshim. Mirupafshim sepse ne cdo hap, ne cdo cast , ne cdo rrethane shofim per mire shembullin, keshillen, largepamesine tende !
    Mirupafshim babai yne i mire Ram Dega !

    Nju Jork, me 9 Tetor 2011.-
    Fjala e percjelljes ne varrezat “Greenwood Union Cemetery” Harrison Westchester County Nju Jork me 13 Tetor 2011.
    Botohet pa asnje ndryshim

    1. Roberto says:

      Ngushellime te sinqerta per humbjen e babait tuaj te dashur.U prehte ne paqe.

  9. fteri says:

    o ‘moderator i G.nderuar -Tema vë komentin e Fterit ?

  10. Alban Dega says:

    FALEMINDERIT ZOTI DASHNOR KALOCI!

    … dhe epilogu “ spastrimit” te babait tim Ram DEGA pas ketij raporti ogurzi…

    Faleminderit per qemtimin e zbulimin e dokumenteve teper sekrete te kupoles se katrahures komuniste te Enver Hoxhes, Mehmet Shehut dhe Bandes se tyre.
    Jane dokumente origjinale qe nxjerrin ne drite fakte historike per shqiptaret kudo ndodhemi.
    Aq e eger ka qene ajo diktature sa edhe babai i komunizmit boteror Stalini e kritikoi Enver Hoxhen ne takimin e tyre ne Kremlin per ashpersine ndaj dese, sidomos asaj Katolike, per kooperativizimin me dhune te bujqesise e blegtorise shqiptare dhe artizanatit, per qendrimet e ashpra ndaj SHBA-se dhe Perendimit!
    Aq barbare sa kur xhelati Mehmet Shehu i Mbi rest dhe jep leksion trurit te udheqjes kineze kryeministrit Cu En Lai se “ ne ua presim kokat armiqeve te marksizem- leninizmit” ai i pergjigjet “ kokat e njerezve nuk jane lakra”
    Aq c njerezore sa edhe Rumania e Causheskut dhe Kuba e Fidel Kastros, sic e kam shkruar qe ne janar 1991 ishin Perendim ne krahasim me sundimin diktatorial te Enver Hoxhes.
    “ ju shqiptaret jeni treguar teper te ashper me kundershtaret tuaj politike” i tha fjale per fjale Kastro, ish-ministrit te Jashtem te Shqiperise Reiz Malile naten e 9 dhjetorit 1990, kur na njoftoi se ne Tirane kishin filluar protesta te medha studentore dhe ia dha nje top njoftimesh te agjencive boterore te lajmeve atij dhe ambasadorit tone ne Havana + Z. Clirim Cepani qe nuk dinim asgje deri ne ate cast.
    Ne kete rast po bej edhe nje sqarim shume domethenes se cfare ndodhte me “ agjentin e UDB-se” babain tim Ram Dega, ne kohen qe pergatiteshin keto raporte teper sekrete te Mehmet Shehut per Enver Hoxhen.
    Ai ishte plagosur per vdekje nga nje bande terroriste e UDB-es serbe tek Shkambi ( Shkembi ) i Rajes ne Nikaj Mertur dhe nje koleg i tij u vra ne vend.
    Ai po luftonte me vdekjen ne Spitalin Ushtarak ne Tirane, ku vetem zotesia e Dr. Veli Totes dhe e nje Dr. Ruse Tatiana ia shpetojne jeten.
    Sapo del nga spitali i thote gjyshes Hanife Kulicaj, Dega- drite i paste emri e shpirti, “ Nane ma baj gati nje jastek me puplat e pulave dhe nje postagji ( le kure deleje ose dhije) se do me cojne per kurim ne Bullgari ose BS, pasi me kane zbulue diisa cifla xhami nga bombat e gjermane dhe te ketyre bishave te Rankovic- Titos , sa ta rimarr veten do iki .!”
    – Mor bir a mos eshte ndaj hile prej ktyne taneve… se… asht kohe e veshtire….”
    Nuk ndodhi asnjera as tjetra, por dy muaj mbrapa sic e thote Raporti i Mehmetin ai vertete u spastrua nga policia.
    Ato cifla iu hoqen nga koka e babait tim Ram Dega pas 50 vjetesh nga mjeket amerikane te Spitalit Albert Ajnshtajn ne Nju Jork vetem dy jave para se te nderronte jete…
    Faleminderit Zoti Dashnor Kaloci…!
    Keep going … Vec perpara ne punen dhe veprimtarine tende skrupuloze hetimore shkencore te sakte dhe me fakte te pakundershtueshme..
    E verteta edhe vonon po nuk harron, edhe zhytet por nuk mbytet, edhe falsifikohet por nuk mbulohet pergjithnje.
    Nje fakt vlen me shume se nje thes me pallavra, ka thene babai i gazetarise dhe “ The New York Times” Sulzberger! Kam pase fatin ta degjoj e shenoj drejtepersedrejti nga goja e tij ne bllokun tim te shenimeve gjate nje konfererence te tij me gazetare nga e gjithe Bota pjestare te nje programi pergatitor te UNDPI ne OKB ne tetorin e vitit 1990
    Faleminderit !

  11. Atross says:

    Me te miret burra te Malesise u denuan per budalliqet e pushtetit komunist qe kurr nuk nuk e deshi Tropojen.
    Ne ferr shkofshin te gjithë ata që spiunuan per nje perfitim koti.
    Halit Memia ishte i nderuar dhe rrespektuar, njeri me vlera e atdhetar i flakt. Ai kurr nuk do të bente veprimin me te vogel kunder Atdheut,kunder miqeve.

  12. Alban Dega says:

    Mirenjohje

    FALEMINDERIT ZOTI DASHNOR KALOCI DHE TEMA !

    … dhe epilogu “ spastrimit” te babait tim Ram Dega pas ketij raporti ogurzi…

    Faleminderit per qemtimin e zbulimin e dokumenteve teper sekrete te kupoles se katrahures komuniste te Enver Hoxhes, Mehmet Shehut dhe Bandes se tyre.
    Jane dokumente origjinale qe nxjerrin ne drite fakte historike per shqiptaret kudo ndodhemi.
    Aq e eger ka qene ajo diktature sa edhe babai i komunizmit boteror Stalini e kritikoi Enver Hoxhen ne takimin e tyre ne Kremlin per ashpersine ndaj dese, sidomos asaj Katolike, per kooperativizimin me dhune te bujqesise e blegtorise shqiptare dhe artizanatit, per qendrimet e ashpra ndaj SHBA-se dhe Perendimit!
    Aq barbare sa kur xhelati Mehmet Shehu i Mbi rest dhe jep leksion trurit te udheqjes kineze kryeministrit Cu En Lai se “ ne ua presim kokat armiqeve te marksizem- leninizmit” ai i pergjigjet “ kokat e njerezve nuk jane lakra”
    Aq c njerezore sa edhe Rumania e Causheskut dhe Kuba e Fidel Kastros, sic e kam shkruar qe ne janar 1991 ishin Perendim ne krahasim me sundimin diktatorial te Enver Hoxhes.
    “ ju shqiptaret jeni treguar teper te ashper me kundershtaret tuaj politike” i tha fjale per fjale Kastro, ish-ministrit te Jashtem te Shqiperise Reiz Malile naten e 9 dhjetorit 1990, kur na njoftoi se ne Tirane kishin filluar protesta te medha studentore dhe ia dha nje top njoftimesh te agjencive boterore te lajmeve atij dhe ambasadorit tone ne Havana + Z. Clirim Cepani qe nuk dinim asgje deri ne ate cast.
    Ne kete rast po bej edhe nje sqarim shume domethenes se cfare ndodhte me “ agjentin e UDB-se” babain tim Ram Dega, ne kohen qe pergatiteshin keto raporte teper sekrete te Mehmet Shehut per Enver Hoxhen.
    Ai ishte plagosur per vdekje nga nje bande terroriste e UDB-es serbe tek Shkambi ( Shkembi ) i Rajes ne Nikaj Mertur dhe nje koleg i tij u vra ne vend.
    Ai po luftonte me vdekjen ne Spitalin Ushtarak ne Tirane, ku vetem zotesia e Dr. Veli Totes dhe e nje Dr. Ruse Tatiana ia shpetojne jeten.
    Sapo del nga spitali i thote gjyshes Hanife Kulicaj, Dega- drite i paste emri e shpirti, “ Nane ma baj gati nje jastek me puplat e pulave dhe nje postagji ( le kure deleje ose dhije) se do me cojne per kurim ne Bullgari ose BS, pasi me kane zbulue diisa cifla xhami nga bombat e gjermane dhe te ketyre bishave te Rankovic- Titos , sa ta rimarr veten do iki .!”
    – Mor bir a mos eshte ndaj hile prej ktyne taneve… se… asht kohe e veshtire….”
    Nuk ndodhi asnjera as tjetra, por dy muaj mbrapa sic e thote Raporti i Mehmetin ai vertete u spastrua nga policia.
    Ato cifla iu hoqen nga koka e babait tim Ram Dega pas 50 vjetesh nga mjeket amerikane te Spitalit Albert Ajnshtajn ne Nju Jork vetem dy jave para se te nderronte jete…
    Faleminderit Zoti Dashnor Kaloci…!
    Keep going … Vec perpara ne punen dhe veprimtarine tende skrupuloze hetimore shkencore te sakte dhe me fakte te pakundershtueshme..
    Faleminderit Gazeta “ Tema”, botuesit Mero Baze dhe stafi tuaj qe pasqyroni dokumente dhe deshmi origjinale per ate katrahure…
    E verteta edhe vonon por nuk harron, edhe zhytet por nuk mbytet, edhe falsifikohet por nuk mbulohet pergjithnje.
    Nje fakt vlen me shume se nje thes me pallavra, ka thene babai i gazetarise dhe “ The New York Times” Sulzberger! Kam pase fatin ta degjoj e shenoj drejtepersedrejti nga goja e tij ne bllokun tim te shenimeve gjate nje konfererence te tij me gazetare nga e gjithe Bota pjestare te nje programi pergatitor te UNDPI ne OKB ne tetorin e vitit 1990
    Shume faleminderit Zoti Dashnor Kaloci dhe gazeta ”Tema”!

  13. Alban says:

    KRENAR PER BABAIN TIM TE NDERUAR

    – Ram Ali Dega trim, simbol drejtesie, burrerie, bese, mikepritjeje legjendare i Malesise se Gjakoves

    – As Elez Biberaj nuk do te ishte lindur fare e aq me pak do te ishte sot ku eshte po te mos kishte qene im ate dhe besa e tij, e xhaxhait Brahes dhe sivellait te tij Rexhep Deges e krejt fisit te Ibrahim e Zenun Izlamit ( Se shpejti do te lexoni fakte te gjalla te panjohura as nga Elezi dhe familja e tij )

    – Kemi qene si nje familje ne nje stan e ne dy shtepi me gjyshin e tij burre mbi burra Kadri Sokolin e krejt familjen e tij prej nje shekulli …. Teme ne vete kjo !

    Babai im Ram Dega mbajti ne trup per vite ciflat e xhamave te bombave te nazisteve gjermane dhe te terroristeve UDB-es se Rankovicit qe ia hoqen mjeket e Spitalit Albert Ajnshtajn te Nju Jorku.
    Ne njeren prej ciflave kishte mbetur simboli i nazizmit, kryqi i thyer i Hitlerit cka i mahniti tre mjeket cifute qe e operuan dhe per tre muaj pati trajtim te posacem me dhome te vecante me inermere tek koka 24 ore ne 24 ore…. me kujdes ateror prej tyre .
    Vetem nje operacion i tij kushtoi $ 665 000 dollare amerikane dhe fatura per tre muaj ne spital shenoi shifrat $ 00.00 per familjen!
    Ndersa kryeterroristi Mehmet Shehu i shkruante ne Raportin “ Teper Sekret “ per Qoftelargun Enver Hoxha “ Ram Degen do ta spastrojme ne rastin me te pare “ekzakt mr 3 nentor te vitit 1954, ndersa babai im po luftonte me vdekjen ne spitalin ushtarak te Tiranes, nga 5 granata te hedhura kunder tij nga mercenaret e terroristet e Aleksander Rankovicit, qe e lane per te vdekur tek Shkambi i Rajes ne Nikaj Mertur te Tropojes…
    Ia shpetoi jeten nje mjeke e talentuar ruse qe punonte dhe Dr. Veli Toto! Kjo ishte kucedra komuniste !
    Jo vetem e spastruan nga puna por per pak edhe nga jeta!
    Tri atentate iu bene por Zoti e zotesia e tij e shpetoi nga vdekja !
    Une e kushdo qe e ka njohur babain tim jemi krenar per babain tone te nderuar Ram Dega drite i paste emri dhe shpirti ne Parajse !
    Trim si ai!
    I drejte si ai!
    I serte por mendjehapur e zemergjere si ai me ne e me te tjeret!
    I beses e mikeprites legjendar si ai, si Nena ime, vellai Agimi dhe krejt familja Dega, qe i shpetoi jeten e nderin Fatos Nanos e Malesine e Gjakoves nga nje vellavrasje me pasoja te paparashikueshme kur hordhite e Saleh Millosh Putaninit dhe Gavroshit te tij Azemit rrethuan shtepine tone ne Bajram Curri me 28 janar 1992 dhe kerkonin tu dorezonim mikun per ta lincuar e ndofta edhe vrare…
    Nuk iu prek as nje qime floku ne saje te burrerise se babait, nenes, vellait, kunates trimereshe nga Corrushi i Mallskstres, te kusherinjve tane trima Avni e Fatmir Dega!
    A e di cfare i tha im ate Fatos Nanos ne ato caste To be or not to be- Jete apo Vdekje:
    – O Fatos Nana ! Sali Berishen e kam si vella se eshte prej nahijes sone e nje gisht i tij me dhimbset ma shume se ti. Dy here e ka lene mesimin pergjysem e ma ka shpetue jeten nga parainfarkti . Pra i jam borxh trefish me jeten time!
    Po sot qe je mik ne shtepine time edhe nje thue i joti e shokeve tu vlen ma shume se krejt na si familje, prandaj rri i qete e mos ta bej terrt syri se nuk guxon kush me ta preke nje qime floku pa kalue mbi kufomat tona e pa te nxjerre shendosh si kokrra e molles prej Malesise se Gjakoves…
    Mirese ke ardhe e ta cojme kete gote raki per shendetin tend, familjes, te Fatmirit ( Kumbaro ) dhe ketij kavajsit qe te ruan ( truproja trim i Nanos) se me takon pasi kam qene tifoz me Besen e Kavajes….
    Edhe Fatosi edhe Fatmiri edhe bodigardi nga Kavaja jetojne dhe jane deshmitare pamore te kesaj bisede.
    Dikush mund te sajoje e mashtroje per te vdekurit se ata nuk flasin e as deshmojne por jo per te gjallet!
    Kush harron e perdhos, kush shet gjakun e te pareve shet edhe atdheun edhe shpirtin tek i pari qe e paguan me shume !

  14. PO , PO says:

    Ore Kaloqi , … me idjotesite e tua , qe po brockullit per dite ,
    na i mbushe mendjen plotesisht qe , je nje kellire e vjeter e
    UDB-se , qe kerkon te lajsh m**** me sh**** ! Je nje antishqiptar
    i terbuar ! I ben keto felliqesira , per te mbjelle konfuzion e
    dyshime , pervec mjaft te tjerave , te zbehish bindjen e pa tundur
    te njerezve , se ne Tropoje , e jo vetem atje , UDB-ja ka pasur dhe
    ka ende rrjet te fuqishem spiunazhi, me ata Biberat , Elezet e nje
    tufe me deeeeeerrrra , ne krye te te cileve qendron Sali Vuk Karaxhici ,
    qe ti je duke i lepire te pasmet cdo dite ! Edhe me te gjere e shume te
    forte , UDB-ja e ka rrjetin e saj ne Kosove , prej nga ngre akoma
    detashmente te armatosura , here per te djegur k/ministrine e
    here parlamentin tone !

  15. Alban Dega says:

    Parlam Volam Scriptum Manent

    BURRE BURRI ….!

    – Nga Hamdi Dega , Nju Jork

    Nga informacioni juaj teper i sakte dhe faktet e gjalla qe permendni i nderuar Sokol Halili mesova shume gjera qe nuk i kam ditur. Nje fakt flet me shume se nje thes me pallavra!Te falenderoj per vleresimet per familjen time! Ua kthefsha me te mire, themi ne malesoret!
    Po te tregoj vetem dy fakte per babain tim Rame Dega dhe per axhen tim Brahe Dega.
    Sic mund ta dish, Babai ka qene Kryetar i Gjykates se Tropojes ne fundit e viteve 60 e fillimin e viteve 70.
    Mbasi kthehem nga Amerika ne nentorin e vitit 1990, pa filluar ende levizja demokratike dhe pa krijuar ende PD-ja i drejtova nje pyetje babait:” Baba sa veta ke denuar per agjitacion e propagande gjate kohes qe ke qene kryetar gjykate?”

    Burri i burrit

    Pasi u mendua pak mu pergjigj
    ” Vetem nje person dhe ate me minimumin e lejuar nga ligji, nuk e di 1 a 2 vjet burg… Kam qene me fat se ishja kryetar gjykate ne kohen e njeqint luleve 1967- 1973″
    E pyes per rastin konkret nese i kujtohej… ”
    Po, thote. Ka qene nje fakir i keputur fare nga Lekbibaj…. ( nuk po permend emrin qe ai e mban mend edhe sot qe eshte gati 90 vjec,aq shume i kishte dhembur ai rast!) Baba i shtate femijeve… E kishte spiunuar edhe i vellai. Dy here ia ktheva dosjen prokurorise gjoja per mungese provash e plotesim hetimesh megjithese ne te kishte 11 hafije.
    Deshmia qe e rendonte me shume ishte e vellait te tij. Shfrytezova kete shtyrje gjyqi dhe thirra ne zyre vellain e te akuzuarit. Porosita edhe kafe dhe krijova nje mjedis shume te ngrohte per te…
    Fillova ti flisja per rendesine familjes, per dashurine me njeri tjetrin duke filluar nga prinderit, gruaja , femija, vellezerit, motrat. Ai me degjonte me shume vemendje. Partia na meson te duam familjen, vellain, sidomos kur eshte hallexhi e me shume femije… Ia perserita disa here dhe i thashe hapur se po t’ia gjente gje vellain atij i binte edhe barra per tu kujdesur per te kunaten dhe shtate femijet e vellait…. Gati sa nuk ia thashe hapur qe hiq dore nga deshmnia kunder vellait se e shpeton ate dhe veten. Kurrsesi nuk mund ta kryeja ate veprim sepse perfundoja vete ne burg ne vend te vellait te tij sepse kur kishte spiunuar vellain e vet kush isha une per te dhe prej aty shkonte e me spiunonte edhe mua tek Dega e Brendshme. … U mendua, u perpelit ne lufte me vetveten, me ndjenjen e gjakut familjar dhe mendova se e kuptoi cfare kerkoja prej tij. Thashe se fitova kete ceshtje, por…
    Tamam ne ate moment ai me kthehet e me thote ” shoku kryetar i Gjykates, Partia na meson te duam njeri- tjetrin por na meson edhe te jemi vigjilent edhe me vellain, edhe me baben edhe me motren, edhe me gruan, edhe me femijet…” Me erdhi ta peshtyja ne surrat e ta perzija me shkelma nga zyra, por mu kujtuat ju, femijet e mi, vellai, prinderit dhe e permbajta veten dhe e percolla ngrohtesisht…. “. Po te mos kishte qene ajo deshmi e vellait te tij do ta kishja liruar ne sallen e gjyqit e cuar tek femijet e tij. Duke shfrytezuar te gjithe rrethanat lehtesuese u denua vetem 1 a 2 vjet burg prej te cilave I kishte mbetur vetem gjysma… Cfare mund te beja me teper vecse t’ia hiqja prangat nga duart e ti vendosja ne duarte e mia !?…”
    Te nesermen kur po shetisnim me babain, axhen dhe vellain Agimin ne qytetin Bajram Curri, papritur therret dikush nga mbrapa ” O Rame Dega po ndalu nje here o burre i burrave se dua me ta thane nje fjale”
    Ndaluam . U pershendetem dhe u prezantuam me te. ” A e dini ore djem cfare babe kini!?, na thote ai. “Me kane thane se asht fort i rrepte me ju po zemren e ka sa Fusha e Okolit per hallexhinjt…. Zoti te bekofte o burre malesie ty e femijet tu e familja jote kurre mos pafte keq se me ke shpetue me fytyre. Burgu asht burg… po une kurre nuk ta harroj cfare ke ba per mue… Me ka kallxue vellau, se tashti e ka kuptue marrine qe ka ba… Tyrbja e Shkelzenit dhe Ora e Nikaj Merturit ju bekofte ” Ishte fundi i Nentorit 1990.

    Model baba model i biri

    Dje po bisedonim me djalin e axhes sim Shkelzenin qe eshte nje djale model per cdo shqiptar ne Amerike. Eshte duke punuar per masterin ne kriminalisttike pasi mbaroi me rezultate shume te mira kolegjin me te mire amerikan ne kete fushe, duke punuar nje e dy pune… ” Ju e dini se baba ka qene i pari i katundit ne Shoshan per shume vite. Kurre nuk na ka lene te prekim qofte edhe nje fije bari jashte parceles sone… A e dini more vllezer sa here kemi ra pa buke bashke me pese vellezerit e motrat e mia… Gjithcka e harroj por kurre, as ne varr nuk do ta harroj fytyren e nxire te babes tim Brahes tek ferkonte duart prej zorit dhe dilte jashte per te fshehur lotet… nga syte tane ( me fal Sokol po nuk po i shoh mire germat ne keto caste… Jane lote mallkimi per ate kob te zi qe ra mbi truallin shqiptar ) Kjo ishte ”Sociafikja“ e Nane Xhemiles”, tha ky djale i mbare qe nuk e harron “te kaluaren e ndritur” te Qoftelargut, qe sic thoshte Nena ime e bekuar “asht ka e drejton kete vend si t’ia kishte inat popullit te vet…”
    Kur kjo ndodhte me familjen e te parit te fshatit Shoshan, Brahe Dega , po me te tjeret, Sokol e ju sokola te tjere qe keni rastin ta lexoni kete shkrim,cfare ndodhte!?
    Qysh shtate vjec, jo vetem une por edhe krejt vellezer it e motrat e mia kemi punuar gjate muajve te veres nga 14- 16 ore ne dite ne pastrim pyjesh, hapje kanalesh gjeologjike, mbledhje boronicash qe nuk di pune me te veshtire ne bote se te rrish i kerrusur mbi to per 12- 16 ore ne dite vere nen diellin pishe te bjeshkeve e duke u ruajtur nga neperkat gati per te picktuar ne cdo cast pakujdesie …

    Fakte e jo pallavra

    Ndaj nuk e kam dashur asnjehere ate regjim kriminal ,ate regjim vrases, ate regjim kobzi per popullin shqiptar. Nuk kam heshtur asnjehere kunder tij as ne ate kohe, por me shume kujdes e vigjilence. Jane me dhjetera shkrimet per ish- diktaturat fashiste ne Ameriken Latine si e Pinocetit ne Kili apo e Dyvaljease ne Haiti, apo e Videles dhe gjeneraleve argjentinas…. te botuar edhe ne “Zerin e Popullit” e sidomos ne gazetat “Bashkimi”, “Zeri i Rinise”, “Puna” dhe ne revisten “Hosteni” te asaj kohe ku akuza ime me e rende kunder tyre ishte ” edhe per nje fjale goje kunder tyre te arrestojne, torturojne dhe zhdukin pa lene gjurme”.
    Cfare bente tjeter ish- diktatura komuniste shqiptare!? Ndaj ne fundin e Qershorit 1992 ne artikullin e gjate “Te mos harrojme” eshte shkruar se “Komunizmi eshte edhe me i keq se fashizmi, sepse pati jete me te gjate.
    Nuk mund te shkohej asnje hap me tutje dhe patjeter duhej gjetur edhe ndonje citat i Qoftelargut per te perdorur si mburoje ndaj “syrit vigjilent te Partise”… Ato gazeta ruhen ne Biblioteken Kombetare ne Tirane dhe mund ti verifikoni fjalet e mia.
    Jane fakte e jo pallavra! “Parlam volam, scriptum manent” Pra fjalet i merr era e shkruara mbetet. Me kete nuk dua te them se kam qene disident. Jo nuk kam qene disident aq me pak ish- I perndjekur politik, por ama nuk kam heshtur!
    Parlam volam, scriptum manent Sokol Djali! Adresa ime ne internet eshte: [email protected].
    Faleminderit Sokol Halili! Sokol e ke emrin e Sokol je!

    From: [email protected]
    Date: April 20, 2010 at 9:29:57 PM EDT

    Replike miqesore me nje bashkevendas tim qe e ka njohur dhe punuar me babain tim, botuar ne gazeten “ Shekulli” te dates 21 prill 2010

  16. taso kume says:

    DHe megjithate Tropoja ka patur shume familje patriotesh por dhe shume agjente te inteligjences Serbe ,JO me kot ndryshimet e kane zanazfillen nga TROPOJA nepermjet agjentures SERBE,dhe ne kete kohe fillon kalvari postENVERIST me i qelbur nga i pari,miqte tane strategjik ben aleance me djallin per te zhdukur te ashtuquajturin KOMUNIZMI SHQIPTARE te bsarduar allaGJIROKASTRITE.

  17. Shqiperi të qofsha fal says:

    Na plaset me budalliqe…
    Nejse nuk e kuptoj ç’bene ky
    artikull akoma ketu…eshte
    botuar dhe 6 muaj me pare.
    Per ju qe mbroni babain, vellain,
    apo mikun tuaj mirë e keni se
    Tropoja ngeli shenjester e të
    gjitheve e ne te gjitha epokat.

  18. Alban Dega says:

    ZOTI TASO KUME + 2 PSEUDONIME QE KANE FRIKE NGA EMRI I VET !?.

    Po flas me gjuhen e fakteve

    Subject: Fakte e mendime : MALESIA E GJAKOVES- PERLE E NATYRES DHE MENDJES

    E KUSH NUK E DO TROPOJEN HYJNORE O EDI RAMA !?

    Kam shkelur ne 5 kontinente qysh 18 vjec Zoti Kryeminister per shkollim fillimisht e me pune me vone e deri sot…
    Kam hyre e dale ne pallate mbreterore e presidenciale, ne vende ekzotike e monumente gjigande natyrore e njerezore qe nga Buenos Airesi e deri ne Madrid, qe nga Shtepia e Bardhe e deri ne Sidnei, qe nga Machu Pikchu e deri tek Muri i Madh Kinez, qe nga Shen Elizeu e deri ne Dakar…. por me bindje te plote, me shume si shqiptar se si tropojan, qe e kam per nder qe jam, pohoj pa medyshje se Tropoja eshte Shtojzovallja e bukurive natyrore e njerezore qe kane pare syte e mi deri sot …
    A nuk e thote te njejten gje “The New York Times” e “ The Times” Le Monde” e “ El Pais” CNN e BBC, ZDF e Assosiated Press… qe kontrollojne 95 per qind te informacionit vetem per Valbonen qe eshte maja e ajzbergut te bukurive te Bjeshkeve te Namuna …

    Fakte e mendime :

    TROPOJA- FLAKADAN LIRIE … E SHTOJZOVALLE SHQIPTARE

    – Tropoja qendron mbi cdo tropojan.

    – Nuk ka vetem kamikaze te Sali Berishes!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje vale e re histerie ka shperthyer vitet e fundit kunder Tropojes, kunder bijeve e bijave te saj. “Maloke”, ” shpellare”, “te padhendur”, ” vampire”… jane vetem disa prej epiteteve te turpshme per shkak te nje grushti prokuhorash e kamikazeve te Sali Berishes.
    Cila eshte e verteta me gjuhen e fakteve historike dhe te jetuara !?
    Tropoja, eshte nje perle e vertete dhe e pashoqe e natyres shqiptare, nje Shqiperi ne miniature si asnje rreth e krahine tjeter e Shqiperise.
    Nje perle jo vetem e natyres, por edhe e mendjes, burrerise, mikepritjes trimerise e heroizmit.

    Shtojzovalle natyrore e njerezore…

    Tropoja eshte jo vetem nje flakadan i luftes per liri e pavaresi, por edhe per demokraci. Nje jatak, strehe e sigurte e vellezerve tane te nje gjaku e te nje gjuhe, te nje kombi e te nje shpirti ne Kosove e Mal te Zi.
    Malesia e Gjakoves, sic njihet ndryshe Tropoja eshte mahnitese per bukurite natyrore. Nuk eshte vetem Valbona perralllore, sic e quan kushdo qe e ka shkelur qofte edhe njehere nga brenda e jashte Shqiperise.
    Ajo eshte thjeshte nje vegsh, e ritheksoj nje vegsh midis Kollates, Picmares, Jezerces e Majes se Thate, ne krahasim me Bjeshket e Namuna, ne krahasim me Luginen e Lumit te Gashit e Currajt e Eper, me Shkelzenin e Majen e Hekurave, me Doberdolin e Sylbicen, me Markofcen e Koshuticen, me Kungjin e Armeve e Biren e Kusise, me Lugun e Vocit e Koritat e Gashit, me Liqenet Alpine e ” syrat e Kalter ” pafund qe i gjan ne cdo hap te lugines se Valbones e Grykave te Lumit te Gashit. me Tangallen e Strugit qe sfidon edhe pyjet e Amazonise ku edhe mesdita me Diell e Korrikut eshte nje nate e vertete prej kurorave te aheve mijeravjecare e bredhave qindrashekullore.
    Mbi 200 lloje bimesh mjekesore nga Salepi e Sanzi, Boronica Alpine e Xhinxherelli…. kamomili e Caji Alpin qe ngjall edhe te vdekurin vetem me aromen e aq me teper me permbajtjen e tij sheruese…
    O Zot sa pak e njohim Shqiperine, kete toke flori ne cdo hap qe hedhim….!?
    Me ajrin e paster oksigjen e ozon i gjalle qe ti hape mushkerite me aromen e qindra lloje lulesh qe e kthejne mbare Tropojen ne nje lulishte masive alpine.
    Me dhjetra lloje kafshesh te egra e peshqish ku dhite e pulat e egra, kaprojt, kunadhja, trofta pikaloshe, qefulli, koca… jane gati unike e te pashoqe.
    Bukuria mbi bukurite e Tropojes jane djemte Sokola e cikat Shtojzovalle qe sfidojne edhe Zanat e Malit, burrat shtatlarte e grate trupselvi te Malesise se Gjakoves si Muji e Halili, si Ajkuna hyjnore.
    E mbi te gjitha keto bukuri mitike eshte mendja e ndritur e shpirti prej Dragoi i Mic Sokolit e Bajram Currit, Haxhi Zeke Byberit e Ali Iber Nezes,Zhuj Selmanit e Gjelosh Rames, Ram Sadrise e Pal Koles , Binak Alise e Hoxhe Dushes, Mushak Kadrise e Jaho Salihit, Ali e Veli Niman Docit, e Heroit mbarekombetar te Kosoves, Maqedonise e Lugines se Presheves Tahir Sinanit legjendar… E qindra atdhetareve te tjere e buldozereve zhvillimi si Mehmet Rama e Shpend Dega, vendlindja e klerikeve perparimtare e luftetare liri si Dervish Luzha e Elez Hoxhe Berisha, Rexhep Beli e Hoxhe Dollapeve.

    Muze arti e krijimtarie

    Me dhjetra shkrimtare e poete, gazetare e publiciste me emer ne mbare Boten si Hamit Aliaj e Ndoc Paplekaj, Agim Neza e Elez Byberi,Zeqir Lushaj e Gjon Necaj, Skender e Muje Bucpapaj, ,Murat Geci e Halil Katana… piktoret s Nazmi Hoxha e Abdulla Gjongeci, kompozitore e koregorafe te shquar si Kole Susaj, Skender Haklaj e Deli Metaliaj, kengetare te pashoq si Fatime Sokoli e Gofile Paplekaj, Zef Beka e Vellezerit Mucaj, Abedin Zenuni e Fatos Ahmataj, Agron Qelia e Arben Gjeloshi…, valltare qe tronditen skenat e Evropes si Xhevahire Gashi, Nafije Uka Demaliaj e Isuf Halili….
    Ishin kryebilibilat e Tropojes Gezim Nika e Fatmira Brecani qe me zerin e tyre i kthyen kenget” Shqiperi o Nena ime”, ” Ne Dardani bien tupanat”, ” Liridona “…. ne himne te dyta kombetare nga Bajram Curri ne Konispol, nga Nju Jorku ne Sidnej, nga Alaska e deri ne Token e Zjarrte, kudo ndodhen sot shqiptaret.
    Tropojen Clirimi i Shqiperise e gjeti vetem me tre veta qe dinin shkrim e kendim e me vetem nje infermer autodidakt nxori studjues e profesore te degjuar e respektuar, mjeke te zot e inxhinjere te talentuar jo vetem ne Shqiperi por edhe me gjere, historiane e kimiste, e fizikane e matematiciene… si Elez Gashi e Idriz Logu, Elez Isuf Qerimi e Azgan Haklaj, Zenun Mulaj e Fahri Doci, Rrustem Cokaj e Mehdi Byberi, Bashkim Lushaj e Rukie Rama, Filip Meshi e Xheladin Gosturani, pioneri i Elektronikes shqiptare Elez Dega e nipi i tij Arkitekt- Inxhinier Agim Dega ne nje nga kompanite me te njohura te projektimeve ne Nju Jork e bashkepunetor shkencor i Ecosign kanadez famemadh ne mbare Boten …e dhjetra te tjere….
    Malesia e Gjakoves e zhytur ne injorance e mjerim mbi nje truall perrallor mbi e nentoka flori u kthye ne nje nga trevat e para shqiptare ku shkolla e mesme u be gati e detyrueshme per mbi 90 per qind te bijave e bijeve te saj me gjimnaz ose barazvleres te tij.
    Kjo eshte Tropoja reale, Perla , hyjnija e natyres dhe mendjes se endritur, e mikpritjes dhe burrerise shqiptare ne cdo moment kyc e te veshtire te saj.

    Tropoja e Vlora… binjake pavaresie

    Eshte e vertete se Vlora eshte trualli ku u ngrit flamuri i pavaresise se Shqiperise se cunguar me 28 nentor 1912.
    Eshte po aq e vertete se pa pushken e lufterave e kryengritjeve per liri te udhehequra nga Bajram Curri ne Malesine se Gjakoves e Veriut te Shqiperiose ne vitet 1910- 1912 nuk do te kishte ngritje flamuri pavaresie ne Vlore.
    Kur flitet per Luften Nacional- Clirimtarte ne Shqiptare permendet Peza si djepi i pare i saj . E verteta e plote eshte se para cetes se Babe Myslimit, e para cete clirimtare e mirefillte ne Shqiperi ishte Ceta e Azgan Ahmetit te Klysyres se Malesise se Gjakoves.
    Ishin po bijt e bijat e Tropojes Azem Hajdari e Bardhyl Ukcama, Besnik Mustafa e Sokol Necaj, Vellezerit Ahmetaj , ata Bucpapaj e Sali Berisha nismetaret e lideret e Revolucionit Demokratik te Dhjetorit 1990.
    Fakti qe Sali Berisha jo vetem shperdoroi, por edhe shfrytezoi idealet e motorin energjik te tij per pushtet, impunitet e antishtet, njollosi e perdhosi, Katovicoi frutet e saj, por jo rolin e kontributin e Malesise se Gjakoves, Tropojes ne kete epoke te ndritur historike. Qysh nga gjoksi i Mic Sokolit mbi gryken e topit turk e kryengritjet per pavaresi, qe nga Ceta e Klysyres e Konferenca historike e Bujanit, qe u tradhetua e minua nga Rankovic- Tito e deri ne Dhjetorin e lavdishem 1990 tropojanet ishin ne balle te tyre.
    Por asesi, asnje tropojan aq me pak Sali Berisha nuk eshte e nuk mund te jene Tropoja!
    Malesia e Gjakoves eshte e qendron mbi cdo e te gjithe tropojanet… Per me teper Sali Berisha nuk ka qene asnjehere deputet i Tropojes dhe per 10 vjjet nuk guxoi as te shkelte ne vendlindjen e tij!
    Jo vetem kaq! Tropoja ishte e para ne Shqiperi qe i dha kushtrimin e mesazhin e pare mbare Shqiperise dhe shqiptarise me mitinguin vullkan popullor te Janarit 1991 qe e detyroi Sali Berishen, Azem Hajdarin, Arben Imamin, Tahir Kadarene te hiqnin pardesyte e bardha e te veshin kembet e lehta te lepurit te bardhe e tia mbathin me te katra perballe cunamit mbarepopullor qe per pak i fshiu nga faqja e dheut.

    Kushtrimi i Tropojes qe ra ne veshe te shurdher ….

    Ishte kushtrimi i Zanave dhe Shtojzovalles Tropoje qe paralajmeroi shqiptarine per katrahuren Sali Berisha, qe do te zhbente Shqiperine si shtet e Malesine e Gjakoves si rreth ne vitet e trishta 1997- 1999-en tragjike qe do ta kthente Perlen e Alpeve e Bajram Currin ne Kandahar dhe mbare Shqiperine ne nje Gerdec te vertete, vetem 10 vjet mbrapa.
    Kushtrimi i Tropojes nuk u degjua!
    Mesazhi i Malesise se Gjakove nuk u kuptua asnjehere.
    Nuk u degjua as nuk u kuptua, por u pagua teper, teper shtrenjte me gjakun e mbi 10 000 shqiptareve te vrare, masakruar e sakatuar ne 1997-en per nje kolltuk te Sali Berishes.
    Me se keqi e pagoi Tropoja ku me nje urdher prej ekzekutori te Sali Berishes me ze e me figure perballe mijera tropojaneve e shqiptareve, urdheroi ” e dua gjalle a vdeke ne Tirane ate djale ” 15- 16 vjecar te Haklaje vetem se kishte hedhur nje thirrje kunder tij ne nje miting popullor ne Bajram Curri…
    175 tropojane, mbi katerfishi i gjithe atyre te ekzekutuar per 46 vjet nga ish- diktatura komuniste, shumica dermuese te moshes 17 – 30 vjec, u vrane ne dy vitet tragjitke 1998- 1999.
    E paguan me haracin e gjakut e loteve, por edhe te korrupsionit masiv, percarjeve e ndasive krahinore, me djerse e mund te dlire tropojan e shqiptar te plackitur. Mesatarja e viktimave te Tropojes per fryme popullsie eshte sa dyfishi i asaj te mbare vendit.

    Zjarrvenesi i Tropojes e rrenuesi
    Shqiperise

    Kjo ishte dhurata e Sali Berishes per vendlindjen e tij ku nuk la asnje krua te mbaruar, qe pagoi tri here, por u desh te vinte Edi Rama ne krye qe te perfundonte rruga automobilistike e Valbones qe u pagua tri, por u vodh kater here nga kusaret lokale te Sali Berishes…qe Bajram Currit = Kandahar ti kthehej pamja e qytetit te Alpeve ne saje te investimeve te qeverise Rama dhe bashkepunimit mbipartiak me kryetarin e Bashkise se Bajram Currit.
    Zjarrvenesi i Shqiperise nuk mund te mos ia vinte flaken edhe vendlindjes se tij Malesise se Gjakoves!
    Armiku me i madh i Shqiperise nuk mund te mos ishte e jete edhe Vrasesi serial me katil i vendlindjes se tij, Tropojes. Bile edhe me egersisht e barbarisht se Shqiperise! E urren per vdekje sepse ajo ishte e para qe e njohu dhe kushtroi kunder rrezikut te tij.
    Askush si nena nuk e njeh femijen e vet ! A keni vene re se Sali Berisha permend motren e axhen, rrallehere baben e pothuajse asnjehere vellain e tij Selim Berishen , nje intelektual mendjendritur dhe never ever, asnjehere e ne asnje rrethane, nenen e tij ! Kur urren e mohon nenen e vet si mund te nderoje e vleresoje vendlindjen e dheun e nenes- memedheun e vet !?
    Ndaj shuni, heshtni e mos e shani Tropojen dhe tropojanet. Ata ishin te paret qe u paralajmeruan cka do te sillte Sali Berisha dhe kamikazet e tij per Shqiperine e vete Tropojen si bije e saj.
    Mos i shani tropojanet! Ata u dolen borxhit. Ashtu si ne 1910-1912, 1924, 1939, 1944… vetem dy jave pas kapjes se dallendyshes se pare te demokracise, PD-se nga Sali Berisha me ndihmen e revoles kobzeze per demokracine shqiptare te Gavroshit- Azem Hajdari mbi tavolinen qe do ti hante koken ne priten ku e nxori Doktor Damllaja i Tropojes , alias Sali Murtaja i Shqiperise.
    Mos e ngaterroni Sali Berishen e nje grusht kamikazesh, policesh, prokuhorash, gjykatesish, e banditesh te hurit e te litarit me Tropojen e tropojanet e vertete !

    Mos a ngaterroni Tropojen
    me asnje tropojan !

    Ka kryprokuhora kamiikaze te Sali Berishes si Avni Shehu e Fatos Dervishi, si Adriatik Palla e Besim Hajdarmataj, vetem ky i fundit nga Tropoja, ka gjykates e kryegjykates ala Xhind Xhona ( Gjin Gjona )…si ai i 2 prillit shkodran,por ka eshte kryeprokurora shembullore tropojane te drejtesise se vertete e shtetit shqiptar si Avni Doci , drite i paste shpirti dhe emri i nderuar ne Parajse, e Arben Dollapi, qe sakrifikuan jo vetem karriken por gjithcka per mbrojtjen e ligjit dhe te drejtesise nga Fatos Dervishet e Adriatik Pallat…. qe nuk iu nenshtruan dhe nuk u kthyen ne kamikaze te Sali Berishes.
    Edhe Avniu edhe Arbeni jane nga Tropoja. Ka edhe te tjere jo vetem nga Tropoja qe nuk jane shitur as blere qe kane ruajtur figuren e dinjitetin e tyre.
    Ndaj heshtni
    Mos bre vellezer e motra !
    Mos mekatoni duke share Tropojen!
    Tropoja ashtu si Kosova, Malesia e Gjakoves ashtu Cameria si cdo pellembe e shenjte e Shqiperise natyrale eshte e jona, jo vetem e tropojaneve, por edhe cdo e gjithe shqiptari, e cdo miku e mysafiri nga cdo cep i Botes!
    Byrem- Bujrum ! Buke e kripe e zemer !
    Miresevini ne shtepine tuaj Tropoje!
    Kjo eshte Malesia e Gjakoves, Tropoja e vertete me gjuhen e fakteve dhe se vertetes !
    Mire se u ka pru Zoti !
    Na i ndritet edhe traret e shtepise!

    From: Alban Dega
    Date: October 30, 2011 at 7:03:08 AM EDT

  19. 2 kryeprostitutat e udb-se says:

    Dy ishin madhore me grada por qe te dy u vrane perfundimisht diku nga viti 2000-1,ata e futen ne konflikt gjithe malsine e gjakoves me intrigat,pabesite dhe pislliset e tyre dhe ne fund,familjaret e tyre e pesuan me se shumti.Informatore kishte me shumice dhe pjesa derrmuese fatkeqsisht ishin dhe disa jane mbeshtetes te PD-se.Ideja e ktyre du personave qe ishin me grada ishte qe te mbillnin sa me shume konflikte nga vrasjet,perdhunimet qe edhe ata vete moren pjese ne moshe te thyer c’ka malsori kurre nuk e kishte zakon ta bente.Dihen te gjitha,kot i jepni vetes,fisit levdata te paqena.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje