Mesazhi i ish-Navy SEAL për liderin e vrarë të ISIS: Përshëndetje, plehrë! Bëji të fala Bin Ladenit nga ana ime

28 Tetor 2019, 14:54Bota TEMA
Mesazhi i ish-Navy SEAL për liderin e vrarë të ISIS:

Ushtari amerikan që pretendon se ka vrarë Osama bin Ladenin kishte një mesazh lamtumire për kreun e ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi.

Përshëndetje, plehrë! Bëji të fala Bin Ladenit nga ana ime”, shkroi në Twitter Robert J. O’Neill.

43-vjeçari O’Neill, një ish-Navy SEAL, njihet si personi që ka qëlluar për vdekje Bin Ladenin gjatë operacionit të majit të vitit 2011 në Pakistan, që përfundoi me vrasjen e liderit të Al Kaedës.

O’Neill uroi edhe anëtarët e forcave speciale amerikane që u përfshinë në operacionin e Al-Baghdadit: “Treguam edhe një herë se nuk ka rëndësi se ku fshihesh, ne të gjejmë. Punë e paqme, djema”.

Reagimi i tij erdhi pasi Presidenti Trump njoftoi të dielën në mëngjes se al-Bagdadi ‘vdiq si qen’ si rezultat i një sulmi brenda një nate nga forcat speciale të SHBA-së në strehimin e tij në veri-perëndim të Sirisë.

Ndërsa detajet rreth operacionit u bënë publike gjatë gjithë ditës, Trump u tha gazetarëve të dielën se ai nuk i tha kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi për sulmin para se të ndodhte në Siri. 

Shefi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se dëshironte të sigurohej dhe kjo të ruhej sekret. “Nuk doja të humbja burra dhe gra. Nuk dua të kem njerëz të humbur“, tha Trump

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje