VIDEO: "Gara" shpejtësie në Tiranë-Durrës, ndëshkohen 14 shoferë

27 Tetor 2019, 09:05Kronika TEMA

Policia Rrugore ka shtrënguar masat penalizuese për drejtuesit e mjeteve që thyejnë rregullat e qarkullimit.

Kështu gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës janë gjobitur me heqje patente 14 drejtues mjetesh që ecnin me shpejtësi skëterrë, që varionin nga 145 km/h deri 174 km/h. Policia sqaron se pavarësisht faktit se janë shtuar kontrollet përdorur mjetet speciale Radar e Drager, sërish ka nga ata shoferë që nuk i respektojnë rregullat e qarkullimi.

“Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës. Për 4 orë, 14 Patenta të pezulluara. Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve.

Edhe pse Policia Rrugore ka shtuar kontrollet duke perdorur mjetet speciale Radar e Drager, edhe pse gjatë fundjavave janë ✍ shume drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave te lejuara perseri ka drejtues mjetesh që rrugën e trajtojnë si pistë dhe makinën si ✈. 145 km/h deri 174 km/h, nxitim që rrezikon jetën.

Destinacioni?❓❓❓❓❓?❓❓❓

Mos shpejtoni të dërgoni patentën në banesë por ecni ngadalë që të shkoni ju bashkë me patentën se familja ju pret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje