Procedurat: Parlamenti nis punën për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses

27 Tetor 2019, 15:44Politika TEMA

Parlamenti do të nisë të martën, datë 29 tetor, procedurat për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Komisioni Parlamentar i Ligjeve do të dëgjojë kandidatët, të cilët aspirojnë që të jenë anëtarë në institucionin më të lartë që garanton mbrojtjen e Kushtetutës.

Para komisionit të ligjeve do të dalin 3 emra edhe pse në 14 tetor Këshilli i Emërimeve në drejtësi i dërgoi Parlamentit 4 kandidatë. Kjo për faktin se njëri prej tyre, Besnik Muçi, tashmë ka nisur punë si anëtar i Gjykatës Kushtetuese i zgjedhur nga presidenti Ilir Meta.

Ashtu siç veprohet me çdo kandidat që zgjidhet nga parlamenti Komisioni i Ligjeve ka detyrimin që pas seancës dëgjimore të hartojë një raport për secilin prej juristëve për t’ia përcjellë më pas Parlamentit që vendos me 84 vota se cilët do të jenë dy anëtaret e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Votimin e kandidatëve parlamenti e ka vendosur ta zhvillojë në 14 nëntor, pothuajse në afatet e fundit që i njeh Kushtetuta. Nëqoftëse nuk merret vendim brenda 30 ditëve, automatikisht kandidati me më shumë pikë bëhet anëtar i Kushtetueses.

Ndërkohë pas zgjedhjes së emrit të parë, kreu i shtetit Ilir Meta  ka afat deri në 8 nëntor për të zgjedhur një tjetër në këtë gjykatë, duke plotësuar dy vende vakante. Me votimin e Kuvendit me 14 nëntor Gjykata Kushtetuese do të ketë 5 anëtarë ndërsa i duhet të presë edhe pak për anëtarin e 6-të që do të bënte funksional këtë institucion pas më shumë se 2 vitesh bllokim.

1 komente në “Procedurat: Parlamenti nis punën për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses”

  1. Shqiponja says:

    Turp tu vije ,ama te kete dikush turp duhet te kete cip , ju eshte plasur cipa , qelbesira , kujtoni se tallni shqiptaret tallni dhe europianet , kujtojne se europianet jane bajga si puna juaj , cdo me thene ?? Meta zgjedh anetaret per ne gjykaten kushtetuese , atje ku e kishit per shkarkim per percosjen eKushtetutes nga ana etij , po na zgjedh anetaret e nje dikasteri teper te rendesishem per te ardhmen e Shqiperise , beni sikur doni ta shkarkoni , ne realitet mbuloni gjurmet e njeri tjetrit per mbrekuli , dmth pikerisht kjo Gjykate , ajo Kushtetuese qe duhet te shkarkoje Presidentin me te peshtire , dhe pikerisht ai vendos njerezit e tij , dhe ju na e servirrni si gjykate te paanshme ??? Ke mashtroni mor qelbesira ?? Suratin tuaj ??politikanet shqiptare jane pocaqira , njerez te neveritur , hajdute provinciale , doni te fillojne bisedimet europa me ju pisa , pastaj ua ka fajin Prezidenti Macron . Ikni mor qelbesira , edhe pse do ju kemi ne kuriz si parazite , mu be qefi shume qe ju peshfyne ne surat ne Bruksel , beni sikur u merzitet qesfilluan negociatat , duke e ditur te gjithe qe mosfillimi eshte deshira juaj e fshehte , mendoi Macroni per ju,pasi dihen qe fillimi i negociatavedo te qe varrimi juaj politik , ndyresiara gezouni, ju erdhi dita ………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje