ISHP thirrje për masat kundër gripit: Nëse keni këto simptoma drejtohuni tek mjeku

28 Tetor 2019, 19:45Shëndeti TEMA

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë apel për të mos neglizhuar simptomat e gripit.

Ekspertët e ISHP-së thonë se gripi nuk duhet nënvlerësuar dhe se qytetarët duhet të konsultohen me mjekun nëse kanë probleme me frymëmarrjen.

“Godasim gripin duke u kujdesur për veten. Mos e nënvlerësoni gripin. Sa herë nuk ndjeheni mirë, konsultohuni me mjekun. Nëse keni vështirësi me frymëmarrjen, drejtohuni menjëherë tek mjeku”, rekomandojnë ekspertët e shëndetësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje