Udhëheqësi i grupit militant Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, është vrarë në një operacion të forcave speciale të Shteteve të Bashkuara në veriperëndim të Sirisë, bëri të ditur presidenti amerikan, Donald Trump.
“Mbrëmë Shtetet e Bashkuara vendosën drejtësinë. Eleminuam terroristin numër një në botë. Abu Bakr al-Baghdadi është i vdekur.
Ai ishte themeluesi dhe udhëheqësi i ISIS. Organizata terroriste më e pamëshirshme dhe e dhunshme në botë. Shtetet e Bashkuara e kanë kërkuar shumë vjet për Bagdadin.
Kapja ose vrasja e Bagdadit ka qenë përparësia kryesore e sigurisë kombëtare të administratës time. Ai vdiq si qen, ai vdiq si një frikacak.
Udhëheqësi i Shtetit Islamik ishte fshehur në një tunel nga u përpoq të ikte duke qarë dhe duke bërtitur gjatë gjithë rrugës. Asnjë personel amerikan nuk u dëmtua në operacion” por një numër i madh i luftëtarëve të Bagdadit u vranë, njoftoi Presidenti Trump të dielën nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti Trump tha se Bagdadi aktivizoi jelekun e tij me eksplozivë, duke vrarë veten dhe gjithashtu tre fëmijë.
Raportimet e mediave thanë se misioni në provincën Idlib të Sirisë përfshinte helikopterë, avionë dhe dronë amerikanë
Raportimet e mediave thonë se Bagdadi u vu në shënjestër në provincën Idlib të Sirisë, në një mision që përfshinte helikopterë, avionë dhe dronë amerikanë
Që nga orët e para të së dielës, mediat në SHBA kanë raportuar se ushtria amerikane ka kryer një operacion kundër udhëheqësit të arratisur të grupit ekstremist.
Mazloum Abdi, komandant i Forcave Demokratike Siriane në Siri, grup i udhëhequr nga kurdët, tha të dielën se një “operacion historik dhe i suksesshëm” ka rezultuar nga “puna e përbashkët” me SHBA-në.
Turqia po ashtu tha se ka bashkëpunuar me ushtrinë amerikane përpara operacionit, duke e përshkruar atë si “një ditë të mirë për djemtë e mirë”. Udhëheqësi i Shtetit Islamik është raportuar gabimisht i vrarë në disa raste të mëparshme.
Baghdadi është përshkruar si njeriu më i kërkuar në botë. Në tetor të vitit 2011, SHBA-ja e ka shpallur atë “terrorist” dhe ka ofruar një shpërblim prej 25 milionë dollarësh për informacione që çojnë në kapjen ose vdekjen e tij.
Baghdadi ka lindur pranë Samaras, në veri të Bagdadit, në vitin 1971, dhe emri i tij i vërtetë është Ibrahim Awad al-Badri. Sipas disa raporteve, ai ka qenë klerik në një xhami në qytet, në kohën e pushtimit të Irakut nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera, në vitin 2003.
Disa besojnë se ai ka qenë militant xhihadist gjatë sundimit të ish-liderit të Irakut, Saddam Hussein. Të tjerë sugjerojnë se ai është radikalizuar gjatë katër vjetëve sa është mbajtur në Kampin Bucca, një strukturë amerikane në jug të Irakut, ku janë mbajtur shumë komandantë të Al-Kaidës.
O Zigur o Ekstremis i Isis. Pse po te qan zemra per nje qen te qeblur dhe kriminel si ai dhe shume te tjere??? Ptuuuuuu qeblesirat e dreqit.
O mero shiko ca shkruan ky, ky Ziguri qenka terrorrist ore, raportoje se do ta hac do ta mbyllin gazeten
cili je ti?
ZIGUR QORRI NUK JANE USHTARE PO TERRORISTE
ESHTE NJE FITORJE E MADHE VRASJE APO VETVRASJA E TERRORISTIT AL BAGDADI NJE TERRORISTE ME PAKE
ZIGUR QORRI OSE ZIGURE ARABI MOHAMED KA QENE PÉDOPHILE MBAS MARTESES ME TE VENE ME TRE FEMIJE GRUAJA E PARE KHADIJA BIN KHUWAYLID ME PAS U MARTUA ME KUSHERIREN E VETE 10 VJEC AICHA .
ZIGURRE QORRI MOS DEGJO E. NACIN SE PERFUNDOSH NE SYRIE SI SENS RRUGESH
Hajde ne te Hatixhes vafte. Provinca Idlib ku fshihej ky leshqen kontrolloget nga Ushtria e Lire Siriane qe kontrolloget e komandihet nga Turqia ose me sakte nga Erdogan, pra vetvetiu del qarte se kush ka qene gjithmone mbeshtetesi dhe inspiruesi i ketyre shurrakeve leshqen. Mesa duket Erdogani si “njeri i beses” qe eshte, kundrejt lejes prr te hyre ushtarakisht ne Siri e ka shitur leshqenin e vet tek amerikanet. Bese leshqensh hesapi, nejse nje mut muti me pak. Kujdes Kosova nga Erdogani se nuk e ka per gje t’ju shese tek Serbia per interesat e tij.
pirdhuni ne qipro, takoni ,sunitet, e erdoganit ! apo jeni pajtuar me ‘sunitet e pabese, qe ju moren gjysmen e qipros….fale sh.b.a-se u ndalen….pa perfunduar ne dete ju josunitet ! P I R D U N I …te tembur trushelare e te patransformueshem.! Shikoni EUROPEN ku ka arritur … Cfare majmunesh jeni !
botoni komentet sepse ketu shoh vetem nje ndersa ne faqe thoni qe jane pese.
Po tre ku i futet?!
Amerikanët e lindën, amerikanët e riitën, amerikanët e vranë (n.q.se e vranë…)… (?!