Fatos Lubonja komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, vizitën e Albin Kurtit në Tiranë dhe takimet e këtij të fundit me politikanët shqiptarë dhe gazetarët. Në një prej takimeve të Kurtit ishte i pranishëm edhe vetë Lubonja, i cili tha se në tryezë është folur për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, vetëm sa i takon rolit që ai ka në këtë sistem, ku “një grusht të pasurish sundojnë me politikën dhe kanë bërë një shtet armik me qytetarët”.
Duke e cilësuar Albin Kurtin si “shpresën e fundit për shqiptarët e të dy vendeve, Shqipëri e Kosovë”, Lubonja tha se ai ka marrë mbi supe sfida të mëdha për të çliruar shtetin nga ky grusht pasanikësh.
Vizita e Albin Kurtit në Shqipëri, ku ishit edhe ju. Çfarë u diskutua, u fol për Ramën?
Te ne është një parim që e ka korruptuar shumë media në përgjithësi, sidomos portalet për klikime. Ka më shumë rëndësi klikimi se lajmi dhe brendësia e lajmit. Kurti është politika i njohur prej kohësh. Ka ardhur në Shqipëri, ka takuar politikanë majtas e djathtas, edhe gazetarë, do të informohet.
Sa u fol për kryeministrin?
Ajo që u fol dhe për kryeministrin është se këtu nuk është çështje kryeministri. Kurti ka disa sfida të rëndësishme, u fol për sfidat që ai ka. Ky sistem që kemi ngritur, ku një grusht të pasurish sundojnë me politikën dhe kanë bërë një shtet armik me qytetarët. Kryeministri ynë është pjesë dhe ndërtues i këtij sistemi. Kurti dëgjon, flet, ka marrë një angazhim dhe kjo sfidë është shumë komplekse dhe u fol për të, pra për të çliruar shtetin nga këta, ku hyn dhe roli i Ramës. Kaq.
Sa i ndërgjegjshëm ishte Kurti, për rolin që ka?
Sa i ndërgjegjshëm është ai, është parë që në fushatë. Për luftën ndaj sistemit besoj se është i ndërgjegjshëm, por se sa i zoti do të jetë me këtë qëllim që i ka vënë vetes, këtë do ta tregojë koha. Sikur ai të japë një shembull tjetër qeverisjeje, që e duan aq shumë shqiptarët, që të jetë shteti që të mbron, jo të fyen, që të jep, jo të grabit, do përhapet me shpejtësi edhe në Shqipëri ai shembull. Nuk besoj se është nga ata politikanë, siç kanë dalë këto tanët, që i thotë këto fjalë për të kapur sistemin. Që do ta luftojë sistemin kam besim, se sa do e luftojë e mposhtë sistemin kjo mbetet për t’u parë.
Lidhur me deklaratën e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se nuk e ka problem të përballet me Edi Ramën në zgjedhje, Lubonja u shpreh:
“Kam nevojë për një hallkë lidhëse mes deklaratave të mëparshme, që me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira, dhe këtë deklaratë.
Është e ndershme të thuash që ndërrova mendim, apo që kam pas presione nga ndërkombëtarët. Duhet kjo. Një mendim tjetër që të vjen është se me zgjedhjet lokale ndoshta këta kanë krijuar një lloj besimi se mund të fitojmë, ndaj më mirë të hyjmë”.
Tosi,Andi,Turi e ca te tjere do te jene me Albinin sepse eshte nen nivelin e tyre! Por Abini eshte tjeter brume! Nuk ka qene femije blloku dhe ego e tij eshte ndryshe nga ego e ketyre delegjinjve! Ne rastin me te pare keta gazetare bipolar te shitur do te fillojne te shajne ate! Albini ben mire qe po i takon te gjithe! I uroj gjithe te mirat dhe sukses por larg ketyre “analisteve” te paguar me para te pista!
Une nuk e njoh Albinin dhe vertet shpresoj te ndryshoje frymen e ndotur politike. Por kur e pershkruan ky spiuni komunist qe denoncoi te atin diçka me ben te dyshoj
Ti hiq baste o tos, se nji here do te tedali
Po per kalin fitues si nuk vure asnji bast
Po Tosi ti e di shpresen e fundit. Shqiptaret nuk e dine! Aty tek mali i Olimpit ku je ulur a i preke pak bolet e Zeusit?
Nje foto qe thote mijra fjale. Te gjith keta analiste jan njerez jo vetem pa pike respekti dhe kryekeput fshatare por edhe njekohesisht te rendesishem…Fatekeqesisht!
Ne te kunderd Albin Kurti dhe keshilltari i tij jan ku e ku per nga niveli ne c’do aspekt.
Edhe njehere i thote fotoja keto dhe jo une.
Po paketat e cigareve ne nje ambient te mbyllur?Ku eshte autoriteti perkates?Apo helbete u lejohet kokave te kombit.Pika mu ne lol te gjithe sarrahosheve.
Mqs e thote tosi me siguri kurti do te deshtoje keq, sepse duket qe eshte i sojit te lubonjes.
O Albin,i kontrollojë xhepat kur dole,dy nga ata janë vjedhës,përveç të tjerëve.Ne tallen me Edi Ramën,për Kokëdhime ,Faten dhe baxhellat që ri.Po më vjen keq se një pjesë e kësaj tavolinë janë mavri.Edhe shërbimi sekret sërbe do mendohej para se ti.vinte në shërbim të ti
Gënjeshtarë e hajdutë.
Nje tufe pijanecesh , asgje me shume….
Anal -istet dhe komunisti i ri i shqipetareve. Sa per te ardhur keq qe jane! Qenia ne qender te vemendjes eshte gjithmon e rendesishme per keta njerez. Do e shihni edhe kete shpetimtarin po he!
Hajt shnet pra!
NESE ALBIN KURTI DO MBAJE PREMTIMET ATEHERE DO TE JETE NJE MODEL I FUNDIT TE BOTES , KUDO DO GJENDET NJE ALBIN KURT DHE BOTA DO RICIKLOJE ALBINET ME VOTIME , PO CI KINI KETO ORE , NESOJ SI TE TJERET MERRNI VESH ?
Nje fjale e urte jona thote: MIZAT E ZEZA SHKOJNE GJITHMONE TEK KERRMA. Turp dhe perbuzje per Albin Kurtin, qe ulet e merr mend nga Monstrat mediatike me kriminale te Shqiperise, qe jane pjese prej 1991e grupeve Mafioze ne Politiken dhe Biznesin e Shqiperise, duke i sherbyre Mafias, dyshes Berisha e Meta me COMPANY, PD+LSI…, me shpifje e kercenime neper Media qe kontrollohen e paguhen nga biznesmene qe luajne parate e vjedhura shqiptareve prej 1992 nga Berisha e me pas nga Meta.
Albin Kurti je i deshtuar qe ne muajt e pare te Qeverisjes, ku largimin nga KM dhe Pushteti e ke shume te shpejte. Amerikanet duan bashkepunetor filo-Perendimor dhe jo me dy-fytyra, ku ajo me nga Lindja te pelqen me shume…
Fatos do desha te ishe i besueshem por ti fute babane ne burg dhe keshtu del jashte loje