Albin Kurti, si “lodër” për “elitën” e Tiranës

28 Tetor 2019, 10:07Politika TEMA
Albin Kurti, si “lodër” për “elitën” e

Albin Kurti prej disa ditësh ndodhet në Tiranë.

Dhe, ka një garë të ethshme për t’u takuar me të, edhe nga ata që deri më dje e sulmonin egërsisht atë, si komunist e të tjera gjëra si këto.

“Te jem i qarte, fitorja e bolshevizmit ne KS eshte me shume se keq…”.

Kështu shkruante Çlirim Peka, një ditë pas fitores së Albin Kurtit.

Dje, Albin Kurti e kishte vënë në krye të tavolinës, pas një takimi informal me Lulzim Bashën.

Më parë kishte takuar edhe një grup gazetarësh, revolucionarët që i pëshpërisnin Lulzim Bashës për djegie mandatesh, bojkot e protesta të dhunshme, duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke e marrë më qafë.

Me Ramën natyrisht e kishte detyrim të takohej, pasi është kryeministër i vendit.

Por, ajo që të bën përshtypje, është se Albin Kurti po përdoret në këto momente, si një “lodër” nga kundërshtarët e Edi Ramës, të cilët në pamundësi për ta mundur atë, shijojnë fitoren e Kurtit, me shpresën se me të do të rrëzojnë Ramën.

Dhe mirë bëjnë, se ju duhet dikush që t’i mbajë me shpresë.

Ajo që nuk kuptohet, është se për çfarë i duhet Albin Kurtit të takohet me këta personazhe, që në Kosovë kanë zero ndikim dhe në Shqipëri akoma më keq, janë bërë frymëzues të anti-shtetit!

Të këshillohet nga ta?! Vështirë se Albinit mund t’i duhen këshillat e tyre.

Për të mos përmendur pastaj faktin, që Kurti i shkon në zyrë Sali Berishës, njeriut e ka përdorur Kosovën për hallet e tij dhe që deshi t’i vinte flakën bashkë me Ilir Metën, Shqipërisë!(TemA)

8 komente në “Albin Kurti, si “lodër” për “elitën” e Tiranës”

  1. SHKELZENI says:

    ALBINI FITOJE ME NJE REZULTAT PA VERTET GLOIRES 25 % .
    QELLIMI TIJE ESHTE QENDROJE ME TE GJITHE DHE BEJE SI DO VETE PO HARRONE ALBINI VOGEL QE NE POLITIKE KA ALEANCA DHE PA ATO JE I HUMBUR PA FILLUAR DETYREN .
    BIN BINI KA FILLUAR TE FREKUENTOJE KUNDERSHTARET E RAMES POR NJEKOHESISHT DO BASHKPUNIM ME RAMEN BIN BIN DY SHARQINJ NE NJE SQETULL NUK MBAHEN .
    ME SA DUKET BIN BINI NUK E NJEH SHPREHJEN : ARMIKU I MIKUT TIM ESHTE DHE ARMIKU IM .

  2. mik says:

    Qendrimi i jone kundrejte Shqipetareve te Kosoves ka ere xhelozie. Duket se ne shume fusha ata po ecin ma perpara se na’, prandaj sillemi me ta’ sikur e kena ne patronazh !!
    Lereni Shqipetaret e Kosoves te takohen me ke te done. Ata i din ma mire punet e veta.

  3. populli says:

    Pune malokesh!Edhe ky qe na dukej si njeri me vizion deri tek soji shkon!Ku ka per te shku per lesh si Kreshnik Spahiu me levizjen “vetvendosje” ne Shqiperi,ku ose nuk ka informacion te bollshem ose eshte lloj breda llojit ku nuk njofin Shqiperine por vetem” Dardanine”e luftoje per te!Koha do e tregoje brumin e tij me çfare eshte gatuar ku deri me tash ka gabuar!Ose ka si synim qe Shqiperine ta bej si Kosova e me pas me kerkue ne me u bashkue me Kosoven e jo Kosova me Shqiperine,ide kjo qe e pat patur edhe kryekrimi Berishe “njohes i mire i hisorise” duke falur toke Shqipetare per pushtet personal ,ose per te coptu Shqiperine ne interes te Dardanise ,plan ky i kahereshem ne mendjen e malokeve!

  4. vlora.vlora says:

    Albin u ule me rrobshkerdhyerit e shqiperise ,po se ke shume te gjate dhe ti si ai fshatari haradinaj

  5. Debatik says:

    Mos beni politike percarese eshte gabimi me i madh dhe eshte komplet ne dem te Shqiperise

  6. Debatik says:

    Fshatare tere jeten

  7. jo-duhanit says:

    Ja ku e ka inspektoriati shendetesor faktin se brenda ne lokale konsumohet duhan. Fotot e tavolines, si ajo nr 2, e tregojne qarte shkeljen e ligjit me te dyja kembet.

  8. BRSS says:

    TE GJITH KETA JAN KARAGJIZ QE NUK DIN TE BEJN POLITIKE DHE JA FUSIN PORDHES ME NE KRYE ALBIN KARIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje