FOTOT e rralla: Lufta italo-greke në tokën shqiptare

28 Tetor 2019, 07:10Politika TEMA
FOTOT e rralla: Lufta italo-greke në tokën shqiptare

Lufta italo-greke, veç të tjerash studiohet edhe për faktin se skenë e zhvillimeve të saj u bënë pikërisht vendbanimet e një vendi të tretë, i cili u fut në këtë luftë me pahir, çka i dha shkas shtetit fqinj të formësonte e të justifikonte veprime të mëvonshme politike, juridike, diplomatike e ushtarake, që lidheshin drejtpërdrejt më këtë akt.

Nuk dua të zgjatem shumë në lidhje me informacione të zgjeruara e data historike që përshkruajnë etapat dhe betajat e kësaj lufte, çka tashmë dihen gjerësisht, por vetëm të paraqisja disa foto historike – me shumë gjasa të pabotuara më parë – që ilustrojnë momentin e avancimit të trupave greke në Shqipëri, thirrjet që i drejtoheshin popullsisë shqiptare, si dhe perceptimin e objektivave greke në lidhje me Shqipërinë në kapërcyellin e viteve 1940-1941.

Në një thirrje publike që gjendej e ngulur në muret e ndërtesave në jug të Shqipërisë, shkruar në një shqipe shumë të pastër (në dialektin toskë) marrë nga arkiva e Institutit LUCE në Romë, vetëm pak kohë pasi kishte nisur konflikti, më konkretisht shkruhej:

Shqiptarë,

Italjanët duan të ju nxisin të përdhunoni tokën greke dhë të ju nxisin të luftoni kundër ushtarit hero grek. Ribelohuni të gjithë dhe bashkoni armët t’uaja me armët t’ona dhe kemi për të hedhurë lark Shqipnije fazhizmën e Mussolinit.

Shqipnija ka qenë kurdo krenare e lirisë së saja dhe Greqija kurdo e ka respektuar dhe sot rreziku është i përbashkët përse Mussolini dhe Hitler duan të bëjnë popujt e Ballkanit shërbëtorët e interesave të tyre.

I vetmi popull që ka dëshmuar në çdo çast miqësinë e tij për popujt ballkanë është populli i madh anglez që lufton pa reshturë për të shpëtuar qytetnimin. E gjithë Greqija është e mbledhurë pas Mbretit të saj dhe italjanët sigur do të munden nga heroizma jonë dhe ju shqiptarë do të nimoni ne për të i a arrijtur fitores që ka për të lejuar dhe juvet të jini të lirë sikundër keni qenë për njëzet vjetë.

Poshtë Fazhizma!

Poshtë Nacjonalsocjalizma!

Dihet se avancimi i grekëve në pranverë të vitit 1941 në territorin shqiptar, ishte shumë i shpejtë dhe i zgjeruar, para se në lojë të hynin gjermanët që do të pushtonin shumë shpejt Jugosllavinë dhe Greqinë, duke rifutur në lojë Italinë.

Në këtë kuadër, po sjell edhe disa foto të tankeve greke ( shihen qartë edhe mbishkrimet në greqisht ) në zonën e Pogradecit, si dhe disa foto të tjera nga Korça ( ku shihen ushtarakët grekë ndërsa mbajnë një fjalim me tone trimufuese para Bashkisë së qytetit), por edhe robër lufte nga të dyja palët ndërluftuese në territoret shqiptare.

Sipas historianes britanike, Miranda Vickers: “Opinioni publik shqiptar në fillim e festoi triumfin e Greqisë ndaj Italisë, por qëndrimi i tij ndryshoi kur Athina nisi të tregojë hapur synimet e veta për të aneksuar Jugun e Shqipërisë”.

Armand Plaka

13 komente në “FOTOT e rralla: Lufta italo-greke në tokën shqiptare”

  1. naimi says:

    SIC SHIHET NE SHPREHJET E TRAKTIT SHQIPNIJE DHE QYTETNIMI, EDHE TOSKERISHTJA KA QENE ME GEGNISHT SE GJYHA LETRARE QE IMPONOI SISTEMI NE 62-SHIN.

  2. albi says:

    Gjate luftes italo-greke Greket ben shume masakra ndaj popullsis Shqiptare ne Tepelen , Kurvelesh, Gjirokaster, Korce . Ne u hapim varreza Grekerve ata nuk heqin ligjin e luftes. Ata jane te pabes duan ti shikojn ne zjarr Shqiptaret.

    1. ben says:

      Albi
      po te mesosh pak histori nuk do shkruash idiotesi, nese nuk je turk ne gen ,sepse ne kete rast nuk ka vlere as historia as e verteta.
      1. Ne luften italo-greke te vetmit shqiptare te vrare jane pak ushtare dhe oficere shqiptare brenda tokes greke ne sulmin e pare qe ju be greqise nga ushtria italiane bashke me ata pak shqiptare. Kjo eshte e vertete historike qe eshte e njejte ne historografine shqiptare italiane dhe greke. Pra kjo nuk ka asnje diskutim.
      2. Ne luften italo greke parlamenti I shqiperise I shpalli lufte greqise dhe forca te armatosura shqiptare mgjth te pakta moren pjese ne sulmin ndaj teritorit te shtetit grek.
      3. Ushtria greke dhe greket u treguan me trima dhe me te zote se italianet dhe I zmbrapsen brenda teritorit shqiptar. Duhej nderhyrja e gjermanise qe forcat greke te terhiqeshin. Fitoria e grekeve ndaj italianeve ishte fitoria e pare kunder nazi fashizmit ne luften e dyte boterore. Per kete greket u vleresuan jo vetem nga aleatet por edhe nga vete hitleri per trimeri te papare.
      Keto jane faktet historike qe njeh gjithe bota nese je kunder ketyre ose je injorant ose turk. Kushdo ne bote qe lexon komente te tilla thjesht tallen me ne si popull sepse te bardhen te zeze vetem ne vendet arabe mund ta bejne po pjesa tjeter e botes nuk ka keto standarte qesharake.
      PS: te duash shqiperine nuk eshte kusht qe duhet te behemi te gjithe legene. Boll e kemi bere shume here ne histori dhe vetem kemi humbur. Shiko ku jemi sot.

      1. Fatmir says:

        Ore ca e kini ju greket kete kompleksin qe po je kundra grekeve je turk!
        Ore shkoni e merruni me turkun beni ca tju doje trapi, ne shqiptareve as qe na rruhet fare ca mut sherri keni ju me turkun. Po keni bythe ik e dili para turkut e beni ca te doni.
        Zoteri, ketu je ne troje Ilire e ne vijim toke Arberore! Kaq pike! S’ka asnje lidhje me turqit, asgje aspak zero!

        Nese te djeg bytha nga fakti qe greku donte akeksimin e jugut te Shqiperise, qe eshte provuar katerciperisht dhe vazhdon edhe sot e kesaj dite me dhune e pislleqe, ik e zgjidhe problemin me vehten e mos na caj trapin jo po turq jo po lesh!

        Eshte strategji e vjeter kjo e grekeve qe te mos njohin si komb shqipetaret por ti quajne turq! Ehuu ka mbi nje shekull ky mashtrim grek dhe vazhdon edhe sot e gjithe diten! Politika dhe kisha greke vetem kete qellim kane ndaj shqipetareve! Kete e di edhe bufi!

      2. Ilir floriri says:

        Shume i sakte …Ben ?????

  3. Nik says:

    Ushtarèt grek i bekon janullla i radhès nga çfar shikojm nè foto.Edhe siç vèrtetohet nga dokumenta dhe historian shqiptar dhe italian forcat shqiptare pran atyre italiane ishin rreth 35 mij por nuk ishin tè armatosura mir dhe nuk mendonin pèr luftè dhe shpesh mbasi mbaronin dyluftimet kèrkonin leje nga komanda tè shkonin dhe punonin tokat kurse grekèt na e kanè patur dhe kanè me “tè futur nga mbas” sepse gjithmon edhe nè periudha mè tè hershme me synime pèr aneksime tokash prej shqipèrie.Diplomacia shqiptare sè bashku si opozia dhe mazhoranca duhet tè hapin sytè njèher e mir sesi veprohet nè diplomacin greke pèr vet faktin se nè greqi e majta apo e djathta ata gjithmon pretendojn toka shqiptare kurse tek ne ndodh krejt e kundèrta ,pèrse?Fiton e majta ose e djathta nè shqipèri linja e diplomacis duhet tè jet e njèjt dmth nga pretendimet pèr çamèrinè,ndarja e detit,respektimi i shqiptarève dhe arvanitève nè greqi etj etj me ngritjen e shkollave shqipe,gazeta dhe tv shqip tè vihet nè bazè tè respektimit tè ligjeve dhe rregullave tè BE sè.

  4. Pellazgos says:

    Qe eshte e vertete qe Epiri i Veriut (Vorios Epiros) apo Poli i Veriut egzistone,kete e dine edhe ne planetin Mars,pervec myslimaneve “shqipetare” dhe katolikeve.
    Qe ne Lashtesi edhe sot kudo te germosh ne Al-banistane do gjesh vetem shkrime Greqisht apo emra qytetesh Perendish Greke si Apollonas,(Apoloni),Agi Saranda,Argjiro-Kastros,Moskopolis (Voskopoje),Agios Vasileos qe sot quhet italisht Shen (Saint) Vasili ne bregdet.
    Per aresyen e vetme qe Al-bania ishte nje State i dale dhe i krijuar nga shtetas turq si Ismail Beu dhe kunder luftes se Arvanitasve Epirote,tregon “fytyren” e shemtuar te Evropes dhe kolonizatoreve Anglo-amerikane qe popullsise Aftohthone Greke te Epirit disa te “Drejta Kombetare” ne 1913en.
    Kur Greqia e cliroi Vorio Epirin tre here nga grupet katolike qe kane luajture karten e fashizmit,(kete e tregon edhe asimilimi i Arberesheve ne Magna Grecia qe kendon per Morene e Peloponezit),dhe turkoallvanosat qe mbyllen shkollat Greke ne Korce,Argjirojastros,Agi Saranda,Permeti,Pogradec,Elbasan etj.
    Vete Marin Barletti e thote qarte qe Ne jemi Epirote dhe Prijesi jone Jeorgios Kastriotis,me simbolin e Perkrenares se Tij Zeusit Perendise Greke.
    Semundja e antigreqise nga te ashtuquajturit Albamians eshte kunder Identitetit,Historise,Kultures,Kombit te Ilyreve te Epirit.
    Kush eshte “shqipetare” nga keta:
    Andoni nga Zagoria qe thoshte nga Egypti
    Kur bere derr e arine
    Cdeshe qe bere Turqine,apo
    Shtetasit turq qe ishin Governatore,Deputet,Zyrtare si Vellezerit Frasheri apo Ismail Beu qe deklaronin qe:
    Te jesh Shqipetare,eshte te jesh turk.
    Historia tregon pse Evropianet e peshtyre dhe pa fytyre mbeshteten Turqine pas 1813es kunder Greqise,mijera Epirote te zbuar nga barbaret turq me ndihmen e Angloamerikaneve dhe anti Greket e tjere.
    Ate qe beren me te drejte me Milloshevicin,nuk e beren me Qemal Ataturkun.
    Lufta kunder Greqise eshte lufta kunder Ilyrise,Epirit,Maqedonise,Magna Grecias,Kostandinopolit etj.
    Kufijte e Kombit Epirote te Pirros nuk jane ne Prevezen turke,por ne jug te Italise dhe pothuajse siperfaqen e Turqise qe ne Lashtesi quhej Ionia.
    Prandaj quhet dhe Deti Ion.

    1. Gaqi says:

      Pi ilacet shoki se do vesh per lesh

    2. Nardi says:

      O pellazgos, mesa duket janulla nuk ju paguan mire kohet e fundit, e shiko ne cfare niveli idiotesh perfundon ushtria e komentuesve janullare!

      Ik e futi nje te kruar koqeve te janulles se ate di ta besh!
      Keto idiotsirat qe ke shkruar si besojne me as greket vete o loqe!

      Ti nje pune te mire e ben gjithsesi: na tregon qarte se cfare mendje anti-shqiptare ka janulla e qe duhet shporrur nje ore e me pare!

  5. S.H.GJERMANI says:

    Foto të rralla gjithashtu informacion mjaft i dobishëm,të sjella për Ne,nga Zoti Armand Plaka. Kjo vjen pikërisht në kohë,kur shohim se si,fqinjët tanë Grekë me të gjtha mënyrat,kanë kërkuar siç vazhdojnë të këkojnë ose të përfitojë në kurriz të vendit tonë,si me Detin që është e freskët ashtu dhe me ndërhyrje në mjaft Çështje të brëndëshme tonat që,as ka lidhje me ta.Presione të cilat i vazhdon si avaz sa herë që Shqipëria përfshihet në axhendat Eouro-Atlantike,kryesisht në pragun e negociatave. Prandaj,për mua merr vlerësim Autori,i cili na sjellë në kujtesë nëpërmjet këtyre fotove dhe Analizimit të bërë nga Historiani Angleze që,Sa do që vitet ikin,madje me dekada,synimi i tyre vazhdon njëjtë.

  6. Enea says:

    Pellazgos, te gjithe emrat e perendive te lashta kane kuptim ne gjuhen shqipe. Kete po e kuptojne dita dites te gjithe studiuest serioze nderkombetare. Merri me rradhe keto emra perendish te lashta pa qene nevoja te t’i numeroj une.

  7. Debatik says:

    Kur erdhen greket gjeten mikpritjen e shqiptareve dhe e shperblyen duke zaptuar kraina te tera nuk e them une lexoni Omerin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje