Negociatat, Conte: BE gabim shumë të rëndë historik me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

29 Tetor 2019, 16:49Rajoni TEMA

“Italia nuk i kupton arsyet konkrete për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Kjo ishte deklarata e kryeministrit italian pas takimit me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut.

Pas bisedimeve me Zoran Zaev, Conte e ka cilësuar një gabim historik mos hapjen e negociatave, duke thënë se të dyja vendet e meritojnë të jenë pjesë e Bashkimit Europian dhe se data e negociatave duhet të rishqyrtohet.

“Ne nuk i kuptojmë arsyet konkrete të shtyrjes së këtij vendimi. Kjo vlen edhe për Shqipërinë. Unë e konsideroj një gabim shumë të rëndë historik të cilin ne duhet ta korrigjojmë shpejt. Shkupi tashmë ka nënshkruar traktate me Greqinë dhe Bullgarinë”, tha Conte.

Kryeministri deklaroi se Italia do të vazhdojë të luftojë në nivelin europian për t’u siguruar që negociatat të hapen sa më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje