Për të kuptuar më mirë se me çfarë metodash përgatitet e ardhmja e futbollit shqiptar, mjafton të shihni disa pamje që po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Në një video e cila nuk është e kohëve të fundit, shfaqet ish-trajneri i moshave të Laçit, Ndue Tarazhi, duke dhunuar me kuptimin e plotë të fjalës disa fëmijë të skuadrës së tij pas një humbje në kampionat.
Tarazhi, i larguar nga drejtimi i ekipit disa kohë më parë, nuk ndal shpullat ndaj këtyre fëmijëve ashtu si edhe fjalorin ofensiv ndaj tyre, pa u shqetësuar nga askush, edhe pse ka shumë të tjerë të rritur që ndjekin skenën me normalitet të plotë, mes tyre dhe një polic.
Fyerjet ndaj këtyre fëmijëve nuk mungojnë, ndërsa situata përshkallëzon në një moment kur një futbollist i vogël mundohet t’i bëjë rezistencë këtij “mësuesi” i cili në mënyrën e tij mundohet t’i përgatitë ata si futbollistë të së ardhmes.
Ooooo Kafshe,aaaa ti jepja nje dru atij profesorit tani do flija rehat…aaaaa plere…aaa maloku i mutit….qe su bete njeher njerez…cfare skandaliiiiiiiii…shek 21 ….
te futet direkt ne burg pa i bere gjyqin keti barjakatari kriminel.
Vertet me ngjethet mishi, nuk mund ta besoj se eshte really.
Njerez me kulture te lashte pellazgjike.
Ndue Tarazhi ,kokrra e legenit dhe e pisit
Perl hahaha,lulekuqet mbi mure.Eshte forme motivimi.hahaha