Kryeministri Edi Rama deklaroi se BE-ja nuk e ka mbajtur fjalën disa herë për shqiptarët, duke pasur parasysh mos hapjen e negociatave si dhe mos liberalizimi i vizave për Kosovën.
Në konferencën ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’, Rama tha se me vendimin e 18 tetorit pozicioni i BE është dobësuar tej mase dhe ndikimi i saj në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
“Shqipëria ka një marrëdhënie speciale me SHBA-në. Nëse sot Ballkani është një vend më i mirë kjo i dedikohet në radhë të parë SHBA-së. Ballkani është pasqyra e suksesit më rrezatues i politikës së jashtme të SHBA pas Luftës së Ftohtë.
Nisi me një konflikt të madh, pastaj u shkua në bomba dhe tani po flasim për itensifikimit të bashkëpunimit rajonal. Jemi larg paqes përsa kohë nuk ka një zgjidhje e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës.
Pas vendimit të KiE-së në 18 tetor pozicioni i BE është dobësuar tej mase dhe ndikimi në procesin e dialogut është tkurrur, pasi BE-ja me vendimin e marrë apo mos vendimin që rezultoi në fund të një debati të nxehtë mes veti ndër të tjera dhe në radhë të parë i dha një goditje besueshmërisë së vet dhe do të jetë e vështirë për të dyja palët që të besojnë në mundësinë e icentivave që mund të mos mbahen.
Nuk është hera e parë, pasi po bëhen disa që BE-ja nuk mban fjalën dhe në rastin e Kosovës besoj që është një nga shembujt më flagrant të mungesës së kapacitetit për të mbajtur fjalën.
Nuk është një shtet, por një tërësi shtetesh e cila funksionon në bazë të konsensusit dhe një të kundërvihet, e gjitha vihet në pozitë të vështirë.
E kam fjalën për kushtëzimin absurd, një kushtëzim, që u mor në konsideratë dhe u adresa, të liberalizimit të vizave për Kosovën pas marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi. Është një rast unikal.
Nga 2014 BE-ja liberalizoi vizat për 100 mln njerëz, që nuk janë në proces negociatash. Marrja peng e 2 mln shqiptarëve, reflekton mungesën e kohezionit dhe kapacitetit dhe rënien e gjithë familjes Europiane në vazhdimësi në grackën e një vendi apo tjetri që imponon mos konsensusin.
Por shqiptarët nuk kanë asnjë rrugë tjetër, vetëm të ecin në rrugën që ka piketuar historia jonë, që është e trashëguar si amanet në gjithë vetëdijen e kombit tonë”– tha Rama. (TemA)
Cdo rilindas me shume pak tru do bente
Si ka mundesi qe BE nuk mban fjalen me ty por e mbante me saliun??????
Pergjigja e kesaj pyetje eshte ne fakt diferneca midis teje dhe saliut.
Sa mire ishim kur ishim keq.