“Jam i bindur se mund të arrijmë objektivin nëse punojmë të gjithë bashkë dhe nëpërmjet të gjitha sfidave, do të sjellim krenarinë e Milanit në vend”.
Ivan Gazidis, i pranishëm në Asamblenë e Ortakëve të Milanit ku edhe u konfirmua humbja në bilanc prej 145 milionë eurosh, foli edhe për të ardhmen e ekipit, duke parashtruar vizionin e Elliott:
“Eshtë një vizion i qartë dhe i kujdesshëm që dëshiron të ktheje Milanin në maja jo në 10-15 vjet siç është folur! Do ta bëjë në atë mënyrë që edhe tifozët të jenë krenarë.
E di që duhet kohë, që do të jetë e vështirë, por pronësia do suksesin. Eshtë sfidë e bukur, unike në futbollin botëror dhe që e shoh si një rast të jetës për të kthyer në maja një emër si Milani”.
“Milani modern është ndërtuar nga Berlusconi dhe Galliani, kemi më shumë se 400 milionë fansa në botë dhe do të ndërtojmë mbi këto shifra të ardhmen. Emri ynë është ende i respektuar në të gjithë botën”.
“Kemi investuar 135 mln euro në merkato dhe kemi shtuar kapitalin me mbi 300 mln euro në sajë të humbjeve 200 mln euro. Kemi thërritur figura si Maldini dhe Boban. Sezonin e shkuar e mbyll në vend të pestë dhe duam më shumë. Jemi të zhgënjyer me këtë nisje. Pioli do të ketë mbështetjen tonë”.
“Vërtetë që kemi investuar në lojtarë të rinj sepse kështu është strategjia, por nuk do të thotë se nuk do të afrojmë edhe lider, siç edhe ndodhi me Higuain. Maldini dhe Boban po punojnë mirë.
Nëse djegim para për lojtarë që janë drejt fundit të karrierës, jo vetëm përkeqësojmë llogaritë, por edhe pjesën sportive. Jemi në një rrugë të vështirë. Por, Elliott do të investojë, imagjinoni vetëm stadiumi kushton 1,2 miliardë!”.