Brenda muajit dhjetor të gjitha dosjet e korrupsionit që ndodhen te Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe te prokuroritë e tjera të rretheve do të transferohen te Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Në nëntor kjo prokurori do jetë gati dhe ligji detyron prokuroritë e tjera që të kalojnë aty të gjitha dosjet që janë pjesë e kompetencave të SPAK. Institucioni i cili do të dorëzojë gjithçka është Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Në këtë prokurori janë plot 560 dosje, nga të cilat rreth 170 do të kalojnë te Prokuroria e Posaçme, ndërsa të tjerat do shpërndahen sipas kompetencave. Bëhet fjalë për 170 dosje korrupsioni dhe krimi të organizuar që janë në proces hetimi për vite e vite me radhë. Neni 57 i ligjit për organet që do luftojnë korrupsionin, e ka detajuar mënyrën se si do të transferohen dosjet.
“Deri në fillimin e funksionimit të Prokurorisë së Posaçme, kompetenca e saj për të ushtruar ndjekjen penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjyq, për veprat penale apo subjektet e përcaktuara në pikën 2, të nenit 135, të Kushtetutës, ushtrohet përkatësisht nga Prokuroria e Përgjithshme, prokuroritë e rretheve gjyqësore apo Prokuroria e Krimeve të Rënda, sipas kompetencës dhe juridiksionit të parashikuar nga legjislacioni në fuqi përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 76/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. Ditën e fillimit të funksionit të Prokurorisë së Posaçme, çështjet nën hetim apo gjykim i transferohen menjëherë për ndjekje kësaj prokurorie”, thuhet aty, raporton Sot.
Te Krimet e Rënda është ngritur një grup pune për seleksionimin e dosjeve, ndërkohë që të njëjtën gjë do bëjnë dhe prokuroritë e rretheve, sidomos ajo e Tiranës. Por kush janë më të rrezikuarit? Gazeta po tregon me detaje se kush janë disa prej dosjeve të bujshme të krimit dhe korrupsionit që do të transferohen te SPAK brenda vitit. Çështja e parë është ajo në ngarkim të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Ndaj tij janë ngritur 4 akuza penale dhe pas shumë zvarritjesh çështja është ende nën hetim. Llalla tentoi të bllokonte shtyrjen e afateve hetimore, por nuk ka asnjë shpëtim tani. Dosje tjetër është padia e Izet Haxhisë ndaj Sali Berishës. Haxhia e akuzon Berishën për 23 vepra të rënda penale dhe po jep deponimet e tij për secilën ngjarje. Automatikisht dosja kalon te SPAK sipas ligjit. Dosje tjetër që kalon është ajo CEZ-DIA.
Juristi Romeo Kara ka bërë një padi ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe presidentit Ilir Meta për shkelje me kontraktimin e DIA. Dosja është në hetim dhe nuk është pushuar, çka do të thotë se kalon te SPAK. Çështje tjetër korrupsioni është ajo ndaj rektorit Mynyr Koni. Ka një padi në prokurori ndaj tij, të bërë nga ish-rektori Dhori Kule dhe kjo dosje do të kalojë po te SPAK. Po ashtu, dosje tjetër është ajo e abuzimit me rrugën Tiranë-Elbasan. Ndërkohë drejt SPAK pritet që të kalojnë dhe 3 dosje të bujshme që janë duke u hetuar nga Prokuroria e Tiranës.
E para është ajo e hetimeve për kontraktimin e CEZ nga qeveria “Berisha”. Janë rreth 21 zyrtarë të paditur nga Kuvendi. Kjo dosje është ende në hetim, por sipas ligjit ajo është kompetencë e SPAK, pasi akuzohet ish-kryeministri Berisha dhe disa ish-ministra. Dosje tjetër është ajo e lobimeve të PD në SHBA, ku i pandehur është marrë kreu demokrat Lulzim Basha.
Tjetër çështje është ajo e aferës me Unazën e Madhe, që po ashtu do kalojë te SPAK. Të rrezikuar në këtë mes janë dhe 6 deputetë e ish-deputetë. Sipas burimeve, ILDKP ka kallëzuar penalisht në 2018, plot 6 deputetë majtas e djathtas sepse kanë fshehur pasuritë. Po ashtu të paditur janë dhe disa kryebashkiakë dhe ish-kryebashkiakë, po për fshehje pasurie. Dosjet janë ende nën hetim dhe kalojnë automatikisht te SPAK
Nga 170 dosje të bujshme që janë te Krimet e Rënda, rreth 100 prej tyre i përkasin krimit të organizuar. Mes tyre është dosja “339”, ku hetohet banda e Avdylajve. Një tjetër dosje është ajo grupit “Bajri”. Po ashtu te SPAK do të kalojë dosja për kokainën në Durrës, si çështja për 613 kg, ashtu dhe për 137 kg të kapur së fundmi. Tjetër dosje është ajo e “Toyota Yaris”. Ndërkohë që po ashtu pritet të kalojnë dhe dosjet që janë në proces gjyqësor. Pra, ngritja e SPAK pritet të sjellë reprezalje në të gjitha anët.
Pirdh pirdh se lirohesh u be kjo pune
Ka lezet kur fillohet e Djela me humor nga Tema, lol!
Ju palomedia tallni prapanicen me miletin e varfer se ja sot e ja mot do I ndeshkojme hajdutet e kriminelet qe ju kane lene te varfer.Kjo loje e ndyre do vazhdije deri me 2021,E rendesishme per Horrat e Shqiperise qe ve c Zgjedhje te Parakohshme e aq me pak te Lira te mos kete.Kaq.Zoti i vrafte ata qe bejne a behen pjese e lojerave te tilla kriminale.Minoritaret me hir a pahir ta leshojne shqiperine ne duar te shqiptareve perjetesisht sa te kete Diell Toke e Qiell.
Te rrezikuar vetem Opozita, –Ndersa ky huri ne krye te Qeverise qe vjedh si i babezitur , me miliona dollare, nw cdo PPP, ky ehste engjelli ndershmerise lol
Po nga ceveria nuk ka asnje!!! Apo drejtesi e oavaruar! A u qifsha reformen!
keta diet qe jane ajdute ,por gazeta tema ben vetem propogande asgje me shume mjere populli.
Kush politikan me partine e tij ne Shqiperi kane penguar vendosjen e shtetit ligjor demokratik dhe kane penguar reformat per demokratizimin e Shqiperise??????…….
Keto reforma per demokratizimin e Shqiperise jane penguar nga PD-Berishjane; duke kryer per tre dekadat e fundit vetem Akte krimi dhe korrupsion te organizuar??????…….
Shqiptaret nuk kane Opozite akoma, por kane pasur nje bande kriminelesh dhe hajnash te organizuar nga PD-Berisha?????…….
Kush politikan sllavo shqipfoles pas vitit 1990-2019 ka fshehur krimet e renda te bera nga diktatura komuniste ne Shqiperi??????…….
Nje kujtes per memorjen e diktatorit te vogel komunist-sllav-milloshovic-gligorov;- shokun Sali Berisha…….
Kush dha urdherin per me vrare z. Festim Lato?????…..
Kush dha urdherin me vrare ne Tirane Kolonel Ahmet Krasniqi?????……..
Kush dha urdherin per me vrare z. Sokol Olldashi?????…….
Kush dha urdherin me vrare ne Tirane z. Remzi Hoxha??????…….
Kush vrau 26 persona te pafajshem minoren dhe te rritur ne Fshatin Gerdec ne Vore-Tirane dhe traumatizoj gjithe krahinen e Vores me 15 Mars 2008?????…….
PD e Familjes Berisha eshte nje rregjim kriminal i organizuar komunist i ngjyrosur blu……
“Zhdukja e Remzi Hoxhës” – Ky dokumentar tregon të vërtetën e kësaj ngjarje – Top Story
https://www.youtube.com/watch?v=_0mbMPOwDLg…
Komenti i PLL; per vidion e mesiperme:
Z. Remzi Hoxha ishte:- ”Patriot dhe Aktivist i Bashkimit te Kombit te Shqiptarve”, Sali Sllavo-Berishovici ishte mbeshtetes i Milloshovicit dhe Gligorovit.
Dora e zeze e Sali Berishes ka vrare dhe zhdukur kufomen e z. Remzi Hoxhes.
Kjo vidio me deshmitar dhe fakte ka zbardhur vrasjen e Hroit te Kombit tone z. Remzi Hoxha.
Kryekrimineli dhe kryetradhetari i kombit Sali Berisha duhet arrestuar dhe duhet dorzuar Organeve te Hetimit Nderkombetar per tu hetuar dhe gjykuar.
Kjo do te shenoj nje kthese ne favor te demokracise, njekohesist kjo do te mbylle dosjen e zeze te Sali Berishes te kryetradhetarit dhe kryekriminelit dhe organizatorit te krimit dhe korrupsionit ne Shqiperi, i cili ka nje veprimtari kriminale nga viti 1990-2019.
Poshte dora e zeze e tradhetise e grupit kriminal te organizuar nga Sali Berisha me nje veprimtari kriminale nga 1990-2019!
Lavdi Heroit te Kombit z. Remzi Hoxha!
ALLAHU e shperblefte me Xhenet Deshmorin e Lirise z. Remzi Hoxha!
Hahaha dvoran dhe ibrahim do bejn reform n drejtsi..nuk besojm te hajdutet
Akoma merreni me ILDKP ju!!! A ka njeri me te korruptuar se Shkeqim Ganaj!!!! Ky super i korruptuar i ka mjelur zyrtaret duke fillu qe me tatimoret, doganieret, kryekomunaret, kryebashkiaket, gjyqtaret….Ata duhet te vileshin nga ligji dhe jo te fryheshin xhepat e Shkelqim Ganaj…..Spak-u duhet te filloje pikerisht me te..
Mezi po presim fatin e Saliut dhe Likes dhe Co. Hajdute, vrases dhe tradhetare te kombit!
SHPRESA, nuk vdes kurrë!
Varet sa te kopsitura Jane keto dosje. Gjykata denon ne baze te fakteve. Akuzat me te forta mund te jene, ajo e Romeo Kara dhe deshmia e Izet Haxhise.
Po per Sali Berishen ku do gjenden dosjet? Ai i ka zhdukur me nam e nishan.Ai e ka parashikuar nje dite te till se do vinte dhe ka urdheruar prokuror e gjykates,administrator e drejtora arshivash qe i kishte emruar vet, t’i zhduknin ç’do dokument te krimeve te Saliut.Mendoj se SPAK do t’a kete te veshtire.Ka mundesi,qe, Saliu te shpetoi paq nga te gjitha krimet e renda qe ka bere,qe i di i madh dhe i vogel brenda dhe jashte shqiperise.Populli shqipetar mezi po pret, qe ky monster e keqe, te shkoi ne burgim te perjetshem familjarisht,se, i ka bere gjithe ato te zeza popullit shqipetar.
Po puna e komisarit me “RRUGEN DURRES-KUKES” ……, a do behet apo ajo “ishte loja”.
MERO HARUAT ILIR BEQAJN DHE VELLAIN E TIJ BINJAK “MAMUTHIN E KORRUPSIONIT” APO ANASTAS ANGJELIS, SI KA EMRIN E TIJ TE VERTETE, MAMUTHE TE VERTETE TE KORRUPSIONIT JANE QE TE DY DHE ME VJE KEQ QE IA HEQ VLERAT PER TE QENE KANDIODAT TE SPAKUT. KY BEQA ESHTE BETER KURSE ANASTASIS KATRAN ME BOJE. FUTI DHE KETA NE LISTE PAS PERENINE SE PO I MET QEJFI. TE FALA DHE EDI RAMES SE O BOLL I MIRE, PAS FAHRIUT TE BALLINJVE VJEN I PARI.
E keni seriozisht?!!!!!
E kuptoj qe spak mund te kete ambicje te medha, por nje frenim i forte do te vije nga gjykatat. Edhe pse gjoja kane kaluar vetingun, mund te imagjinohet me lehtesi xhiro e madhe per korrupsionin e tyre rishtazi. Ceshtje te medha? Tave me e madhe. Kush mund te garantoje kur nuk ka ndergjegje?
Hajde cuna.. qellofshi.. vk.
Nuk besoj te jene jashte rrezikut ata qe e propozuan dhe miratuan Meten si kryeminister . Ndryshe me kujtoni “ketu ka tradheti burra “..!
Brenda dhjetorit te kujt viti? Vitit 2020, 2021 apo 2025. Ky eshte mashtrimi me i ndyre qe po i behet popullit shqiptar. SPAK as qe ka per tu formuar ndonjehere dhe natyrisht as qe behet fjale qe te shqyrtoje dosje politikanesh. Rama, Meta dhe Berisha po e sabotojne me menyra te sofistikuara prej 2 vjetesh dhe do ta shtyjne edhe per 20 vite te tjera duke vene ne dispozicion ministrine e drejtesise dhe parate e vjedhura. USA help albanian people now !
Per cilin vit eshte fjala se dhjetorin e morem vesh !?
Pse talleni me popullin. !?
Z. Raymond Vlonjati, me radhe do te behet kjo Pune. Opozita e vjeter
fillimisht pastaj do te vije te pozita e sotme. Mos u merakos SHBA e
ka marre ne dore dhe ajo do Ta cojne deri me fund Reformen,,Kij
besim…….,!!