Seanca nis me debate, Gjuzi sërish problematik: Jam kërcënuar për veshjen. Ruçi: Mos ndalo autoshkollën para Parlamentit

28 Tetor 2019, 10:08Politika TEMA

Seanca parlamentare ka nisur sot me një debat mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe kreut të Kuvendit.

Deputeti i djathtë pretendoi se është kërcënuar me një SMS në celular për veshjen e tij.

Ai tha se përveç kërcënimeve, i është mohuar edhe e drejta e fjalës.

Por nga ana e tij, Gramoz Ruçi tha se nuk ka asnjë kërcënim, por një kërkesë për të respektuar kodin e veshjes.

Respekto kodin e veshjes dhe rregulloren. Dhe mos ndalo autoshkollën para Parlamentit” –tha Ruçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje