Mos hapja e negociatave, Serwer: Francës dhe Holandës t’i vijë turp, Shqipëria ka përmbushur kriteret

28 Tetor 2019, 11:53Politika TEMA

Analisti Daniel Serwer deklaroi se Shqipëria dhe Maqedoni e Veriut e meritonin hapjen e negociatave me BE.

Në konferencën ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’, ai tha se Francës dhe Holandës duhet ti vijë turp sesi vepruan me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ky vend ka bërë përparim. Kur erdha 22 vite më parë vendi ishte në kaos total. Që nga ajo kohë keni kaluar zhvillim të mirë ekonomik, nuk po themi spektakolar, dhe ndërtimin e një ekonomia te tregut të hapur dhe modern, si edhe integrim me vendet e tjera të Ballkanit.

Ju keni përmbushur kriteret për hapjen e negociatave, për akses në BE. Janë vetëm rrethanat politike që e parandaluar hyrjen në BE.

Francës dhe Holandës duhet ti vijë turp sesi vepruan me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Çështja është si ti përgjigjemi kësaj vonese kësaj të madhe për njohjen e arritjeve që Shkupi dhe Tirana janë vërtet krenare.

Ju padyshim jeni të zhgënjyer dhe të acaruar dhe unë ju mirëkuptoj. Por nuk do ju çojnë përpara. Përgjigja e duhur është një angazhimi ndaj kërkesave të reformave dhe kërkesave për tu bërë pjesë e BE”- Daniel Serwer. (TemA)

2 komente në “Mos hapja e negociatave, Serwer: Francës dhe Holandës t’i vijë turp, Shqipëria ka përmbushur kriteret”

  1. ideali says:

    Anal list. Nje injorantdhengafytyraevrare duketceshte.Ivdekr per euro. Ainuk e di qe pushteti neShqiperi zbaton endeluftene klasave. Si mund te futet ne Europe? Hahaha fare mashtrimi!!!???

  2. Juliani says:

    Ku e dime ça loje luan Hollanda dhe Franca qe tu vije turp. Qellimi justifikon mjetin. Mjeti,pra bllokimi i sherben qellimit te ketyre shteteve. Luli hollandezi normal do mbaj anen e Hollandes. Ka nje vit qe kercenon do tua tregoj qefin po nuk me zgjodhet kryeminister. Ka kohe djali qe pergatitet per kete dite. Po ajo puna e dy Vinsenteve ‘gazetare’ nga Hollanda qe flisnin shqip cfare ishte nuk e morrem vesh. Villnin edhe ata per Shqiperine qe nuk i kishte bere detyrat.
    Mbase e kishin fjalen per detyrat e LGBT-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje