Në mes të Athinës, kush është biznesmeni i njohur që u eliminua me breshëri automatiku

29 Tetor 2019, 22:00Rajoni TEMA

Një atentat i tipit mafioz ndodhi gjatë orëve të paradites së sotme në lagjen “Chaidari” në Athinë. Disa breshëri të gjata ndaj një makinë luksoze “BMW” dhe pak sekonda më pas një person që del i gjakosur prej andej.

Kjo ishte ajo që panë dëshmitarët e tmerruar nga ngjarja në rrugën “Satovrinou”.

Objektivi i atentatit u dërgua me shpejtësi në spital, por nuk i mbijetoi plagëve të marra, ndërsa makina iu bë shosh me plumba.

Më pas, policia konfirmoi se bëhet fjalë për një biznesmen të njohur grek, i cili shpërndan kafe në Atika, ndërsa është i përfshirë edhe në tregun e lojërave të fatit, përcjell Albeu.com.

Ai është Dimitris Malamas dhe sipas mediave greke njihet për kontaktet e tij të forta me “nëntokën” greke.

Policia është duke hetuar për shkaqet e ngjarjes, por nuk ka ende një pistë hetimi pasi autorët nuk lanë asnjë shenjë në vendin e ngjarjes.

Atentatet e këtij lloji janë shtuar shumë në Athinë kohët e fundit ku personazhe të nëntokës vriten apo vrasin për të larë hesapet apo për të marrë tregjet.

2 komente në “Në mes të Athinës, kush është biznesmeni i njohur që u eliminua me breshëri automatiku”

  1. PD-erastet sI ka lon gjo pa vjedh Shqiperise ,
    Vilat i kane kudo neper Bote ,

    dalin Tv-e e kapradisen si me ken Don Corrleone ,

    ca bythqima qe diku tjeter i kishin pjek ne hell .

    Tritan Shehu bo Thitrrje Greqise te coj Shqipnin e Hage e marri Detin
    qe kta putana antishqiptare i dhuruan dhe asnji
    reagin nga Media jo e jo ,

    por as qytetari Shqiptare apo shteti i qyrrasheve .ptuu

  2. besimtari says:

    zoti i shtofte cdo dite e sekonde te tilla evente dhe nese i do by..ha te shpetoje viktimat e pafajshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje